Biznes delegacioni i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, i
cili qëndron në Sidnei me rastin e Kongresit të 10-të botëror të odave, ralizoi takime me kryetarin eOdës Ekonomike Maqedoni – Australi, Gjorgi Mihajlov dhe me ambasadorin e Maqedonisë, Vele Trpevski.
Nga LOE sot kumtuan se në takimin ku ka marrë pjesë drejtori ekzekutiv i Odës, Aleksandar Zarkov dhe kryetari i Odës Turistike-Hotelierike, Arkan Kerim, u bisedua për potencialet për bashkëpunim mes kompanive të të dy vendeve, përmes këmbimit të përvojave, investimeve të përbashkëta dhe
hyrje të kapitalit më të madh australian në Maqedoni. U theksua edhe nevoja për pasurimin e ofertës turistike të Maqedonisë për diasporën.
Delegacioni i LOE-së merr pjesë edhe në konferencat që janë organizuar para hapjes zyrtare të Kongresit të caktuar për nesër. Janë prezantuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet mes Azisë, Australisë dhe Evropës, me theks në avancimin e lidhjes ekonomike për sukses global në tregti, përmes analizës të sektorëve me rritje më të shpejtë, shqyrtimin e sfidave të tyre dhe mundësitë për lidhje të biznes liderëve nga rajoni.
LOE mori pjesë edhe në konferencën në organizimin e odave aziatiko-pacifike për tregti dhe industri, në kuadër të të cilave përfaqësues nga sektori shtetëror dhe provat diskutuan për çështje të rëndësishme për ujin, energjinë dhe ambientin e jetesës, ushqimin dhe bujqësinë, shëndetin dhe edukimin lehtësimin e tregtisë, TIK, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Në kongresin e 10-të botëror të odave në Sidnei prezentë janë biznes liderët nga pesë kontinente.
Data 01.05.2026
Aktuale
- Berisha-Mucunski: Respektimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit, në fokus strategjik
- Hetimet për Ballukun, SPAK merr në pyetje biznesmenë dhe bashkëpunëtorë të ish zv kryeministres! Sekuestrohen dokumente dhe pajisje kompjuterike
- Meta: Raporti i KShH konfirmon shkelje të rënda të të drejtave të mia në paraburgim
- ‘Jam shumë më i shëndetshëm se më parë’, Meta: Rama po përdor si armë politikë drejtësinë e kapur prej tij…
- Maqedonia minus 180 mijë banorë!
- Mickoski: Disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me mua në konferencë kur arritëm marrëveshje për paga më të larta
- Rrahje në Shtëpinë e Pensionistëve në Tetovë: Arrestohet 62-vjeçari pasi sulmoi disa persona
- Ndalohet një 44-vjeçar nga Prilepi, dyshohet për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim jashtë shtetit

