Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar sot se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë, pra 61 deputetë plus shumica e badenterit.
Ai tha se këto janë kushtet pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, ndërsa ka shtuar se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.
“Mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit. Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, ka deklaruar Bujar Osmani.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK, Klodian Braho: Fokusi te gjurma financiare, identifikimi jo vetëm i autorëve, por dhe i organizatorëve
- Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave
- “Rama ka shmangur konsultimet publike”- Protestuesit dorëzojnë në SPAK “librin rozë”, aktivistja: Kryeministri ka kryer krim, të japë dorëheqjen! Ligji u bë me porosi
- FOTO/ I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani shoqërohet me policë gjatë mbërritjes në Apelin e GJKKO
- Bejxhan Iljazi braktis Frontin Evropian, i bashkohet shumicës parlamentare
- Në gjykimin për zjarrin në “Puls” do të prezantohen prova që kanë të bëjnë me Inspektoratin e Tregut
- Kjo është profesoresha universitare që u kap duke marr rryshfet në Maqedoni
- Fatmir Limani: Misioni vazhdon, përkushtimi ndaj qytetarëve nuk përfundon


