Diplomati amerikan Vess Mitchell do të qëndrojë sot në Shkup ku pritet të përsërisë qëndrimin amerikan për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, për bisedimet me Greqinë në kontestin për emrin. Ai pritet t’i kërkojë qeverisë maqedonase zbatimin e reformave për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve.
Mitchell në Shkup është planifikuar të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Ndërkohë, kryeministri Zaev vizitën e përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Shtetit në Shkup e ka vlerësuar si dëshmi të miqësisë dhe mbështetjes për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.