Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka uruar 6 Majin – Ditëlindjen e Gjergj Kastriot Skenderbeut. “Sot është ditëlindja e Skënderbeut. U lind një burrë që do të bëhej legjendë. Jo për pushtet, por për liri”, thotë mes tjerash Meidani.
Më poshtë shkrimi i plotë i tij:
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.
Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.
Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.
Sot është ditëlindja e Skënderbeut.
U lind një burrë që do të bëhej legjendë. Jo për pushtet, por për liri. Jo për lavdi personale, por për një komb që nuk pranoi kurrë të nënshtrohej.
Gjergj Kastrioti është kujtesa jonë kolektive, forca jonë e brendshme, flamuri ynë në kohë stuhie.
Gëzuar ditëlindjen, Hero i Kombit! 🇦🇱