Javorja Fokus ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka zbuluar gjurmët e vrasësit të vërtetë të Martin Neshkovskit. Sipas informacioneve të gazetës, Igor Spasov nga i dënuar për vrasje, është bërë dëshmitar në procedurën që e udhëheqë Specialja. Fokus shkruan se nga raportet e deri tanishme të pakonfirmuara, në mbrëmjen e 5 qershorit të vitit 2011, gjatë festimit të fitores së VMRO-DPMNE-së, person tjetër, dhe jo Igor Spasov e ka goditur për vdekje Martin Neshkoskin. Sipas Fokus, Prokuroria Speciale ka ardhur deri në informacione se Neshkovski është goditur në kokë, jo në sheshin e Shkupit, por në një vend…
Author: Rilinda
Ashtu siç edhe u paralajmrua ditë më parë, Komuna e Tetovës në ofanzivën e ndërmarë për sa i takon investimeve në akset rrugore dhe infrastrukturë, në kohe rekord ka asfaltuar rrugën “168” e paralajmruar ditë më parë. Shumë shpejtë sic bëhet e ditur do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës “172”. Më kompletimin e këtyre dy rrugëve bëhet lidhje e dy Reçicave dhe i jepet përfundimisht zgjidhje kaosit të trafikut në atë zonë të qytetit.
Policitë e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë zhvilluan hetim paralele në kuadër të operacionit për tregti me drogë “Ballkan” i filluar në vitin 2015 nga Drejtoria për luftë me narkotikë dhe tregti ilegale në kuadër të policisë shtetërore shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë për krim serioz. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) sot njoftoi se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se hetimi ka rezultuar me arrestim të 28 personave, midis të cilëve edhe pesë organizatorë dhe dhënie të urdhër arrestit për 20 persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në aktivitetet ilegale të këtij grupi…
Më rrumbullaksimin e punimeve në aksin rrugorë të rrugës “172” dhe më përfundimin e punimeve të kanalizimit fekal, kanalizimit atmosferik, projektit të ndriçimit publik, Komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës “168” aks ky që lidhet me rrugën “172”. Kjo rrugë për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjerueshme për sa i përket cilësisë dhe paraqet një nevoje bazike për qytetarët e Reçicës. Bëhet fjalë për 500 metra gjatësi asfaltim rruge , dhe 6 metra në gjërësi. Aktualisht bëhet gryerja para asfaltimit. Ky projekt është në vazhdën e investimeve kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore.…
Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, në parlamentin e Malit të Zi, ka filluar përdorimi i gjuhës shqipe. Gazetarët e pavarur në shtetin malazez e kanë mirëpritur vendimin, duke thënë se pas 25 vitesh të pluralizmit politik, realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend.
Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi sot ka inspektuar punimet për së afërmi në aksin rrugorë Shipkovicë-Brodec. Ajo në deklaratën për mediat ka theksuar që ky investim kap shifrën e mbi 500.000 eurove dhe normalisht përbën pjesën e dytë të këtij investimi kapital në infrastrukturën rrugore. E pyetur nga gazetarët për dinamikën e punëve në rrugën “172” Kryetarja Arifi ka theksuar që shumë shpejtë do deklarohet për këtë rrugë nga vendi ku zhvillohen punimet. Ndryshe mësohet që paralelishtë zhvillohen punimet në rrugën “Kongresi i Manastirit” në rrugën e “Banjës së qytetit” dhe në shume akse tjera rrugore.
Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, dhe homologu i tij italian, Andrea Orlando, kanë nënshkruar dy marrëveshje bilaterale shtesë… Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, dhe homologu i tij italian, Andrea Orlando, kanë nënshkruar dy marrëveshje bilaterale shtesë, që burojnë nga Konventa europiane për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët penale dhe në ekstradim. Dy ministrat njëherit theksuan se bashkëpunimi nuk ka munguar edhe deri më tani. Në rastet kur Maqedonia ka kërkuar ekstradim nga Italia, rastet janë kryer në kohë, ndërsa nga ana italiane nuk ka pasur kërkesa për ekstradim nga Maqedonia. “Këto marrëveshje rregullojnë çështje mjaft të rëndësishme, ndër të…
Në Turqi valës së spastrimeve nga ana e presidentit Erdogan nuk i ka shpëtuar as media. Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arrest për 42 gazetarë, pas tentativave për grusht shteti dy javë më parë. Në total numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 13 mijë persona, ndërkohë 60 mijë persona janë nën hetim. Sipas mediave turke, në pranga kanë përfunduan 8838 ushtarë, 2101 prokurorë dhe gjyqtarë, 1487 policë, 52 autoritete lokale si dhe 689 civilë. Ndërkohë, në sajë të këtyre masave, autoritetet kanë mbyllur 934 shkolla, 15 universitete si dhe 109 konvikte. Po ashtu, bëhet e ditur se janë mbyllur…
Një nga emrat e rëndësishëm të organizatës terroriste FETÖ, Davut Hancı i cili përdor emrin e koduar ”Halis Hancı” është arrestuar në qytetin e Trabzon-it. Në një deklaratë për gazetarin e AA, Prefekti i qytetit të Trabzonit Yücel Yavuz, ka thënë se policia ka vlerësuar një informacion të ardhur për Hancı-n dhe më pas ka organizuar një operacion në qytezën Araklı. Yavuz në fjalën e tij tha gjithashtu se si rrjedhojë e një operacioni të suksesshëm është bërë e mundur arrestimi i tij. Prefekti Yavuz tha gjithashtu se personi i arrestuar është marrë në pyetje nga forcat e sigurisë, ku…
Gjuha shqipe në parlamentin e Malit të Zi bëri që deputetet proserb, Milan Knezheviq, në këtë parlament të acarohet dhe të revoltohet. Pasi deputeti shqiptar Genci Nimanbegu përfundoi fjalimin e tij në gjuhën shqipe, deputeti Knezeviq mori fjalen duke pyetur se a ka diçka të ngjashme ne parlamentin shqiptar. Duke vazhduar, deputeti Knezheviq kërkoi që deri sa të jetë kështu ai nuk do të komunikojë, duke aluduar komunikimin me deputetet shqiptarë. Ai po ashtu kërkoi që gjatë kohës që deputetet shqiptarë të flasin shqip atij ti mundësohet ndëgjimi i këngëve të tija të preferuara. Në linkun e mëposhtëm mund të…
Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme tremujore, qeveria turke vendosi të pezullojë përkohësisht aplikimin e Konventes së të Drejtave të Njeriut. Neni 15 i traktatit ndërkombëtar të nënshkruar nga 47 shtete e parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm për arsye të sigurisë publike, apo të një kërcënimi ndaj kombit. Sipas zëdhënësit të ekzekutivit turk, e drejta e grumbullimeve dhe e manifestimit nuk do të anulohet. Nuk do të ketë ndalimqarkullimi dhe Parlamenti do të vazhdojë punën si normalisht. Më herët, kur njoftoi nga Pallati Presidencial në Ankara vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip…
Kanë përfunduar 3000 metra katrorë të asfaltimit të rrugës “TETOVARJA”. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ishte vetë për të përuruar këtë rrugë mjaftë të nevojshme për banorët e kësaj lagje dhe shkollës së mesme ekonomike “8 SHTATORI”. E pyetur për kendin e lojërave për fëmijët që po ndërtohet në afërsi të kësaj rruge, Kryetarja Arifi theksoi që ai projekt do promovohet brenda kësajë jave ku do të jenë prezent edhe mediat.