Bashkimi Demokratik për Integrim, sot i kanë replikuar VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj, Hristijan Mickoski, duke thënë se me lajme të rreme po shpifin, dezinformojnë dhe njollosin gjithçka që është shqiptare.
“Jo më larg se sot, Mickoski në stilin fake-news dhe i verbër nga dëshira për pushtet, nis e akuzon se, BDI dhe Ali Ahmeti paska organizuar një grup të armatosur diku në Çair dhe Butel.
BDI dhe Fronti Europian shprehin shqetësimin e thellë për fjalorin nxitës të urrejtjes ndëretnike të Mickoskit një javë para 8 majit, ditën kur Fronti Europian do të shënojë fitoren e thellë.
I vetëdijshëm dhe i frikësuar se shërbëtorët e tyre të opozitës shqiptare do të pësojnë humbje të thellë, Mickoski qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike duke ndjellë frikë për destabilizim të situatës, dëshira dhe qëllimi kryesor i qendrave pro-ruse në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së, raporton SHENJA.
Ata i bëjnë thurrje qytetarëve, pa dallim etnie, të mos bien pre e shpifjeve dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike.
“Fjalori si i Mickoskit është agjendë e Moskës dhe Putinit, që duan destabilizimin e Maqedonisë së Veriut në veçanti dhe rajonit në përgjithësi. Përkujtojmë opinionin se kur BDI ka organizuar zgjedhjet vitet e fundit, të njëjtat gjithmonë kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht”, thuhet më tej në komunikatën e BDI-së.
Data 20.05.2024
Aktuale
- RMV, “Eko-svest” i dërgoi letër me propozime Qeverisë së re lidhur me prioritetet që duhet të ketë për mjedisin dhe klimën
- “I ka propozuar Kiarës me tekstin tim”- Luizi i kundërpërgjigjet Jul Dedën dhe tregon të vërtetën pas deklaratës (FOTO)
- Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
- Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
- Qyteti i Shkupit shënoi Ditën e zjarrfikësve – kushtet e këqija në të cilat punojnë edhe më tej të pandryshuara
- Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
- Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim
- E lëshuam në përdorim shkollën e re komunale në Vizbeg, paralajmëroi kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski