Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi përmes një kumtese ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës kombëtare 28 Nëntori. “Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 105 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare. Sot në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptarë sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapaciteteve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorët e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë”, thuhet në urimin e Memedit. Dita e Pavarësisë, shtohet më tej, është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. “Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë. Gëzuar festën e Flamurit kombëtar. Letë jetë e përhershme Shqipëria e pavarur”, thuhet në urim.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor
- Nis certifikimi nacional i revizorëve
- Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Kina i bën thirrje SHBA-së të mos ndërpresë bashkëpunimin me Iranin në mes të sanksioneve të reja
- Mickoski – Filipçes: Jam dakord se nuk jemi të njejtë dhe për këtë jam i lumtur
- Kurorëzohet motra e Gjestit, zbulohen pamjet nga ceremonia


