Murtezani: Ali Ahmeti mezi arriti ta shpëton kësaj herë BDI Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa në emisionin “Studio e Hapur” në gjuhën shqipe I cili emitohet në tv nova, ka pohuar se rezultati I Lëvizjes Besa nuk duhet të shihet si senzacion por si rezultat real dhe I pritshëm. Murtezani ka pohuar se rezultatet e lëvizjes Besa mund të lëvizin për të mirë, dhe në rritje të numrit të deputetëve. Përfaqësuesi politik I Lëvizjes Besa, poashtu ka pohuar se subjekti I tij politik në këto zgjedhje ka vendosur një standard të ri, sepse pikërisht Lëvizja Besa gjatë fushatës zgjedhore ka…
Author: Rilinda
LSDM-ja ka reaguar pas refuzimit të gjithë ankesave të saj nga ana e KSHZ-së. Nga LSDM thonë se me vendimet që i solli KSHZ-ja, tregoi se nuk është në nivel serioz të punës që e ka në lidhje me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. “Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe t’a respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Për kundër gjithë asaj që ndodhi, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetë, dhe ata ndryshime tanimë po ndoshin, nuk ka më vend në politikë për persona si Nikolla Gruevski, dhe OBRM-PDUKM po shkon në opozitë”,…
Thirrjet e djeshme ultranacionaliste dhe antiperëndimore përballë KSHZ-së nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dëshmojnë edhe orientimin më të saktë politik të VMRO DPMNE-së si parti, por edhe të qeverisë që ai ka drejtuar bashkë me BDI-në. Partia e njeriut që qeverisi deri më tani, i prirë nga politika diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, me gjuhën e përdorur ndaj ambasadorëve të shteteve mike, siç është gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së, dëshmon se Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre…
Për ta përmirësuar gjendjen ekonomike, së pari, kërkohet vullnet politik, së dyti procesi duhet të marrë viktima. Duhet dikush ose te gjithë në t’i shtrëngojmë dhëmbët që të krijojmë platformë për sukses më të madh. Kështu është shprehur në intervistën javore të REL, profesori Nikolla Popovski.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në këtë takim, kryeopozitari ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjë që do të ndikonte në avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të “Marrëveshjes së Ohrit”, e në veçanti çështjen e gjuhës. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se, përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit” dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë…
Vijon afati prej 24 orëve për padi rreth vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Sipas parajmërimeve, është pritur mbrëmë që shërbimi juridik i KSHZ-së t’i hartojë dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13-të ankimimet e BESË-s dhe të LSDM-së për të cilat tashmë është marrë vendim. KSHZ-ja sot do të marrë vendim për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja njëherit edhe i fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë…
Rijadi, 18 vjeçari nga Llopati i Kumanovës dëshiron që të sheh botën sikur moshatarët e tij. Nga mosha 1 vjeçare mbi 90 për qind ka humbur shikimin. Edhe pas 5 operacioneve, nuk kishte rezultate, ndërsa tani rrezikon ta humbë të gjithë shikimin, njofton televizioni 21. “Tash duhet ta kryej edhe një operacion tjetër, kanë thënë operacionin e fundit kur e kam kryer ta bëj edhe një për ti ndërruar thejrrësat brenda, sepse kur i kisha 5 vjet më kan vendosur thjerrëza”, u shpreh Rijad Sulejmani. Mes lotëve të nënës së Rijadit ka pak shpresë, se djalit të saj një ditë…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, por i ftohtë. Gjatë ditës do të ketë re të pakta me dhe do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veri-perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -13 deri -3, ndërsa ato ditore prej 4 deri 10 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të jetë mot i ngjashëm ne temperatura ditore deri 8 gradë celsius.
Të mos lejojmë asnjë lloj provokime sidomos nga ata që për dhjetë vite shkatërruan Maqedoninë, koha e tyre kaloi, shkruan lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. “Institucionet punën e tyre duhet ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nga vendimet e KSHZ dhe Gjykatës themelore nuk varet se kush do të formojnë Qeverinë, por janë të rëndësishme e vërteta dhe faktet. Qytetarët me shumicë votash, më shumë se 600 mijë votuan për ndryshime. Ndryshimet do të ndodhin pa parë parasysh se sa rëndë i vjen VMRO-së që ta pranojë këtë. Ndryshimet janë të mira…
Protestuesit e VMRO-DPMNE janë shpërndarë në mbrëmje të gjithë, pasi që lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski ka mbajtur fjalim dhe pasi që është shqiptuar vendimi i fundit i KSHZ për anulimin e ankesës së LSDM. Pas shpërndarjes së tyre kjo ka ngelur në hapësirën pranë ndërtesës së KSHZ.
Azam DAUTI Tashmë, në Maqedoni dhe më gjerë, temë kryesore është kush do të formojë qeverinë, si dhe cilat parti do ta përbëjnë atë?! Në shikim të parë numrat e deptutetëve (VMRO 51, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca 3 dhe PDSH 2) nuk i japin komoditeti asnjërës palë. Mirëpo, në aspektin e platformave politike, është shumë e qartë, se kush me kë duhet ta bëj qeverinë. Pra, nëse janë platformat politike, ata që i bashkojnë subjektet politike, nuk ka dilemë se koalicioni qeveritar është shumë i qartë dhe proevropian. Mirëpo, duke pasur parasysh që në shqyrtimin e ankesave…
Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, i propozuar nga BDI-ja, dal ngadal po e tejkalon me skandale Filip Petrovskin. Gazetarë të cilët e kanë përcjellë seancen e sotme të KSHZ-së janë habitur kur Jakupi ka kërkuar nga një grua shqiptare që mos të flasë shqip por maqedonisht. “Fol maqedonisht, a nuk din të flasësh maqedonisht”, i është drejtuar Jakupi asaj. Kjo kërkesë e Jakupit është transmetuar edhe në transmetimin direkt që ka shkuar nga seanca.

