Më shumë se 8 orë nuk ka asnjë gjurmë të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, thonë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton tetovasot. Çiçakovski në mesditë shkoi në shtëpi për të pushuar dhe tha se do të kthehet deri në ora 19, dhe se do të mbajë konferencë për shtyp dhe të do të verifikojë mandatet (51 VMRO-DPMNE dhe LSDM 49, BDI -10, BESA 5, Aleanca -3, PDSH – 2), por që atëherë nuk është paraqitur më. “Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por…
Author: Rilinda
Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin “200”, në televizionin“Alsat-M” para nisjes së zgjedhjeve tha se nëse i humbi zgjedhjet nga BDI-ja të paktën me një votë atëherë do të jap dorëheqje. Ai të njëjtën e kishte kërkuar nga Menduh Thaçi kur i humbi zgjedhjet në 2014. Deri sa Thaçi mbrëmë paralajmëroi dorëheqjen tani të shofim a do të realizoj edhe Sela të njëjtën.
Ende nuk ka zgjidhje për familjet rome, të cilëve në muajin gusht ua rrënuan shtëpitë e improvizuara në lagjen e romëve nën Kala. Mbi 70 fëmijë dhe gra shtatzëna çdo ditë po luftojnë për të mbijetuar. Organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë për t’i strehuar diku, thotë zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska. “Kërkuam që posaçërisht të mbajnë llogari për problemin me fëmijët, numri i të cilëve është me të vërtetë i madh, diku më shumë se 70 fëmijë në moshë prej 0 deri 18 vjeç. Ka foshnja, ka gra shtatzëne, që është më të vërtetë shqetësuese dhe konsiderojmë…
Asnjë konferencë për shtyp, asnjë komunikatë asnjë prononcim sot deri në këtë orë kur botojmë këtë lajm nuk ka nga Lëvizja Besa. Nuk e dijmë pse kjo heshtje nga ana e tyre kur tani e kanë momentin të bëjnë presion. Shumë votues të tyre potencial të shrlyer nga lista në Zonën 1, 2 dhe 6-të. Kanë humbur 1-2 deputet të sigurtë. Në malësinë e Tetovës në Bozovcë, Vicë, Xhermë ka indikacione se BDI ka votuar për personat që nuk gjenden në vendlindje. Ka shumë për të bërë …nuk duhet të përfundojnë me festën e mbrëmshme…Beteja vazhdon ende…shqipmedia
Të mëdha janë gjasat që Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të fitojnë edhe nga dy mandate deputetësh, kanë thënë burime pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Kjo për shkak se në disa vendvotime janë falsifikuar procesverbalet dhe rezultatet që kanë shkuar në KSHZ nuk përputhen me rezultatet e konstatuara në Komisionin Komunal Zgjedhor, njofton A1on.mk. Ende nuk dihet se cilës parti do t’i merren këto mandate, mirëpo nëse konfirmohen falsifikimet, LSDM ka gjasa të barazohet VMRO-DPMNE-në, kurse Besa t’i afrohet BDI-së vetëm në një mandat. Ekzistojnë dyshime se ndoshta bëhet fjalë për skenar për vjedhje të organizuar të…
Ziadin Sela, deputet dhe njëri nga krerët e Aleancës për Shqiptarët iu drejtua sot në lidhje direkte të gjithë shqiptarëve. Ai falenderoi për besimin dhe shpalosi kushtet e Aleancës për çdo subjekt që do ketë mundësi për të formuar qeverinë e ardhshme. Sela theksoi se mandatet e Aleancës nuk janë pronë e askujt, por janë vullnet i popullit dhe se Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga kushtet për të cilat edhe ka marrë votat. Gjuha Shqipe zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe Kryetari i Parlamentit janë kushtet kryesore të Aleancës për Shqiptarët për çdo bllok politik, kushdoqoftë ai,…
