Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim të thellë për politikat e rrezikshme të qeverisë, të cilat, sipas tyre, jo vetëm që minojnë stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe përkojnë me një agjendë destabilizuese që i shërben interesave gjeopolitike të Rusisë.
“Veprimet e fundit të qeverisë, përfshirë fajësimin e shqiptarëve për kriza që I prodhon vet, tregojnë një strategji të qartë që synon dy qëllime:
të shkatërrojë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe
të devijojë vëmendjen nga dështimi për të realizuar ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.
Prania e figurave si zëvendëskryeministri Stoilkovic dhe bashkërendimi i tij me agjendën destabilizuese të politikanëve si Vulin, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Kremlinin dhe përpjekjet për të minuar stabilitetin rajonal, është dëshmi e qartë e ndikimit të drejtpërdrejtë të Rusisë në këto zhvillime.
BDI thekson se shqiptarët kanë qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promovues të proceseve euro-atlantike në Maqedoninë e Veriut.
Përpjekjet për t’i portretizuar ata si faktor destabilizues janë të pabaza dhe kanë për qëllim të maskojnë dështimet e qeverisë dhe orientimin e saj drejt agjendave të huaja.
I bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë kurs të papërgjegjshëm dhe të japë llogari publike për motivet dhe pasojat e këtyre politikave.
Shqiptarët nuk do të bien pre e këtyre provokimeve të qëllimshme dhe do të vazhdojnë të mbrojnë stabilitetin, paqen dhe rrugën euro-atlantike të vendit.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime dhe të ndërhyjë për të parandaluar që agjendat destabilizuese të shkaktojnë dëme të pariparueshme për vendin dhe rajonin.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së stabilitetit, Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe integrimit euro-atlantik, si shtylla të të ardhmes së përbashkët dhe të sigurt të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
—
Data 06.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje
- Rokas: Duhet unitet politik për të ndodhur hapat e fundit për nisjen e negociatave me BE-në
- (VIDEO) Qyteti i Shkupit premton mjete financiare për Urën e Llokës
- VLEN: Partia e “Soravisë” dhe milionerët e Reçicës së Vogël nuk mund ta durojnë rendin në Çair
- “A e dini ku e ka shtëpinë Albin Kurti”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetjesh iu parashtruan në polici
- Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”
- Goditen Exchange-t pa licencë, sekuestrohen mijëra euro në tre pika këmbimi valutor! E pësojnë pronarët
- Toshkovski: Qytetarët të denoncojnë mesazhet e rrejshme për pagesën e gjobave


