Author: Rilinda

Votimet në Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre. Por ndryshimi i madh është “Besa” që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në…

Lexo më Shumë

Vëzhguesit ndërkombëtar sot në konferencën për shtyp do t’i tregojnë rezultatet e para dhe përfundimet për votimin në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare. Misioni është nismë e përbashkët e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut pranë OSBE/ODIHR, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit evropian. Rezultatet e para dhe përfundimet do t’i tregojnë Roberto Bateli, koordinues special dhe udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, së bashku me Shtefan Shenah, shef i delegacionit të APKE-së, Azaj Guliev shef i delegacionit të AP-së së OSBE-së, Igor Sholtes, shef i…

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot do të kenë mëngjes pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli. Ky lloj i mëngjesit të punës të Këshillit për punë të jashtme të BE-së me Maqedoninë, sikur po bëhet traditë, nëse dihet se në vendin e njëjtë dhe në po të njëjtën kohë, vitin e kaluar u organizua takim identik me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, të cilën gjithashtu e organizuan kolegët e tij Kurz nga Austria dhe Sijarto nga Hungaria.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i ftohtë dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë veriore më tepër përgjatë Vardarit, si dhe në pjesët lindore. Në pjesët veriore dhe perëndimore nga vendi do të ketë kushte për rënien e borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus pesë deri në tre, ndërsa ajo ditore nga gjashtë deri në 12 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperatura të mëngjesit deri në minus pesë dhe ajo ditore tetë gradë. Edhe të martën mot i ngjashëm me erë veriore me depërtim të masës së…

Lexo më Shumë

Arianit Hoxha nga “koalicioni Rilindje me BESË”, kumtoi disa nga rezultatet që ky koalicioni i ka numëruar. “Çairi është bastion i BESËS: 2-1 karshi BDI-së. Fitojmë bindshëm në Kumanovë2kundrejt BDI-s dhe gjithë partive tjera. Me epërsi kemi fituar Zhelinën. Po ashtu një bastion i ri është Studeniçani, nga rezultatet të cilat po numërohen kemi epërsi Tearcë, Butel Gazi Babë. Nga 5 vendvotime në Tetovë të numëruara rezultati final: jemi epërsi bindësi ndaj BDI-së, dhe dy vendvotime që kemi numëruar në Bogovinë dhe Kamjan dhe Pallçisht jemi 3:1 ndaj BDI-së” tha, Arianit Hoxha nga koalicioni “Rilindje me BESË”.

Lexo më Shumë

I falënderojmë të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA dhe të koalicionit “Rilindje me Besë”, të cilët përkundër presioneve dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, nuk u dorëzuan dhe ishin të vendosur ta mbronin votën dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duam të shprehim një falënderim të përzemërt edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk e humbën shpresën dhe besimin, dolën të votojnë dhe ashtu ta ndryshojnë gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë më lejoni që para jush të shpreh edhe disa shqetësime që ndërlidhen me këtë proces zgjedhor, i cili është lënduar rëndë nga…

Lexo më Shumë

Në fshatin Çerkez të Kumanovës janë krijuar tensione në këto momente për shkak se zyrtar i një partie është futur pa autorizim në një vendvotim. Burimet e Gazetës Lajm nga ky fshat thonë se bëhet fjalë për zyrtar të BDI-së, i cili është futur në vendvotim në momentin kur ka filluar numërimi i votave edhe pse nuk është as anëtar i Këshillit e as vëzhgues. Për rastin është lajmëruar policia dhe pritet arritja e saj në këtë vendvotim në shkollën e Çerkezit.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka fituar numër më të madh të votave në fshatin Brezë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga Këshilli votues në këtë fshat. Sipas këtyre burimeve, LSDM ka fituar 108 kurse BDI 92 vota, 39 PDSH, 18 Besa, 14 Sela. Rezultatet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani, në një dalje për media tha se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një morri shkeljes dhe presionesh nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI. Ai numëroi shumë shembuj në lidhje me pengimin e lirë të votës pothuajse në të gjita vendbanimet shqiptare. “Këto shembuj që i cekëm tregojnë se në çfarë kushtet janë zhvilluar këto zgjedhje dhe janë dëshmi se koalicioni ‘Rilindje me BESË’ është dëmtuar jo më pak se 50 për qind nga numri i votuesve”, tha Murtezani.

Lexo më Shumë