Me datë 29.07.2024 në ora 14:20 në DPB-Gostivar, një 55-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga personi M.F. nga Bogovina e Tetovës për shumën prej 6500 euro.
Sipas raportit, ata janë pajtuar që të bëjnë disa shkëmbime automjetesh dhe sende të tjera me kompensim dhe gjatë shkëmbimit të njërit prej veturave, M.F. kishte refuzuar t’i jepte automjetin për të cilin ishte rënë dakord, por në vend të saj i kishte dhënë një automjet më të vjetër.
Pasi kishte refuzuar ta marrë atë automjet, M.F nuk i ishte përgjigjur në telefonatat dhe nuk e kishte kthyer automjetin e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.