Qenan Aliu
….Ne jemi të torturuar psigjikisht nga mënyra e të sqaruarit të gjërave nga tipi i Talat Xhaferit . Ky lloj, pa pik turpi po mundohen të justifikojnë CENSURËN. Si është e mundur të ndalohen mediat të publikojnë përmbajtje të materijaleve të cilat indicojnë dhe vërtetojnë konektimet për mareveshje , spinime , sajime dhe konstruksione të ndryshme për kriminalitet, shantazhim,rryshfete,blerje e shitje të pronës shtetërore ,sex dhe marëzira tjera, në dëm të qytetarit.
Si mundë të bëhet shlyerja e publikimeve të materijaleve të përgjimit dhe tërheqja e tyre nga hapësirat e mediave në mënyrë RETROAKTIVE edhe atë në dëm të qytetarit për të mos mësuar të vërtetën për shpërdorimet me pushtetin në dëm të ineresit publik.
Talat xhaferi duhet përfundimisht të vetëdijësohet, se aktrime të tilla nuk do të mundë të kalojnë më. Këta materijale sigurishtë se një ditë do duhet të mbyllen si ad akta , por kur të përfundojë epilogu gjyqësorë për fajësi apo pafajësi. Ju deshironi me këtë ligj ti ndaloni që këto materijale të mos jenë në hapësirat mediatike të rrjeteve të ndryshme sociale.
Por a nuk logjikoni se materijalet e publikuara të përgjimit janë në hapësirat e portaleve të ndryshme në të gjitha vendet e botës demokratike edhe atë të titruara në gjuhë të ndryshme dhe se bota këtë e kategorizoi se MEGA SKANDAL TË SHEKULLIT . Ne do të mund ti ndëgjojmë nga ato portale, e ju a edhe botën e internetit dhe përdorimin e teknologjisë informatike deshironi ta ndaloni.?!
Censura është simtom i diktaturës, por është petull që nuk do të pijë ujë.