Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Kumanovës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne jemi sonte në Kumanovë jo që të kërkojmë votën tuaj, por diçka më shumë se aq: që ta kthejmë besimin te vlerat tona si Rexhije Xheladini, tek ata që flijuan çdo gjë për popullin e vet duke mos kërkuar asgjë si shpërblim. Kumanova gjithmonë ka qenë peshorja më e saktë e krenarisë dhe bujarisë, e atdhetarisë dhe e trimërisë shqiptare. Kumanova gjithashtu ka qenë edhe peshorja më e saktë e durimit shqiptar. Në kohën e socializmit Kumanova ishte ajo që protestonte me zërin shqiptar. Në kohën e demokracisë Kumanova ishte ajo që luftoi për të drejtat e shqiptarëve. Por, Kumanova gjithmonë ishte e durueshme dhe mbeti e fundit kur duhej të shijoheshin të mirat. E fundit mbeti Kumanova edhe pas vitit 2001 kur të gjithë ndanë poste, përfitime, tenderë, e Kumanovës ia lanë vetëm durimin dhe varfërinë”. Ndër të tjerat kryetari I Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, theksoi: “Që nga sot ua them se RIDEFINIMI i këtij shteti do filloje nga Kumanova edhe atë me datën 11 dhjetor”, përfundoi Kasami.
Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, njëherit edhe kandidat për deputet në zonen e gjashtë theksoi: “Nga kjo mbështetje masovike që shoh unë sonte nga ky tubim madhështorë se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi kemi platformën që ofron zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni. Rilindja me BESË do të bëjë çmos që të sjell vlera të reja në politikë dhe ti përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë sa më denjësisht në të gjitha aspektet.”
Afrim Gashi, bartësi i listës në zonën 2, njëkohësisht edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa, para kumanovareve tha: “Momentin kur të shkoni dhe gjendeni para fletëvotimit, mendoni se jeni para Zotit, a jua mba zemra ta votoni dikë që e ka bërë lagjen e Trimave. Të nderuar a mundeni të rrethoni një numër me të cilin do të legjitimoni diskriminim shqiptarë, rastet e montuara prej Sopotit e deri të Monstra. A shpresoni ende se administratorët që janë punë se do të avancohen. A mendoni se duke rrethuar kësaj here do të avancohen edhe pse nuk janë avancuar 15 vite. A mendoni se në Ramali do ta dërgojnë ujësjellësin që se kanë dërguar aq vite. Ata që e kanë bërë lagjen e trimave, nuk kanë dërguar ujë, nuk do ta bëjnë përsëri. Pyetni veten a do ta legjitimoni këtë krim edhe njëherë”, ka pyetur Afrim Gashi nga Kumanova, duke thënë se në momentin kur BESA, do të jetë në pushtet qytetarët do të jenë të lirë.
Admirim Aliti kandidat për deputet i zonës zgjedhore të dyte theksoi se së bashku më këtë rini më këtë elan profesionistësh që ka ky opsion ardhmëria është në duar të sigurta. Fjalë rasti në këtë tubim kishte edhe znj. Rexhie Xheladini kandidate për deputete e kësaj zone e cila tha se gruaja shqiptare me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin tone. se gruaja shqiptare me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin tone në këtë vend.
Gjithashtu të pranishmëve iu drejtuan edhe Skender Rexhepi Zejd, anëtar I Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Shenur Osamin, shefi I shtabit komunal për Kumnaovë dhe anëtari I Kryesisë së RDK-së, Zenun Isamili.