“Është thyer heshtja zgjedhore në terren me agjitimin dhe distribuimin e materialeve propaganduese, në disa portale, si dhe më shumë në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter”, thonë nga Civil. Gjithashtu, është hasur thyerje e heshtjes zgjedhore nga persona të punësuar në administratë publike, madje edhe në MPB, të cilët thirrin në bojkot, thotë kryetari i Civilit, Xhabir Deralla.
Civil njofton edhe për raste të trasportit të organizuar të votuesve në Shtip dhe Karbincë. Vëzhguesit e Civilit kanë hasur edhe në parregullësi të tjera, si hyrje me armë të cilat janë të ndaluara, fotografimi dhe incizimi në dy vendvotime, pastaj në dy vendvotime janë shpërndarë fleta me konotacione negative për një prej kandidatëve. Janë regjistruar edhe raste të mbikqyërsve tw pa licensuar. Në një vendvotim në Veles, rreth një duzinë dokumente ishin shqyer. Në Aerodrom në një vendvotim një votues me zë të lartë ka treguar se për kë do të votojë dhe ishte paralajmëruar nga komisionerët. Vëzhguesit, sipas Civilit,kanë vërejtur edhe parregullësi të tjera.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut



