Samsonenko në Maqedoni vjen në vjeshtën e vitit 2006. Vetëm disa muaj pas fitores së partisë së Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni arrin nëpërmjet aeroportit Aleksandri i Madh, por kompanitë e tija arrijnë përmes destinacioneve off-shore Tregimi për ardhjen e tij në Maqedoni është e përmbushur përplot me rastësi. Biznesmeni rus Sergej Samsonenko ka tërhequr vëmendjen e opinionit në Maqedoni, e në veçanti të gazetarëve, që nga regjistrimi i kompanisë së tij të parë. “Pra, dolëm. Ishte përafërsisht data 5 tetor, plus minus 2-3 ditë, domethënë duhet të ishte e ngrohtë. Por, ishte ftohtë, ishte shumë errët, në Rusi ishte ngrohtë.…
Author: Rilinda
Krimet, mëkatet dhe fajet e Lëvizjes Besa që po u adresohen nga kundërshtarët mund të përmblidhen me një fjali: ‘Ata janë muslimanë të devotshëm, falin namaz, i frikësohen Zotit, po e përdorin fenë për qëllime politike dhe po marrin pare nga Turqia’. Armiqtë e muslimanëve dhe Islamit si Kastriot Myftaraj që e çoi në gjyq Kuranin për ta ndaluar me ligj dhe çdo ditë i poshtëron shqiptarët e Maqedonisë, bëjnë thirrje për zhdukjen e Lëvizjes Besa. Pra askujt nuk po i pengon kur lideri i BDI-së Ali Ahmeti flet pa lidhje në formë poshtëruese kundër fesë Islame dhe bën hajgare…
Arianit Xhaferi Në fushatë ndalin fjalimet kur thërret ezani, pastaj tallen me Kur’anin. Në fushatë s’lënë vend pa përmend bustin e Skenderbeut, pastaj tallen a është mashkull a femër në brez e teposhtë. #dilVoto dhe dëno krimin, tradhëtinë, helmimin, përbuzjen, varfërimin, dëno burgosjet e padrejta, vrasjet, shpërnguljet e dhunshme, dëno hajnat!
I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet. “Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për…
Një media dhe një kompani tekstili kanë kërkuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë uljen e lartësisë së regresit për të punësuarit, kupton TV21 nga burime brenda Sindikatës. Me afrimin e afatit të pagesës së K-15, gjithnjë e më shpesh parashtrohet pyetja se a do ta përmbushin detyrimin ligjor të gjitha kompanitë private deri më 31 dhjetor. Edhe pse ende është herët të dilet me ndonjë shifër se sa nga kompanitë private ua kanë paguar të punësuarve regresin për pushimin vjetor, megjithatë ata që e ndjekin këtë çështje, kanë pritshmëri të ulëta. Sipas Mile Boshkovit nga Konfederata e Biznesit e…
Emisioni i mbrëmshëm “Opinion” është i fokusuar tek zgjedhjet e fundjavës në Maqedoni, rolin e shqiptarëve si edhe ndikimin e elementit fetar në ofertën politike të subjekteve të caktuara. Analisti Artur Zheji tha se BDI-ja e kishte mundësinë që të implementonte Marrëveshjen e Ohrit, por nuk ka mundur ta bëjë atë. “Nga viti 2002 kishim 14 vite të bollshme që kjo marrëveshje të realzohej dhe nuk është realizuar. Kemi humbje të peshës polItike të shqiptarëve. Kemi korrupsion endemik në administratë. Ali Ahmeti nuk ka kontrollin që ka patur të votës tek shqiptarët,” tha ai. Gazetari, Idaver Sherifi tha se vërehet…
Kanë mbetur edhe tre ditë fushatë parazgjedhore, ndërkaq për 325 qytetarët e Maqedonisë, sot është ditë për votim, proces që tashmë ka filluar. Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja do të takohet me qytetarët e Gjorçe Petrovit dhe Kumanovës. Koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja do të takohet me qytetarët e Shuto Orizarit dhe Çairit. Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë fushatë në Strugë. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të mbajë fushatë në Karposh dhe Kisella Vodë. Lëvizja Besa do të mbajë fushatë në Gostivar. Aleanca për Shqiptarët do të mbajë…
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot duke vepruar sipas nenit 74 të Kodit zgjedhor do të mbajë mbledhje publike. Në mbledhje, siç kumtoi KSHPK, do të shqyrtohen ankesat e parashtruara lidhur me nenin 8 të Kodit zgjedhor nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë kundër Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, SHA Postat e Maqedonisë, liali Shkup 2, SHFK “Strasho Pinxhur” – Karbinc, IK Teatrit për fëmijë dhe të rinj.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet normalisht, pa pengesa dhe ndalesa, nëpër korsi të thata në vendet e ulëta, kurse nëpër korsi të lagështa në vendet e larta. LAMM-ja i udhëzon shoferët që të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të shfaqen rrokullisje gurësh. Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët, ndërsa përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore, kohë pas kohe mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri një gradë, ndërsa e ditës prej 5 deri 12 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus katër ndërsa e ditës do të arrijë deri shtatë gradë. Në ditët në vijim do të mbisundojë mot me diell, me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të enjten do të…
Nazif Zejnullahu Përse i kishte rënë tavolinës (foltores!) Ali Ahmeti në Kumanovë? Sigurisht, me gjithë atë përcjellë të uniformuar, çmimi i së cilës mund të kishte shkuar në 20 mijë euro. Për të trembur VMRO-në dhe LSDM-në?! Jo, për të trembur partitë tjera shqiptare… Si shpjegohet kjo?
Votat tona nuk blihen me para nga Stambolli. As me para nga Tirana, ose Prishtina. Votat tona blehen me para të pastra nga Beogradi dhe Moska, që vijnë përmes Qipros dhe Athinës në kazinotë e Tetovës. Ky është “selami” i ashpër i kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati, dërguar shqiptarëve, të cilët dëshiron t’i mbrojë nga paratë e Turqisë, duke u ofruar rubla Rusie dhe dinarë Serbie. Votuesit shqiptar e kanë pranuar dhe e kanë kuptuar shumë mirë këtë “selam”, dhe më 11 dhjetor do t’i japin një “aliqym selam” të fortë edhe Muratit edhe BDI-së. (Autogoli është rubrika…

