Shtëpia malore e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovict është djegur këtë të martë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajqinovci, i cili tha se fshatarët i kanë treguar për djegien e shtëpisë.
“Më është djegur shtëpia. Mi ka qitë dyert jashtë krejt. Nuk kam informacione më tej, fshatarët më kanë treguar se është djegur. Nuk e di nga rryma apo çfarë, por është dukur si shpërthim. Nuk kam informacione tjera. Rrugës jam duke shkuar”, tha Bajqinovci për Klan Kosova.