Në territorin e Kumanovës policia gjatë fundjavës ka ndërmarr aksion për kontrollime të shoferëve nën ndikim të alkoolit, dhe gjatë alkotestit të gjithsej 136 shoferëve të ndaluar tek 21 prej tyre është zbuluar se kanë vozitur të dehur, njofton SPB Tetovë.
Author: Semi
Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok, tha komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Sipas tij, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në. “Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin”, tha Hahn për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung, transmeton Reuters. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status. BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për…
Dimitar Bllazhevski i linur më 1985 nga lagjja Bardhovcë është identifikuar njëri nga të vrarët dje gjatë tentimit për vjedhje në këmbimoren “Maqedonia”, në Kisella Vodë. Identiteti i tjetrit ende nuk është konfirmuar pasi policia thotë se ngjanë shumë me vëllain e tij. Është vërtetuar se ndaj tyre ka gjuajtur me armë zjarri pronari i këmbimore 58 vjecari Goce A. nga Shkupi.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka nisur një mesazh urimi presidentit shqiptar Ilir Meta me rastin e festës së Pavarësisë. Mesazhi i Trump “I dashur Zoti President, Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme. Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi…
VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës reagon ndaj arrestimit të deputetëve anëtarë të tyre dhe ish-funksionarë më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke e vlerësuar si përpjekje për heshtje të opozitës. “VMRO-DPMNE sot është në goditje të huntës antishtetërore të Zoran Zaevit. Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të VMRO-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjesht urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe”, qëndron në kumtesën nga partia. Sipas kësaj, hyrja e…
Sot në mëngjes me rastin e festës kmbëtare të 28 Nëntorit për nder të veprimtarit të njohur të çështjes shqiptare Arif Seferi, Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi qëndruan në Kumanovë.
Në mesin e personave të cilët po kërkohen të arrestohen sot nga policia lidhur me ngjarjet e 27 prillit është edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Johan Tarçullovski, ndryshe i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në vitin 2001 ndaj shqiptarëve të fshatit Luboten. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski. “Sipas burimeve jozyrtare, për momentin Tarçullovski ende është i pakapshëm për policinë”, ka shkruar Bogoevski. Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike sot në mëngjes për krim të organizuar dhe korrupsion, solli vendim për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave, për shkak të veprës penale për veprën Kanosje terroriste…
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka komentuar arrestimet e sotme të ish-funskionarëve të regjimit të kaluar, transmeton Express. Zekiri është shprehur se kryeministri Zoran Zaev është njeri i fjalës dhe patjetër drejtësi duhet të ketë në Maqedoni. Njëriu i fjalës, kryeministri Zoran Zaev. Drejtësi patjetër duhet të ketë”, është shprehur ai. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është arrestuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike. Dikasteri i policisë dhe Prokuroria Publike në Maqedoni kanë thënë se më vonë do…
Në aksionin e mbrëmshëm të policise ku janë arrestuar mbi 20 persona siç mësohet nga burime të policise është bastisur edhe shtëpia e një deputeti shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, transmeton Express. Në mesin e të ndaluarve janë deputeti Luben Arnaudov, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski. Burime jozyrtare kane thene se eshte bastisur shtepia e Vesel Memedit te RDK-së./Express/
Kombi është baza e identitetit të çdo njeriu! Duke dashur shumë kombin tënd, atëherë je i gatshëm të respektosh kombet tjerë! Për ne shqiptarët, sot është festa e flamurit tonë kombëtar! Është një ditë të cilën e kemi festuar dhe do të vazhdojmë ta festojmë, si më të shtrenjtën e ditëve. Gëzuar Ditën e pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Flamurit, shqiptarë! Gëzuar 28 Nëntorin! Ju pafsha gjithnjë duke festuar! Sinqerisht, Arben Taravari – kryetar i komunës së Gostivarit
Me rastin e 105 vjetorit të festës kombëtare të flamurit, Komuna e Çairit si çdo vit, edhe kësaj radhe ka bërë përgatitjet për shënimin në mënyrë dinjitoze të këtij momenti të rëndësishëm historik që na bashkon gjithmonë shpirtërisht si komb kudo që ndodhemi. Kësaj radhe madhështinë e shënimit të festës së 28 Nëntorit e shton edhe vendi ku do të mbahet manifestimi – “Sheshi Skënderbeu” ku me mjeshtëri të madhe artistike në mozaikun e vendosur aty, është pasqyruar gjithë rrugëtimi ynë kombëtar historik. Programi festiv do të fillojë në ora 11:00 me pjesëmarrës Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”,…
Mes tridhjetë e gjashtë njerëzve për të cilët hetimi u iniciua nga Prokuroria Publike, tha Bogdan Ilievski-Batman dhe Boris Damovski, udhëheqësit e protestave “Për një Maqedoni të përbashkët”, që rezultoi me incidentet në Parlament. Të dy janë ende të paarritshme për policinë. Një urdhër arresti do të lëshohet jozyrtarisht kundër tyre. Siç është shpallur nga Prokuroria Publike Themelore në departamentin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është lëshuar një urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tridhjetë e gjashtë personave për shkak të dyshimit për kryerjen e vepres penale“Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” është dyshimi për vepër penale…

