Author: Rilinda

Zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni, përveç interesit të lartë brenda vendit, por edhe nga faktori ndërkombëtar sollën edhe risi në skenën politike të vendit. Kjo risi lidhet me përfshirjen e shqiptarëve në listat e kandidatëve për deputetë në radhët e partisë opozitare maqedonase LSDM. Ish-gazetari shqiptar Muhamed Zekiri për AA ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni lidhur me zgjedhjet parlamentare. Ai ka fituar mandatin e deputetit duke garuar si kandidat për një parti politike maqedonase, e cila për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë është votuar masivisht në vendbanime etnikisht të pastra shqiptare. Në intervistën…

Lexo më Shumë

Analisti Alajdin Demiri deklaron për portalet maqedonase se liderët e PDSH-së dhe BDI-së i kanë dobësuar këto parti, prandaj edhe janë ndëshkuar me votë. Ndërkaq, për Lëvizjen Besa thotë se është gjak i ri në elektoratin shqiptar. Sipas tij, rezultati i dobët i PDSH-së dhe BDI-së duhet të jetë një kthjellje për liderët e tyre, ndërkaq votuesit treguan se çfarë mendojnë për politikat e këtyre dy partive. Demiri e konsideron daljen e vogël të shqiptarëve në zgjedhje si një ankesë për partitë politikë, parasegjithash për BDI-në dhe PDSH-në.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet në Maqedoni nuk sollën zgjidhje çfarë shpresohej. Kriza disavjeçare edhe pas zgjedhjeve mbetet në binaret e njëjta, praktikisht vendnumëruese. Elektorati në Maqedoni nuk arriti që ta ndëshkojë plotësisht koalicionin VMRO-DPMNE & BDI, ndonëse pushteti i deritashëm ka përjetuar goditje të fuqishme, praktikisht knock down nëse do të shpreheshim me gjuhën e boksit, dhe kjo vlen sidomos për BDI-në dhe shefin e saj Ali Ahmetin. Përqindja dhe deputetet e BDI-së në Kuvendin e ri do te jenë të përgjysmuar, por edhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë do të jenë numerikisht për 9 mandate më pak (!), gjë që meriton…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, BDI ka pasur 64 për qind të votave shqiptare. Ndërkaq në zgjedhjet e fundit ajo ka përjetuar një rënie drastike duke marrë vetëm 37 për qind prej tyre. Ja dhe tabela: Zgjedhjet 2014 Zgjedhjet 2016 BDI- 37 për qind BDI- 37 për qind PDSH- 28 për qind PDSH- 13 për qind RDK- 8 për qind BESA- 24 për qind PPD- 0 për qind “Aleanca për shqiptarët”- 15 për qind BESA / LSDM- 11 për qind “Aleanca për shqiptarët / PPD- 0 për qind

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, mbrëmë vonë dolën me vlerësim pozitiv për zgjedhjet e qeta parlamentare në Republikën e Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kërkuan që fituesit e zgjedhjeve të formojnë qeveri, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive. “Këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare ishin elementi kryesor i marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Ato i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjatë politike dhe bashkimin për…

Lexo më Shumë

LSDM-ja nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rezultatet e para jo zyrtare të publikuara nga KSHZ-ja në lidhje me mandatet, tregojnë se gjithçka është e paqartë dhe se një numër i vogël i votave janë vendimtare në disa njësi zgjedhore. “Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, liri është realizuar në kushtet të parregullsive të shumta dhe presioneve në periudhën parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve. Këto probleme të cilët ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve, janë konstatuar nga vëzhguesit e procesit zgjedhor. Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KSHZ një është e qartë. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski ka mbaruar.…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së dhe ‘Aleanca për Shqiptarët’, ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve por ka fituar kundër padrejtësisë që i është bërë atij dhe ‘Aleancës për Shqiptarët’ prej faktorit maqedonas por edhe atij shqiptar në Maqedoni. Ai ka thënë se ka pasur një presion të madh prej të gjitha anëve si prej faktorit shqiptar sikur është BDI dhe Ali Ahmeti, derisa për Menduh Thaçin ka thënë se ai duhet ti mbetet vetëm historisë dhe se duhet me ecë nga PDSH-ja. “Unë jam përcaktuar për dy mandate dhe se dje kam humbur mandatin e…

Lexo më Shumë

Duke folur për zgjedhjet e Maqedonisë në emisionin “Opinion” , Baton Haxhiu tha se kur flasim për Maqedoninë është mirë për të provuar shtetin Maqedonas, “për të ndërtuar një shtet qytetarë. Nëse edhe kjo nuk ndodh ky shtet nuk ja vlen me ekzistu me. Nëse 40 mijë shqiptarë kanë përcaktuar një parti maqedonase që të fitoj zgjedhjet, ose të pretendoj të fitoj zgjedhjet duhet të ndryshoj ritmin politike, nëse si arrin këto ky shtet nuk vlen të ekzistojë më”, është shprehur Baton Haxhiu./opinion.al https://www.youtube.com/watch?v=lvABeFCTajY

Lexo më Shumë

Xhelal Neziri, analisti nga Maqedonia ka folur për zgjedhjet në Maqedoni duke thënë se ka qenë një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht. “Mendoj se në këto zgjedhje kishte një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht. “Për herë të parë kemi një parti që njihet si qytetare, por që dominohet nga maqedonasit ka fituar 40 mijë vota të shqiptarëve dhe disa vende që njihen si bastione të BDI-së dhe në vendet ku ka nisur konflikti i vitit 2001”. Neziri ka thënë në emisionin Zona B në Klan Kosova se ky…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën për shtyp shpalli rezultatet përfundimtare për mandatet e fituara të partive politike të cilat garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor. Numri i mandateve është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: VMRO-DPMNE – 8 LSDM -10 BDI – 1 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 2: VMRO-DPMNE – 9 LSDM – 8 BDI – 2 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 3: VMRO-DPMNE – 11 LSDM – 9 Njësia zgjedhore numër 4: VMRO-DPMNE – 10 LSDM – 10 Njësia zgjedhore numër 5: VMRO-DPMNE – 9 LSDM…

Lexo më Shumë

Dhjetëra përkrahës të OBRM-PDUKM-së janë mbledhur në hyrje të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasi që kanë kuptuar se në ora 21 do të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje. Kjo ka shkaktuar edhe shtimin e pranisë policore, ndërkaq gazetarët janë drejtuar në një hyrje tjetër të KSHZ-së. Nuk dihet arsyeja e ardhjes së këtyre simpatizantëve, por shpekulohet se po tentohet të bëhet trysni mbi KSHZ-në.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin një befasi për të gjithë. Rezultate të ngushta mes partive kundërshtare dhe një e nesërme e mjegulluar. Katër parti shpallën fitore dhe dy u dëshpëruan nga rezultati. Numrat tregonin fitoren e sërishme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por dy partitë opozitare LSDM dhe BESA nuk pranonin të quhet humbje. LSDM-ja tha se ata janë fitues pasi e kanë ndarë në dysh regjimin, ndërsa BESA ka fituar bastionet kryesore të BDI-së dhe me një dallim të vogël votash, ia ka përgjysmuar votat e zakonshme ksaj partie. Në këtë situatë, skena politike u nda në dy pjesë, fituesit…

Lexo më Shumë