Partitë politike sot vazhdojnë me aktivitete për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën. Tubim ka paralajmëruar “Aleanca për shqiptarët” para banorëve të Kumanovës,ndërsa “Rilindja me BESË” tubim do të mbajë në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Kisella Vodë në Qendër, ndërsa koalicioni “Për jetë më të mirë” i kryesuar nga LSDM-ja në Dibër, Strugë dhe Ohër. Bartësi i Listës së kandidatëve të Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi në Njësinë e pestë zgjedhore Aleksandar Dellov do…
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në pjesët jugore kryesisht i vranët. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëviz; prej katër deri në dhjetë gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa në pjesët jugore kryesisht i vranët. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri në shtatë gradë
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Kumanovës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne jemi sonte në Kumanovë jo që të kërkojmë votën tuaj, por diçka më shumë se aq: që ta kthejmë besimin te vlerat tona si Rexhije Xheladini, tek ata që flijuan çdo gjë për popullin e vet duke mos kërkuar asgjë si shpërblim. Kumanova gjithmonë ka qenë peshorja më e saktë e…
Rrëfimi për nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë të Shkupit, të cilët mësimet i ndjekin në Kosovë bëhet gjithnjë e më i dhimbshëm. Ata edhe në temperatura të ulta janë të detyruar të maltretohen dhe të përshkojnë nga 5 kilometra në këmbë për të vijuar mësimet në shkollën Ilaz Thaçi në komunën Hani i Elezit në Kosovë. Rruga e gjatë me baltë, shkurret, përballja me policinë kufitare janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen çdo ditë këta filloristë. Rahimi, Mesuti dhe Hadisi janë tre nga 50 nxënësit e këtij fshati që ëndërrojnë për një shkollë fillore ne…
Shtetasit e Maqedonisë që punojnë në mërgim këtë vit nuk sollën po aq para sa vitin e kaluar, por shuma e arritur në Maqedoni në mënyrë legale dhe joformale për dhjetë muaj sërish nuk është në 1 miliard euro. Banka Popullore në këtë statistikë, përveç parave të ardhura nga jashtë në llogari të banorëve të Maqedonisë, i llogarit edhe devizat që qytetarët në këmbimore marrin denarë, njofton Vest.mk. “Të ardhurat-bruto të dërgesave nga punëtorët në vitin 2016, përfshirë shtatorin, arriti në 144 milionë euro dhe këto mund të konsiderohen si të ardhura nga kanalet formale, p.sh. Të ardhurat e marra…
Edhe pse kaluan disa ditë që kur u pastrua dhe u mbyll Lista zgjedhore e këtë e vërtetuan edhe partitë politike, qytetarët akoma në mënyrë masive paraqesin votues fantomë, njofton NovaTv, transmeton Portalb.mk. Në rrugën c pranë objektit të policisë, përveç “ndërtesës së funksionarëve”, ka disa shtëpi të vogla në të cilat jetojnë dhjetëra njerëz. Në një prej shtëpive, që është caktuar me numër 8- ka të regjistruar 119 votues. Hasan Xhafer, pronar i shtëpisë, tha se brenda jeton vetëm ai dhe bashkëshortja, ndërsa votuesit fantomë janë regjistruar në adresë të tij tashmë një kohë të gjatë. Në rrugën “Divizioni…
Një ditë pas tubimit të BDI-së në Kumanovë, të cilëve rrugën ua hapën dhjetëra autoblinda dhe qindra pjestarë të njësiteve speciale maqedonase, koalicioni “Rilindje me Besë” ka udhëtuar sot drejt fshatit Likovë. Për dallim nga BDI, Besa në Likovë është pritur nga banorët vendorë dhe me flamuj kombëtarë. “Gabimi” i vetëm në këtë takim ishte salla tejet e vogël për numrin e madh të simpatizantëve një pjesë e të cilëve kanë ngelur jashtë sallës.
Vazhdojnë Skandalet e rradhës nga Bashkimi Demokratik për Intergrim, pasi kishte hapur shtab edhe në Xhami nuk ka kursyer t’i ngjitet edhe Objektit të Universitetit të Tetovës në Gostivar duke ngjitur Bilborde të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Arsimin e shkatëroi pikërisht partia në Pushtet ku edhe e kemi ndëgjuar gjatë publikimit të BOMBAVE ndikimin e Xhevat Ademit tek UT-ja. BDI-ja me hapjen e Shtabeve edhe nëpër Universitete ka bërë krimin e radhës ku ndëshkimin do ta mer me 11 dhjetor për Krimet dhe Politizimet e Institucioneve Shtetërore raporton/gostivari24.com
Karvani i takimeve parazgjedhore të kryetarit të Shtabit Komunal Zgjedhor, kryetarit të degës së Gostivarit dhe nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Nevzat Bejta të dielën ndaloi në fshatrat e Malësisë Simnicë dhe Xhenovicë. Në këto dy vendbanime, thuajse të gjithë kryefamiljarët dolën për të pritur kryetarin Nevzat Bejta i cili i njoftoi nga afër me platformën politike dhe kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit nga radhët e BDI-së. Para banorëve të dy vendbanimeve të Malësisë, kryetari Bejta vuri në dukje që mbështetja institucionale nuk ka munguar dhe se banorët e këtyre fshatrave asnjëherë nuk janë parë…
Kryetari i PDSH-së foli para banorëve të Çairit në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ai premtoi ligj për amnesti dhe rigjykim të rasteve Kumanova, Monstra, Sopoti dhe të ngjajshme ndërsa gjykatësit e këtyre rasteve nuk do të mund të rizgjedhen në ato poste. “Nëse PDSH rivjen në pushtet brenda 1 muaji do të sjellim ligj për faljen e borxheve të familjeve shqiptare.” – u shpreh Thaçi para shkupjanëve të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen edhe pse mban mot i ftohtë. (INA)
Salla më Kumanovë të cilën BDI mbrëmë mezi arriti ta mbushë me kushtëzime, me koncert dhe me ndihmën e njësiteve speciale policore, sonte është e vogël për sipmatizantët e koalicionit “Rilindje me Besë”. Shumë mbështetës të Lëvizjes Besa dhe RDK-së kanë ngelur jashtë sallës, ndërsa brenda ndjehet një atmosferë impozante. Pas dy tubimeve, atij të mbrëmshmit të BDI-së dhe tubimit të sontëm bëhet e qartë se Kumanova, një vatër e luftës çlitimtare të vitit 2001 tani është bërë bastion i Lëvizjes Besa. Ndiqni LIVE, tubimin e Lëvizjes BESA në Kumanovë, kliko këtu: https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/?hc_ref=PAGES_TIMELINE
Mungesa e masave për ta zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup, sërish do t’i nxjerrë në protesta qytetarët. Të organizuar nga disa organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor qytetarët do të shprehin shqetësimin e tyre para objektit të Qytetit të Shkupit prej ku do të kërkojnë masa urgjente kundër ndotjes. “Çdo vit kanë përgjigjen e njëjtë, se do duhet të kontrollojnë kush është ndotësi më i madh dhe do duhet të ndërmarrin masa, por çdo vit është më keq. Raportet e Bankës botërore dheinstitucioneve tjera relevante, tregojnë se në Maqedoni në ditë vdesin nga 4 persona nga…

