Mesud Bajrami
Ivanovi president “jolegjitim” po i amniston bashkëpunëtorët e vetë të dyshuar për vepra të rënda kriminele. Ali Ahmeti që thirret në legjitimitetin rekord të 153 mijë votave shqiptare po i lë djemtë më të mirë që e kthyen nga Zvicra në vendlindje të kalben në burgjet sllavo maqedonase. Me thirrë me ngrënë mish e kajmaçim është i gatshëm me shku edhe në fshatrat më të largëta malore, por kur vjen puna të bëjë një vepër në favor të shqiptarëve, fshehet në birucat më të ngushta të Zajazit. Ai dita ditës po tregon se nuk ka kurriz të bartë përgjegjësinë që buron nga vota e shumicës shqiptare për shkak se ose nuk ka potencë, ose ka agjenda që shkojnë në favor të armiqëve të shqiptarëve. Shqiptarizmin deri sot Ahmeti e ka përdorë vetëm për folklor, kurse veprat e tij janë në interes të maqedonasve. Shqiptarët i kanë dhënë hakun Ahmetit tani e 16 vite me radhë, kurse ai këtë besim ua ka kthyer duke vrarë e arrestuar luftëtarët më të mirë të lirisë. Mjaftë kemi besuar se vota për Ahmetin është votë për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, mirëpo tani është e qartë se vota për Ahmetin është vetëm votë për VMRO-DPMNE-në dhe Gruevskin, Ivanovin, Jankullovskën dhe Mijallkovin.
Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin sonte i amnistoi Gjorgje Ivanovi nga afera Telekom, mirëpo ata nuk do t’i amnistojë populli shqiptar për tradhtitë e bëra. Dënimi i shqiptarëve do t’i arrijë në zgjedhjet e ardhshme!