Author: Semi

– Me tre institucione arsimore dhe kopshtet do të menaxhojnë drejtorët e deritanishëm, ndërsa në të tjerat janë emëruar u.d. drejtorë të rinj, informuan nga Komuna e Gostivarit. Ndërrimi i kuadrove udhëheqëse në dymbëdhjetë shkolla në komunën e Gostivarit erdhi pas paralajmërimeve të kryetarit të komunës Arben Taravari se do të realizojë takime me këshillat shkollorë dhe kuadrin arsimor dhe do t’i dëgjojë mendimet dhe propozimet e tyre. Zëdhënësi komunal Jasin Demiri i konfirmoi ndërrimet dhe theksoi se puna e të gjithë ushtruesve të detyrës drejtorë do të ndiqet nga vetëqeverisja lokale, nga kolektivi dhe prindërit. Nëse konfirmohet se nuk…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot me rastin e ditës së flamurit shqiptar në Zajaz u përulën dhe vendosën lule para përmendores “Nëna shqiptare”. Ahmeti deklaroi se ngjarjet e këtilla meritojnë të shënohen dhe në data të tilla duhet t’i përkujtojmë të gjithë viktimat të cilët për interesa personale e dhanë jetën e tyre. Dehari tha se edhe komuna e Kërçovës me aktivitete të ndryshme e shënon këtë datë të madhe për shqiptarët. Si ngjarje qendrore ai e theksoi festivalin për fëmijë në të cilin do të marrin pjesë fëmijë talentë nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e organizuar në Vlorë për Pavarësinë e vendit tha : “Shqiptarët e patën Skënderbeun një figurë që gjithnjë shënjoi ardhmërinë e tyre si komb. Ky vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut është një vit ardhmërie i fokusuar te konslodimi i institucioneve dhe bashkëveprimi me shqiptarët kudo që ndodhen, duke bërë më të mirën që përmes bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona ne t’ia dalim së bashku që duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi me shpatën e një krenarie të madhe, të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, konsolidimin e shtetit…

Lexo më Shumë

“Gjithçka paguhet në këtë botë, para se të paguhet në botën e amshueshme. Premtuam drejtësi dhe drejtësi do të ketë për të gjithë dhe për gjithçka. Dallimi është se ju deshët të vrisni njerëz që ta ruani padrejtësinë, kurse ne arrestojmë për të sjellur drejtësi. Shumë herë kam shkruar se do të vuani burg. E pra vuani! E bajshi me shëndet, kurse tjerët ishalla mbushen me mend!”, ka shkruar Osmani.

Lexo më Shumë

Në rrjedhë është afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetjen  financiare për kultura të prodhuara dhe të shitura të kopshtarisë dhe të frutave në kapacitetet përpunuese. Kërkesat mund të parashtrohen deri më 25 dhjetor me anë elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në dobi të kërkesës parashtrohet edhe vërtetimi për sasi të blera. Për mbështetje të kulturave të kopshtarisë mund të aplikojë ekonomi bujqësore të cilat prej 1 marsit deri më 25 dhjetor prodhuan dhe shitën kultura të kopshtarisë në kapacitet të regjistruar përpunues për perime. Lartësia e mbështetjes paraqet 1,5 denarë për kilogram për të gjitha…

Lexo më Shumë

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur mënyrën e veçantë për tu uruar shqiptarëve ditën e Flamurit.  Ai ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një poezi për 28 nëntorin, të recituar nga një nxënëse në Medvegjë. “Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët! Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës”, shkruan Meta.

Lexo më Shumë

Së paku dhjetë vite burg parasheh neni 313 i Kodit penal të RM-së për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, për çka Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit përndjekë 36 persona lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Neni 313 i Kodit penal të RM-së parasheh, ai që me qëllim ta rrezikojë rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Maqedonisë do të shkaktojë apo seriozisht do të kërcënohet me shkaktim të shpërthimit, zjarrit, vërshimit apo veprimit tjetër shoqëror apo akt të dhunës, duke krijuar ndjenjë të pasigurisë apo frikë…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, në të cilën duhej të debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2018, është anuluar, deklaroi për MIA-n kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska. Ajo nuk saktësoi cilat janë arsyet për anulimin e saj e as kur do të caktohet vazhdimi i seancës. Debati kuvendor për Propozim buxhetin për vitin 2018 filloi dje në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Sipas Rregullores për punë, debati duhej të zgjasë 10 ditë pune.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi përmes një telegrame urimi në emrin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo që janë ua uron Ditën e Flamurit. “28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, andaj duke përkujtuar me respekt të gjithë ata që me sakrificën dhe flijimin e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë, uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta”, thuhet në telegramin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi përmes një kumtese ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës kombëtare 28 Nëntori. “Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 105 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare. Sot në…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore tradicionalisht organizon manifestimin e promovimit të Katalogut TOP 100 për shtatë vjet me radhë, me qëllim që të shpërblejë më të suksesshmit dhe të promovojë rezultatet më të mira të kompanive nga viti i kaluar. Manifestimi do të mbahet më datë 30 Nëntor 2017 (E enjte) me fillim në ora 14:00 në Aleksandar Palace në Shkup.

Lexo më Shumë

Në territorin e Kumanovës policia gjatë fundjavës ka ndërmarr aksion për kontrollime të shoferëve nën ndikim të alkoolit, dhe gjatë alkotestit të gjithsej 136 shoferëve të ndaluar tek 21 prej tyre është zbuluar se kanë vozitur të dehur, njofton SPB Tetovë.

Lexo më Shumë