Sipas informacioneve që kanë arritur në redaksinë tonë rruga e njohur e “Plastikave” që lidh banorët e lagjes “Duqanxhik” të Shkupit, për disa muaj me radhë 6 përballet me mungesën e ujit – për arsye të panjohura.
Bnorët e kësaj zone vazhdimisht ankohen për papërgjegjësinë e institucioneve si dhe pushtetit lokal të komunës së Çairit.
“Është turp dhe trishtim i madh, se si në mes të kryeqytetit, në vendbanimin më të dendur me popullësi shqiptare, banorët të mbesin me mungesa të vazhdueshme të ujit tash e 6 muaj” – thotë një banor i revoltuar i kësaj lagjeje shkupjane.