Author: Rilinda

I nderuar z. Sadri Ramabaja! Postimi juaj në Facebook në lidhje me Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” në Shkup na ka indinjuar thellë dhe shprehim shqetësimin për shpifjet që bëni në llogari të këtij institucioni dhe anëtarëve të Bordit Këshillues pranë Fondacionit. Ajo që na shqetëson nuk jeni ju vetëm ju si person, por edhe institucioni që përfaqësoni si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Ta cilësoni Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC), ashtu siç shpreheni tekstualisht, “boshtin e rrymës neotomane” jo vetëm që është shpifje…

Lexo më Shumë

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të vendeve të Kartës së Adriatikut – Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara që mbahet në Zagreb. Pritet që në takim, ministrat e jashtëm të shkëmbejnë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë dhe sfidat aktuale politike në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euro-atlantike në rajon. Në takimin ministror të Republikës së Maqedonisë do të marrë përsipër kryesimin e Kartës së Adriatikut.

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, Valentina Bozhinovska përdori një retorikë kërcënuese duke thënë se tubimi para KSHZ-së është mbrëmja e thikave. “ Ti përshëndes mbrojtësit, kjo mbrëmje është mbrëmja e thikave, kjo mbrëmje është ose e urtësisë ose e budallakisë së një njeriu. Tradhtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaev. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër popullit shqiptar. Mos harroni se edhe për Bajram edhe për Pashkë vijnë dhe urojnë. Zoran Zaev a po shtyhesh me VMRO-DPMNE-në se do të fitoni popull, do ta fitoni Maqedoninë. Shtëpia jonë do të jetë para KSHZ-së, me shatora.…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve në 24 orët e kaluara në Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material. Siç informoi për MIA-n, Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në SPB – Shkup, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar pesë drejtues të cilët kanë lëvizur me automjetin me shpejtësi më të madhe prej shpejtësisë së lejuar, tre drejtues janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy drejtues nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, si dhe 11 drejtues të cilët e kanë drejtuar…

Lexo më Shumë

Si duket kritikat ndaj ambasadorit Jess Baily në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Sipas portalit mn.mk, administratorët ‘Maqedonia mbështet Donald Trump’ kanë drejtuar përsëri kritika ndaj Baily-t. ‘Ne administratorët maqedonas në faqen e popullarizuar në Facebook ‘Maqedonia mbështet Donald Trump’ e cila i ndihmoi Trump-it për të arritur fitoren e dëshiruar. Opinioni i Maqedonisë është i zhgënjyer nga ambasadori amerikan se më 20 janar kur zyrtarisht Donald Trump do të merr pushtetin në duart e tij në Amerikë, ajo datë 20 janari do të jetë dita e fundit e e ambasadorit Jess Bailey në Maqedoni. Jess Bailey ishte i njohur…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë 4 nga 8 ankesat e parashtruara nga Lëvizja Besa për parregullsi në disa vendvotime në njësinë zgjedhore 2, rajonin e Haraçinës dhe atë Likovës,si dhe në njësinë zgjedhore 6, që përfshin disa vendvotime në rajonin e Tetovës. Komisioni do të shqyrtojë gjatë ditës edhe ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, që kanë të bëjnë me parregullsitë në njësinë zgjedhore numër 6, ku kjo parti pretendon se në formë të paligjshme i është marrë të paktën një deputet. Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur protesta para…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale duhet të fillojë gjykimi për dhunën e porositur ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013. Sipas PSP-së, i akuzuari…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot do të prezantojë Plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit, Planin afatshkurtër për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit dhe Kadastrën e integruar të ndotësve të mjedisit jetësor në qytetin e Shkupit. Në prezantim do të merr pjesë edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ndërsa janë ftuar edhe të gjithë 17 kryetarët e komunave në rajonin planor të Shkupit, të cilët kanë kompetenca në sferën e mbrojtjes së ajrit nga ndotjes.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora tre e gjysmë të mesnatës ka ndërprerë diskutimin publik për parashtresat e ngritura nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor. Vazhdimi i seancës së planifikuar gjatë ditës së sotshme. Mbrëmë rreth orës 22 dhjetëra aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë protestuar para selisë së KSHZ-së në Shkup, të nervozuar me diskutimim për verifikimin e vendvotimeve. Kujtojmë se dje Lëvizja Besa ka reaguar pas refuzimit të ankesave të saj nga ana e KSHZ-së, në lidhje me parregullsitë që ajo i kishte dorëzuar për disa vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë

Për mua është e qartë, siç është e qartë edhe për qytetarët e Maqedonisë se nuk ka absolutisht asnjë argument ligjor për këto ankimime që janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, theksoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov të, i cili ishte mysafir në lajmet e televizionit Sitel, transmeton TetovaSot. “Jo rastësisht them reinxhienieri, sepse ka indikacione serioze se ka qenë inxhinieri serioze në ditën e zgjedhjeve, këtë e konfirmojnë edhe rastet në Koçani, ku anëtarët e LSDM-së kanë punuar për ryshfet të votuesve dhe raste të konfirmuara në Strumicë, ku gjithashtu kishte vepër penale, këtë e…

Lexo më Shumë

Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së. Protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”. Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. Po dëgjohen thirrje “Maqedoni, Maqedoni” , “Hajdutë” dhe thirrje tjera. Ndërsa në kore kanë vazhduar edhe këngët patriotike. Shumica prej tyre janë përkrahës të VMRO-DPMNE, edhe pse ata nuk po mbajnë flamuj partiak.…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani ka refuzuar dy ankesa të LSDM-së për vendvotimet në komunën e Tearcës, në zonën e gjashtë zgjedhore. Ankimimet për këto vendvotime kanë të bëjnë me të dhënat e pretenduara dhe mospërputhje me numrin e votuesve të shpërndarjes së votave, transmeton TetovaSot. KSHZ do të vendosë edhe mbi pesë ankesat e mbetura të paraqitura nga LSDM-së, dhe një nga Lëvizja BESA. Për momentin seanca e KSHZ-së është ndërprerë për shkak të protestës së VMRO-DPMNE-së para selisë së KSHZ-së.

Lexo më Shumë