Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM—së, Damjan Mançevski, në daljen e tij para mediave falënderoi qytetarët e Maqedonisë dhe numrin e madh të tyre që kanë dal të votojnë. Qytetarët, tha ai treguan se e duan Maqedoninë, se dëshirojnë ndryshme dhe jetë në Maqedoni. “Duhet të konstatojmë se për fat të keq, disa vese të keqe, të qeverisë, vazhduan edhe më tej, në tentim për të penguar qytetarët e Maqedonisë në tentim për të votuar lirshëm. Por gjithashtu e dimë se ata nuk janë të mjaftueshëm që qytetarët e Maqedonisë në mënyrë të lirshëm të shprehin vullnetin e tyre”, tha…
Author: Rilinda
Organizata joqeveritare CIVIL, e cila e ndjek procesin zgjedhor në Maqedoni me mbi 300 vëzhgues, vlerëson se dita e zgjedhjeve ka kaluar me shumë parregullsi. Kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se Lista Zgjedhore është në kaos dhe mbi 2000 persona nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Ai theksoi se agjitimi është i pandalshëm, sikur të mos ketë heshtje zgjedhore dhe u ankua se ka presione ndaj vëzhguesve të kësaj organizate.
Qytetarët e Haraçinë kanë mendime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit zgjedhorë. Një pjesë e tyre janë optimist dhe presin ndryshime ndërsa pjesa tjetër nuk presin përmirësime. https://www.youtube.com/watch?v=PzrD_XKUI2s
MPB ka regjistruar ngjarje të reja që nga ora 12.00 deri në orën 16.00 në territorin e SPB Shkup. Në lidhje me denoncimin nga ana e një qytetari për evidentimin e një veture “golf” te e cila targa e përparme e veturës ka qenë e zëvendësuar me tabelë në të cilën është shënuar emri i një partie politike, janë ndërmarrë masa nga ana e njësisë Alfa dhe automjeti është ndaluar dhe në të janë gjetur tre persona. Automjetin e ka drejtuar i mituri (Z.L.) të të cilit në prani të prindërve i është dorëzuar raporti për shkeljen e rregullave të…
Njoftohet për parregullsi në qendrat e votimit të Dibrës. Nga burime zyrtare nga Aleanca për Shqiptarët dhënë për portalin DibraIme.com, njoftohet se në qendrat e votimit, votuesit nuk kanë mundur t’i gjejnë emrat e tyre nëpër listat e votimit. Votuesit edhe pse janë me vendbanim në Dibër, emrat e tyre nuk janë gjetur në listat e votimit. Njoftohet se në secilin vendvotim të paktën nga 10 emra nuk gjenden nëpër lista.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe bartësi i listës në zonën e katërt zgjedhore, pas votimit në Strumicë, theksoi se dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë. “Dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë dhe për Republikën e Maqedonisë, është dita kur zgjedhim jetën dhe ardhmërinë e vendit tonë. Sot është dita kur zgjedhim Maqedoninë e përparuar, të lirë dhe të bashkuar, dhe hapi i parë drejt asaj është vullneti i qytetarëve i shprehur lirshëm. Shpresoj se sot do të ndodhë kjo”, theksoi Zaevi.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe të dhënat e daljes së votuesve deri në ora 17:00. Dalja e votuesve në nivel republikan ishte 60.39 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 196 030 66.38 për qind Njësia zgjedhore numër 2: 181 268 59.88 për qind Njësia zgjedhore numër 3: 181 564 64.9 për qind Njësia zgjedhore numër 4: 183 908 67.15 për qind Njësia zgjedhore numër 5: 169 640 58.46 për qind Njësia zgjedhore numër 6: 143.987 46.82 për qind Në nivel republikan, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1056397 qytetarë
Civil në intervistën e dhëne para pak çastes thotë se në një vendbanim të Komunës së Sarajit ka pasur mbushje të kutive. Sipas Civil kjo ka ndodhur diku nga ora 15 dhe se duhet të meren masa për zbardhjen e rastit. https://www.youtube.com/watch?v=rUYjrOwaQK4
Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, jehona e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti deri në ora 10:00 është më e madhe nga ajo e regjistruar në vitin 2014. Krahasuar ndër Njësi zgjedhore fotograÞa është me sa vijon: I 9,80% II 8,63 III 13,32 IV 11,37 V 9,73 VI 5,26 Në 2016: I 11,05% II 9,73 III 11,23 IV 11,38 V 9,05 VI 5,10 Deri në ora 13:00 përqindja është më e madhe për 6 për qind.
Jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar. Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejÞt të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u veriÞkuar. Për më shumë, ALSAT ka dërguar pyetje pranë ministrisë…
Rreth 90 për qind e personave të arrestuar për shkelje të procesit zgjedhor zgjedhore gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë shqiptarë nga radhët e partive në pushtet, kanë njoftuar burime nga MPB, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tyre, deri në fund të ditës do të ketë edhe shumë arrestime tjera, për manipulime që janë dokumentuar, por autorët e atyre manipulimeve tek pritet të arrestohen. LajmTV ka vizituat disa vendvotime. Porosia jonë është që të mos tentohet të bëhen manipulime, sepse ka prezencë të madhe të policisë, të gatshëm për të arrestuar secilin që tenton të bëjë manipulime. Veçmë e…
Shumë votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, ankohen se sot nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, njofton Gazeta Lajm. Në mesin e tyre ka qenë edhe Agon Selmani, djali i kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, njëherit kritikues i ashpër i pushtetit. “E kthyen nga vendvotimi me arsyetim se nuk është në listë. Unë para dy javëve personalisht i kam verifikuar të gjithë anëtarët e familjes nëse gjenden ose jo në listë dhe Agoni ka qenë aty. Sot del se është në mesin e votuesve të kontestuar dhe se nuk është paraqitur me kohë”, deklaroi…