Një krim i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një grua 27-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të verbërojë djalin e saj 2-vjeçar, duke i hedhur lëndë të dëmshme në sytë e tij.
Ngjarja u zbulua në gusht, kur djali u dërgua urgjentisht në spital, pasi ishte shumë pranë verbimit total.
Sipas mediave spanjolle, gruaja dyshohet se kishte abuzuar me fëmijën për disa muaj rresht.
Burimet besojnë se ajo e ka bërë këtë qëllimisht për të marrë më shumë përfitime sociale nga shteti.
Gruaja, me origjinë nga Algjeria, ka edhe një vajzë 7-vjeçare, e cila është tashmë e verbër.
Djali ndodhet tani nën kujdesin e administratës shtetërore, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe shëndetin mendor të nënës.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të ketë një çrregullim mendor.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij abuzimi.



