18 Shtator 2018 / 15:41
Viti i ri 2019 do të sjell një sërë reformash në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Shuma e asistencës sociale do të rritet për 300 % dhe për këtë Qeveria do të ndajë 2.2 miliardë denarë. Këtë e paralajmëruan bashkërisht kryeministri Zoran Zaev, ministri i financave Dragan Tevdovski dhe Ministrja e punës sociale, Milla Carovka. Kjo e fundit tha se përveç rritjes së shumës të asistencës sociale do të rritet edhe numri i shfrytëzuesve të vërtet të kësaj ndihme dhe atë në kategori të ndryshme.
Një shembull tipik i një familjeje katërantërëshe në Maqedoni ku kemi dy të rritur dhe dy fëmijë do të marrë 10.600 denarë. Sot, 70 % e familjeve të tilla që janë në rrezik social marrin 3.029 denarë për shkak se para disa viteve ishte miratuar ligj i dëmshëm e cila parashihte që pas vitit të tretë të shfrytëzimit të ndihmës sociale shuma të zvogëlohej për 50 % dhe kjo i bënte të futeshin në rrezik shtesë në vend se të tërhiqeshin nga rreziku. Dallimi mes asaj që marrin tani dhe asaj q do ta marrin është 7.571 denarë ose siç paralajmëroi kryeministri, 300 % më shumë- deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Përmes këtyre reformave, Carovska tha se do të zgjerohet numri i familjeve, respektivisht i fëmijëve që do të marrin shtesë për fëmijë dhe shtesë për arsim. Sipas Carovskës për momentin shtesë për fëmijë marrin vetëm 3.200 fëmijë ndërsa në vitin 2019 këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë. Gjithashtu, risi tjetër në këto reforma është se në të ardhmen shtesë për fëmijë dhe shtesë për arsim do të marrin edhe familjet që marrin pagë minimale.
Nëse sot, një familje merr pagë minimale prej 12.165 denarë, në vitin 2019 e njejta familje do të ketë të ardhura prej 15.465 denarë për shkak se do ti realizojë të drejtat e fëmijëve dhe ato do ti jenë të garantuara me ligj, çdo familje ka të drejtë ta realizojë të njejtën- shtoi Milla Carovska.
Me këtë rast kryeministri Zaev tha se reforma sociale nuk nënkupton vetëm marrje të ndihmës në para por edhe përgatitje të popullatës së aftë për punë, që njëkohësisht është shfrytëzues i ndihmës sociale, për ndonjë vend të caktuar pune. Në rast se ky i fundit do të refuzojë dy herë vendin e punës automatikisht do të humb të drejtën e asistencës sociale.
Melihate Rustemi