Ambasadori amerikan, Jess Baily i ka përshëndetur vlerësimet e OSBE-së që përgjithësisht janë respektuar të drejtat themelore zgjedhore, që dalja në zgjedhje ka qenë e lartë, kurse zgjedhjet ishin të qeta, të rregullta, me disa parregullsi të vogla. ”Ne theksojmë shqetësimin e ekipeve vëzhguese për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe e thërrasim qeverinë e ardhshme që të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe t’i zgjidhë problemet strukturore dhe juridike me listën zgjedhore. Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hapi i parë i rëndësishëm për lëvizjen e Maqedonisë drejt dajles nga kriza politike. I inkurajojmë partitë politike që do ta…
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit ishin një hap thelbësor në zgjidhjen e krizës të thellë politike dy vjeçare. Forcat kryesore politike ranë dakord për një varg ndryshimesh ligjore dhe institucionale për të siguruar një fushë ligjore për këto zgjedhje. Fushata ishte konkurruese, por u zhvillua në një mjedis të karakterizuar nga mosbesimi publik në institucione dhe në sistemin politik si dhe akuzat për shtrëngimin e votuesve. Administrata zgjedhore sfidoi me përgatitjet për zgjedhjet dhe tejkaloi një numër të afateve. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi u administruar mirë dhe vazhdoi pa incidente të mëdha”.
Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka një “porosi” për ‘dashamirët’ e Tiranës dhe Prishtinës që janë tronditur nga ‘humbja’ e madhe që ne shqiptarët e Maqedonisë kemi pësuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Ne humbëm mundësinë që edhe më tej të kemi të një parti të fortë si BDI’ja, që të mirën e kryesuesve të saj e barazonte me të mirën e popullit, ne e humbën mundësinë që duke forcuar me votën tonë BDI’në, të forcojmë injorancën, banditizmin, krimin dhe rrugaçërinë partiake, e humbën mundësinë që edhe në të ardhmen, ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, të mbeten…
Analisti dhe publicisti Ramadan Ramadani komenton zgjedhjet e djeshme: Besoj që më vonë numrat saktë do e tregojnë por një meritë e veçantë për këtë rrënim të BDI-së i shkon gruas shqiptare në Maqedoni që me votën, stilolapsin dhe dorën e vet ka marrë hak për nderin e vet dhe nënçmimin që bënin këto disa edepsëza; numrat e para të detajuara nëpër vendvotime shfaqin tendencën se projektimi minimum i votave nga vet klani hidhja-futja është i përgjysmuar. Tamam aq sa edhe vet gratë, nënat, vajzat e tyre si kanë votuar pasi gjithë e dijnë: vota është nder se meriton atë…
Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe komentet e ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Nga të gjitha shkrimet që pata mundësi t’i lexoj për këtë çështje del në pah “shqetësimi për humbjen e mandateve shqiptare” në Parlamentin e Maqedonisë. Fillimisht po tërheq vëmendjen rreth mospajtimeve të mia me qasjen e këtillë ndaj Çështjes shqiptare në Maqedoni. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje politike dhe jo çështje matematike ku numrat kanë vlerë të caktuar. Fatkeqësisht, duke e trajtuar Çështjen shqiptare në Maqedoni si çështje numrash, deputetët e partive politike shqiptare ishin të punësuar në parlamentin maqedonas vetëm si…
Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi, ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk humbën në zgjedhjet e së dielës, por sipas tij, shqiptarët ndëshkuan “Ali Ahmetin, për qeverisje përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për rastin ‘Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike”. Postimi i plotë: Në FYROM ndëshkohen etnonacionalistët e dy blloqeve. Shqiptarët ndëshkuan me vote Ali Ahmetin, për qeversije përfituese me bandat e Nikolla Gruevskit, për ‘Rastin Kumanova’ dhe për parullat e tij kuazipatriotike. Kurse partinë e Arben Xhaferit të drejtueme nga hajgarexhiu kinsepatriot Menduh Thaci, thuajse e nxorën nga historia! Nuk asht e vertetë se shqipatrët janë humbës…

