Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 26 vjeçare, pasi bashkëshorti i saj e ka denoncuar atë për keqpërdorim të rrjeteve të tij sociale.
I riu, V.D., 26 vjeç, është ankuar pranë bluve se gruaja e tij, e identifikuar si M.P., 26 vjeçe, ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.
Nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur mes çiftit që ka detyruar të riun të denoncojë gruan e tij, por po vijojnë hetimet ndaj 26 vjeçares.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.