Edhe një dorëheqje tjetër në Komisionin për Luftimin e Korrupsionit pas publikimit të raportit të revizionit në të cilin theksohet shpërdorimi i parave publike. Siç mësohet, u tërhoq edhe anëtarja Zhaklina Damçevska e cila është anëtarja e tretë që dorëhiqet nga ky trup. Dje u tërhoq kryetari aktual Igor Tanturovski i cili ishte i pari i cili kundërshtonte dhe kritikonte këtë raport duke e quajtur të shtrembëruar , ndërsa hapin e tij sipas të gjitha gjasave do ta marrin edhe anëtarët e tjerë të përfshirë në skandal. Dorëheqje i pari dha ish kryetari i këtij trupi Goran Milenkov. Pritet edhe dorëheqja e Farie Aliut, Najdo Spasevskit, Suzana Taskovas, dhe Sejdi Halilit, të cilët së bashku me anëtarët që tashmë janë tërhequr, ushtrojnë këtë funksion që nga prilli i vitit 2015. Anëtarët u detyruan të dorëhiqen pas thirrjeve publike nga Qeveria dhe një sërë kritikësh, pas raportit të fundit të revizionit, në të cilin anëtarët kanë dhënë fletëpagesa të rrejshme për harxhimet e rrugës edhe pse nuk kanë shkuar fare në punë, ose nuk kanë qenë fare në udhëtim zyrtar, dhe për këtë janë pagur me mëditje. Ka pasur rast kur një person ka dorëzuar dëshmi për harxhimet rrugore në të njëjtën ditë sikurse të kishte qenë jashtë vendit dhe në po atë kohë gjoja se ka qenë në seancë të komisionit.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i njohur i muzikës – s’do të mund t’i mbani lotët
- BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës?
- Mezi paskan pritur të ribashkohen, Leo dhe Lela i bëjnë gjërat shpejt e shpejt – kanë vendosur të fejohen – kjo është unaza
- “Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!


