Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Bekim Sali, ka thënë se deputeti i BDI-së, Artan Grubi po sulmon dhe njollos Lëvizjes BESA, vetëm me qëllim që t’i ikë përgjigjes: se si e “shpëtoi” djali i Mijallkovit Artan Grubin dhe a ishte ai i rrezikuar gjatë sulmit në Kuvend.
Ja dhe shkrimi i tij i plotë:
Kohë të gjatë maqineria e DUI-t si të tërbuar vjellin vnerë rreth këndimit të himnit. Retorika e egër dhe e paskrupullt arrin kulmin sa që edhe kalon në vetmohim të tyre. Ja ca sqarime të shkurta. Artan Grubi dhe përkrahësit e tij ( nëse të tillë akoma ka ) duhen ta kenë te qartë se deputeti nga rradhët e VMRO-s provokoi duke keqpërdor foltoren e parlamentit me aktin e këndimit te himnit Maqedonas. Arsyja ishte shumë e thjeshtë.
-Vite me rradhë kishin folur vetëm ato si dëshirojnë dhe BDI kishte heshtur.
-Vite me rradhë nënkryetari I parlamentit nga rradhët e BDI as një seancë të vetme parlamentare nuk e udheheqi ne gjuhën Shqipe sepse VMRO-ja nuk ia kishte lejuar.
– VMRO-ja i quante “ gaduri” përderisa degjueshmëria dhe lojaliteti i BDI-së ndaj VMRO rritej.
Dhe tani del një pishpirik i VMRO-s i frymëzuar nga përvoja me BDI-në dhe provokon duke u munduar të tregojë se në pronësi të kujt qenka ky shtet. Të mjerrët e BDI-së nga sikleti rrinin shterpur duke mos e ditur se çfarë të bëjnë. Gjesti i deputetit Zeqirja Ibrahimi është mesazh pishpirikut të VMRO-s dhe gjithë këtyre tjerve që vite me rradhë tregojnë lojalitet dhe vazalitet.
Deliriumi më i madh i përjetuar nga Grubi ndodh kur ai plotësisht harron se gjatë këndimit të himnit tonë deputetët e BDI-së të gjithë u çuan në këmbë. Ajo që Grubi bën këto ditë është asgjë tjetër përveçse thyerje gishtash në tastier për të sulmuar e njollosur vetëm e vetëm për ti hikur përgjigjes se si e “shpëtoi” djali i Mijallkovit Artan Grubin dhe a ishte ai i rrezikuar?!
Argumentet të cilat flasin për veprën e tij janë në sasi të bollshme, mirëpo ajo që dua ta pyes është shume e thjeshte, “ Për kë punon ti?!
Data 26.08.2026
Aktuale
- Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i njohur i muzikës – s’do të mund t’i mbani lotët
- BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës?
- Mezi paskan pritur të ribashkohen, Leo dhe Lela i bëjnë gjërat shpejt e shpejt – kanë vendosur të fejohen – kjo është unaza
- “Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!


