Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot me rastin e ditës së flamurit shqiptar në Zajaz u përulën dhe vendosën lule para përmendores “Nëna shqiptare”. Ahmeti deklaroi se ngjarjet e këtilla meritojnë të shënohen dhe në data të tilla duhet t’i përkujtojmë të gjithë viktimat të cilët për interesa personale e dhanë jetën e tyre. Dehari tha se edhe komuna e Kërçovës me aktivitete të ndryshme e shënon këtë datë të madhe për shqiptarët. Si ngjarje qendrore ai e theksoi festivalin për fëmijë në të cilin do të marrin pjesë fëmijë talentë nga i gjithë rajoni, ku jetojnë shqiptarët. Para përmendores lule vendosën edhe delegacione të tjera komunale, shoqata të qytetarëve nga Kërçova dhe rajoni i Kërçovës.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor
- Nis certifikimi nacional i revizorëve
- Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Kina i bën thirrje SHBA-së të mos ndërpresë bashkëpunimin me Iranin në mes të sanksioneve të reja
- Mickoski – Filipçes: Jam dakord se nuk jemi të njejtë dhe për këtë jam i lumtur


