Me 34 vota PRO dhe asnjë kundër, këshilli i Qytetit të Shkupit konstatoi për të ndihmuar financiarisht KF Vardarin. Iniciativa u dërëzua nga këshilltari, Nikolla Panovski (mjek). Sipas iniciativës shuma do të konstatohet me ribalancin e Buxhetit për vitin 2023.
Panovski në sqarimin e tij për këtë iniciativë tha: “KF Vardar është njëri nga simbolet më të vlefshme të qytetit të Shkupit, ai është klubi më i vjetër dhe i njohur jashtë shtetit, ambasador i sportit i cili me dekada përfaqëson shtetin tona në skenën ndërkombëtare. Për ta kthyer shkëlqimin e krenarinë e emrit është e nevojshmen financiare”.
Ndryshe, në Qytetin e Shkupit përfshihen edhe shumë klube tjera si Rabotniçki, Makedonija Gjorçe Petrov, FC Shkupi etj. Gjithashtu ka klube edhe të sporteve tjera në basketboll e handboll. Se a do të ketë iniciativë për të ndihmuar edhe këto klube mbetet të shihet.
Në lidhje me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, për financim të Klubit të Futbollit “Vardari”, ka reaguar edhe partia opozitare “E majta”, transmeton TV21.
Nga “E majta” thonë se e mbështesin këtë formë të financimit të “Vardarit”, “e cila ndryshon pronësinë e klubit nga duart private në pronësi kolektive”.
“Paraprakisht klubi ka qenë privat, ndërkaq tani pronësia është kolektive. Klubet më të suksesshme në botë si Real Madridi, Barcelona dhe klubet e Bundesligës gjermane kanë model të këtillë financimi. Tifozët e “Vardarit” duhet ta dinë se ajo çfarë i ka ndodhur klubit është pjesë e trajektores së përgjithshme në të cilën ecën punët në 30 vitet e kaluara – shkatërrim të gjithçkaje çfarë është kolektive”, thanë mes tjerash nga “E majta”.