Në rrethana kur u konfirmua se mijëra maqedonas nga Pusteci i Shqipërisë, janë paisur me shtetësi të Maqedonisë, shqiptarët vazhdojnë të shpallen të rrezikshëm për sigurinë e shtetit, nga ana e MPB-së së Maqedonisë. Por kur flasim për MPB-në, apo edhe DSK-në, ku kalon procedura për shtetësi, duhet të kemi parasyshë edhe faktin se hiq më pak se zëvendësministri dhe zëvendësdrejtori janë shqiptar. Por çfar bëjnë ata aty? Kjo është pyetje jo për një miljon euro, por as për një euro, sepse përgjigja është e thjeshtë, ata në fakt nuk bëjnë asgjë për shqiptarët, përveç se i shfrytëzojnë për vete benificionet që u sjell posti dhe shërbejnë si kukulla. Kur e them se nuk bëjnë asgjë, këtë e mbështes edhe me fakte konkrete. Dihet botërisht se ata nuk bënë asgjë për të ndaluar rastet e montuara si “Monstra”, e “Sopoti”. Ashtu siç nuk po bëjnë asgjë, as për të ndërprerë keqtrajtimin e të arresturve në rastin “Lagja e Trimave” dhe shumë e shumë raste të tjera, ku viktima kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shqiptarët. Ata nuk po bëjnë diç më shumë edhe për të parandaluar refuzimin e kërkesave të shqiptarëve për shtetësi, në bazë të kurorëzimit. Por po lejojnë pustecasit të bëhen shkupjan, bile të komunës qendër, anipse shumica prej tyre pakherë kanë qenë në Shkup e Maqedoni. Përvojën e refuzimit të kërkesës për shtetësi të Maqedonisë së fundmi e pata edhe personalisht, me aplikimin për shtetësi nga ana e bashkëshortes time. Në vendimin e lëshuar nga MPB e Maqedonisë e nënshkruar nga Elizabeta Popovska-Tomova, e autorizuar e Minsitrit të Punëve të Brendëshme, lidhur me kërkesën e bashkëshortes time thuhet: ”Gjat shqyrtimit të kërkesës u vërtetua se ajo nuk i plotëson kushtet e parapara me nenin 9, në lidhje me nenin 7 alinea 1 pika 8 nga Ligji për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht pranimi në shtetësi do ta rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë”. Ndaj këtij vendimi sipas Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, nuk lejohet as ankesë deri te institucioni që e lëshon, prandaj jam i detyruar të reagoj publikisht. Të jetosh 15 vite në një shtet, 12 prej të cilave e kurorëzuar dhe me dokumentacion të rregullt. Mos të biesh asnjëher ndesh me ligjin dhe të marrësh përgjigje se paraqet rrezik për sigurinë e shtetit, është më shum se padrejtësi dhe dëshmi se si shihen shqiptarët në Maqedoni nga ane a shtetit. Por kjo flet edhe për rolin inegzistent të pushtetarëve shqiptar, sot dhe ndër vite në këto institucione, pasi as unë, e as bashkëshortja ime, nuk merremi me asnjë aktivitet tjetër publik e as sekret, përveç punës si gazetarë, përkatësisht redaktorë i lajmeve në TVM2, porgrami në gjuhën shqipe. Këtë e dinë mirë edhe disa nga shqiptarët bartës të funsioneve shtetërore, disa prej të cilëve madje i kisha informuar edhe personalisht për aplikimin. Prandaj, tani nuk më mbetet asgjë tjetër përveç se ti pyes publikisht, edhe sa duhet familja ime dhe shum familje tjera shqiptare të presin zgjidhjen e këtij problemi? Apo, do të duhet të presin derisa Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, siç preferojnë të përgjigjen nga partia shqiptare në pushtet, saherë që aktualizohen problemet e shqiptarëve!!!
Data 28.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup


