Author: Rilinda

Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së. Protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”. Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. Po dëgjohen thirrje “Maqedoni, Maqedoni” , “Hajdutë” dhe thirrje tjera. Ndërsa në kore kanë vazhduar edhe këngët patriotike. Shumica prej tyre janë përkrahës të VMRO-DPMNE, edhe pse ata nuk po mbajnë flamuj partiak.…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani ka refuzuar dy ankesa të LSDM-së për vendvotimet në komunën e Tearcës, në zonën e gjashtë zgjedhore. Ankimimet për këto vendvotime kanë të bëjnë me të dhënat e pretenduara dhe mospërputhje me numrin e votuesve të shpërndarjes së votave, transmeton TetovaSot. KSHZ do të vendosë edhe mbi pesë ankesat e mbetura të paraqitura nga LSDM-së, dhe një nga Lëvizja BESA. Për momentin seanca e KSHZ-së është ndërprerë për shkak të protestës së VMRO-DPMNE-së para selisë së KSHZ-së.

Lexo më Shumë

Serbia në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare ka filluar t’i kthejë në drejtim të Maqedonisë emigrantët të cilët për një kohë më të gjatë nuk mund të kalojnë nga territori serb në Hungari dhe në Kroaci. Vetëm në muajin nëntor janë kthyer 1.150 persona. Në pranverë me rritjen e temperaturave pritet të rritet fluksi refugjatëve. “Ata njerëz janë lodhur maksimalisht. Atë që ne mund ta bëjmë për ata është t’u japim një përgjigje humane në këto momente, por në asnjë situatë nuk mund t’i pranojmë në kampe”, u shpreh Goran Stojanovski, udhëheqës i kampit në Tabanocë.

Lexo më Shumë

Kreu I LSDM-së Zoran Zaev, sot nga qyteti I Manastiri bëri thirrje për qetësi deri sa institucionet kompetente të publikojnë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas tij, llimisht rezultatet zyrtare duhet të publikohen nga Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve ndërsa më pas nëse ka nevojë duhet të proncohet edhe Gjykatat Administrative. Zaev bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Gruevskin. Megjithatë ai tha se Gruevski nuk do të mund të formojë qeverinë e re edhe nëse partia e tij do të ketë deputetë më tepër se LSDM-ja. “Unë nuk do të komentojnë hapat e mëtutjeshëm. Le të presim që institucionet…

Lexo më Shumë

Të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave” janë ndjekur komunikimet në mënyrë jo ligjore. Alsat M mëson se pjesëtarët e këtij grupi janë përgjuar vetëm përmes telefonit dhe jo përmes dyshimeve të bazuara për vepër penale dhe me urdhëresë të Prokurorisë për ndjekje në bazë të emrit dhe mbiemrit të personit. “Këto përgjime kanë qenë të jashtëligjshme. Ligji për procedurën penale, neni 257, paragrafi 1, e parashikon që çdo përgjim që bëhet me urdhër të Prokurorisë Publikë dhe të gjykatësit të procedurës paraprake, duhet patjetër të mbaj emrin dhe mbiemrin e personit që duhet të jetë në këto masa të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Rilindjes me BESË, Admirim Haliti edhe pse për rreth 100 vota nuk arriti të bëhet deputet, është shpallut hero i zgjedhjeve 2016. Në Rilindje me Besë thonë se falë tij, shqiptarët e kanë të qartë bashkëpunimin e fshehtë VMRO-BDI-PDSH, që u demaskua sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “Admirim, ti sot nuk je deputet, sepse ashtu deshën dy argatët shqiptarë të VMRO-DPMNE-së në KSHZ. Ata ta vodhën mandatin ty dhe ia dhuruan Gruevskit. Sidoqoftë, ti je fitues moral i këtyre zgjedhjeve dhe unë mburrem me ty. Me bashkudhëtarë si ti gjithnjë ia vlen. Të faleminderit që je në këtë…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tani njihet si një ndër liderët më interesant në vend dhe rajon. Thaçi qëndrimet e tij i ndërron brenda 24 orëve dhe bëhet pishman për atë që vet e thotë. Ai ditën e zgjedhjeve ku pësoi debakëll nga humbja mbi 70% të votave dhe mbeti me dy deputet u shpreh se këto zgjedhje ka humbur BDI-ja ndërsa ka fituar Lëvizja BESA dhe PDSH-ja ia falë deputet BESËS pa asnjë kusht. Nuk shkoi as 24 orë kryetari i Studeniçanit Azem Sadiku dhe një herit edhe sekratar i përgjithshëm pas deklaratave të Thaçit u shpreh se lideri…

Lexo më Shumë

“VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Nikolla Gruevskit sigurojnë pozicione rezervë deri sa janë në pushtet”,- deklarojnë nga LSDM. Petre Shilegov nga LSDM ka deklaruar se në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, Antoio Milloshoski nga VMRO e ka ngrirë pozicionin e noterit, edhe pse asnjëherë nuk ka filluar të punojë. “Sipas Ligjit për noter, numri i noterëve në Maqedoni është i kufizuar. Me këto keqpërdorime, Milloshoski ka dëmtuar edhe noterët e tjerë të zgjedhur e jo të emëruar, por i njëjti ka dëmtuar edhe qytetarët. Nëse Milloshoski nuk heq dorë nga vendimi për noter, atëherë ministri i Drejtësisë…

Lexo më Shumë

Në adresën elektronike të Gazetës Lajm gjatë tërë ditës sot kanë arritur pyetje me të njëjtën përmbajtje: A po ndikon Sasho Mijallkovi në rrrjedhën e sotme të votimeve në KSHZ? Pyetja e tyre ndërlidheshin me bombat e publikuara nga opozita maqedonase, por edhe nga rrjedha e sotme e debatit për ankesat e Lëvizjes BESA, kur anëtari i propozuar nga BDI, Subhi Jakupi, herë-herë radikaloziohej më shumë se anëtarët e propozuar nga VMRO-DPMNE, kundër këtyre ankesave.

Lexo më Shumë

“Vota për partinë opozitare maqedonase ishte një ndëshkim për partitë shqiptare sepse nuk kanë punuar për këtë vend. Këtë na e thotë, Abdullah Demiri një mjeshtër i gomave në Haraçinë. Sipas tij, shumë banorë kanë pasur arsyet e tyre që nga pakënaqësia ndaj partive shqiptare, të votojnë LSDM në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Nuk kanë punësuar, asnjë nëpër puna dhe vet kryesia dhe disa persona që kanë lidhje punësohen. Këtu në Haraçinë nuk ka punësime tjera dhe vet kryesia e Ali Ahmetit dhe kryesia e Haraçinës e kanë bërë punën për me votu për Zoran Zaevin dhe i vetmi jam…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar vlerësimi i jashtëzakonshëm i gjykatësve. Vlladimir Pançevski ish kryetari i Penales mori vlerësim të lartë nga Këshilli gjyqësor, mëson Alsat –M. Në këtë mënyrë, Pançevski arriti ta përmirësoj notën negative, e cila e pengonte të rizgjidhet kryetar i Gjykatës Penale. Nuk dihet kur do të caktoj Këshilli mbledhje për ti publikuar detajet lidhur me vlerësimin e gjykatësve. Pasi t’i marrin notat, gjykatësit do të kenë të drejtë ankimimi në afat prej 8 ditësh. Burime nga Këshilli Gjyqësor njoftojnë se gjatë votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Penale dhe Supreme, rol kryesor do të kenë anëtarët…

Lexo më Shumë

Në vetëm pesë vjet, 600 mjekë janë larguar nga vendi. Arsye për këtë, sipas hulumtimit të “Heldgruper” të kryer në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë është situata politike në vend, mundësitë për zhvillim profesional, pagat më të larta dhe një jetë më е mirë për familjet, transmeton Alsat M. Matematika e “Heldgruper” tregon se një mjek për të përfunduar arsimin, shteti investon në të rreth 60 mijë euro. Me largimin e 600 mjekëve jashtë vendit, Maqedonia përveç se ka humbur një staf të specializuar dhe të nevojshëm mjekësor, për pesë vjet ka humbur 36 milionë euro. Ekspertët kërkojnë ndryshimin…

Lexo më Shumë