Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën jo më shumë se 74.7 milionë euro, ndërsa importi 518.1 milion euro, dhe është një rënie prej 1.6% për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 20.5% në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milion euro krahasuar me deficitin 367,8 milion euro në vitin 2022.Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti mbulon importin vetëm 14.4%.Në raportin e fundit të ASK-së thuhet se eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 33,1 milion euro, ose (44.3%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (6.9%).“Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (15.3%), Maqedonia (14.8%), Serbia (6.9%), Mali i zi (5.9%)”, thuhet në raport.Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin maj 2023, arritën në 96.8 milion euro, ose 18.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 16.9%.“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Serbia (5.3%), Maqedonia (5.2%)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Po e krahason vetën me Ibrahim Tatlises, Butrint Imeri bënë ndryshim në pamje
- 25 vjet nga 11 Shtatori/ Tre shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Kullave Binjake, historitë e tyre
- Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski



