Author: Rilinda

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në DIbër, kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, doli me një deklaratë të fuqishme, ku i’u drejtohej partive të tjera të bëjne ato çka kanë premtuar. Kryetari aktual i komunës Dibër në zemërim e sipër i’u drejtua Lëvizjes BESA që të rregullontë çështjen e deponisë në Dibër. Pas reagimit të Aleancës për Shqiptarët, reagon edhe Këshilli komunal i Lëvizjes BESA me një kërkesë zyrtare drejtuar komunës së Dibrës ku kërkon që komuna më së voni deri në fund të muajit Janar 2017, të ketë zgjidhur çështjen e deponisë në DIbër, detyrë kjo e…

Lexo më Shumë

Deri me 9 janar presidenti Gjorgje Ivanov duhet që ta ndaje mandatin ndaj kandidatit të partisë ose partive që do të ketë sukses të mbledh 61 nënshkrime se e ka shumicën për të formuar qeveri. Pas konstituimit të Parlamentit të ri, gjegjësisht verifikimit të mandateve të 120 deputetëve është plotësuar kushti ligjor që të nis të rrjedh afati për formimin e qeverisë së re. Presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë së re t`ia dorëzoje kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që e kanë shumicën në Parlament.

Lexo më Shumë

Njërit prej televizioneve nacionale së fundi i është bllokuar llogaria bankare për shkak të borxheve. Portali Dokazm ka thënë se bëhet fjalë për televizionin Kanal5 me pronar Emil Stojmenov. Atij i është bllokuar llogaria për shkak se nuk kanë shlyer borxhet për serialet e blera. Sipas portalit, kjo ka bërë që ti bllokohet llogaria dhe se siç shkruhet nuk ka më kush t’ia mbrojë interesin. Kjo situatë ka bërë që punëtorët e këtij televizioni të ngelin pa rroga. Por nga Kanal5 nuk kanë komentuar këtë shkrim të këtij portali. Kanal5 konsiderohet si përkrahës i deritanishëm i politikave të qeverisjes së…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë kanë lindur mbi 29 mijë foshnje. Mes tyre sipas të dhënave të Drejtorisë për evidencë të librave amë, emri më i shpeshtë tek foshnjet vajza ka qenë Sara, Jana dhe Kalina, ndërsa tek meshkujt Tadej, Mihail dhe Jovan. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në muajin dhjetor të vitit 2016 janë lindur 1,763 foshnje, me emrat më të shpeshtë Marko dhe Jana.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare vitin 2016 e vlerësoi si shumë të ligë, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Në fjalimet tradicionale të Vitit të Ri, fjalim mbajti sekretari i PDSH-së, Azem Sadiku, i cili tha se edhe faktorë të jashtëm edhe të brendshëm kanë punuar kundër PDSH-së, dhe me këtë sipas tij edhe kundër interesave të shqiptarëve. “Kemi thënë se kjo lufët nga qendra të ndryshme që bëhet kundër shqiptarëve në Maqedoni, identifikohet si lufët me dekada kundër PDSH-së, sepse ata qendra e dijnë se sa më e dobët që është PDSH-j, aq më lehtë i realizojnë qëllimet e tyre…

Lexo më Shumë

Ejup Tusha është tanimë disa vjet i punësuar në Spitalin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup dhe posedon vendim pune si punëtor profesional i sigurimit mirëpo Vitin e Ri nuk do t’a pres ashtu. Me një vendim të shpejtë dhe pa arsye ai kalon nga posti i lartpërmendur në punëtor pastrues. Siç thotë ai, shkaku se nuk kishte votuar BDI-në dhe se kishte shprehur haptazi simpatinë ndaj “Rilindje me Besë” dhe se do votonte për atë bëri të mundshme këtë shkarkim pune, përcjell Lajm. Ejup Tusha, shpreh revoltën edhe në facebook : “Ja paketi i BDI -se per vitin e ri…

Lexo më Shumë

Po mbahet në fshehtësi drafti zyrtar që u shtrua një ditë më parë në tryezën e përbashkët të thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive shqiptare nga Shkupi. Në mungesë të dokumentit zyrtar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti numëroi disa nga pikat që përfshin drafti por nuk qartësoi nëse është diskutuar edhe për formimin e një ministrie për komunitetet në qeverinë e re, siç përflitet në disa media transmeton Alsat. “Nuk është diskutuar as për ngritje të ndonjë ministrie, ka ide për organizimin e ri në të ardhmen dhe kjo duhet të shihet, të trajtohet dhe të vlerësohet…

Lexo më Shumë

Skender Rexhepi-Zejdi Në fillim këta të BDI-së mungesën e tyre në debate e arsyetonin që Lëvizja BESA është “parti e vogël”, “pa adresë”, “nuk dihet a është shoqatë apo parti”, por tash pasiqë Lëvizja BESA u etablua si parti serioze parlamentare, vallë pse tash ata u shmangen debateve me përfaqësuesit tanë. Fjala bie, Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së në një debat pranoi të jetë me përfaqësuesin e LB-së (Skender Rexhepi-Zejdi), por pas debaklit të tij në debatin e parë, ai në debatin e dytë u fsheh kinse ka qenë në punë, ndërsa mbrëmë në debatin te “Rruga Drejt” siç duket…

Lexo më Shumë

Mot të ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe të ftohtë kemi sot në Maqedoni. Reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe Llazaropole. Shtresë të borës ka në Pretor – 3 centimetra, Krushevë 5, Mavrovë 13 dhe Llazaropole 16 centimetra. Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Mavrovë -11, Krushevë dhe Llazaropole -10, Berovë dhe Gjurishte -7, Puzharan, Pretor, Ohër, Topollçan dhe Dibër -6, Tetovë -5, Vinicë, Prilep dhe Kriva Pallankë -4, Manastir -3, Kumanovë, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë -2, Shkup -1, Dojran 0 dhe Gjevgjeli 1 gradë. Gjatë ditës moti do të jetë me…

Lexo më Shumë

Pritet që në çdo moment të fillojë mbledhja e sotshme. Ky është rendi i ditës të cilin e siguroi gazetari i Portalb.mk. Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski. Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski. Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të…

Lexo më Shumë

Një punëtori mekanike në Shkup është përfshirë nga akët e zjarri për arsye ende të pa qarta. Menjëherë në vendngjarje kanë arritur autoritet përkatëse të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe ta shuajnë atë. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar

Lexo më Shumë

am qytetare e lirë dhe nuk përfaqësoj asnjë subjekt e lirë, porositi Ermira Mehmeti, ish deputete e BDI-së, me anë të qëndrimi të saj të shprehur në rrjetin social facebook, transmeton Portalb. “Dëshiroj të informoj opinionin se duke filluar nga sot, publikisht dorëhiqem nga të gjitha funksionet e mia politike në Bashkimin Demokratik për Integrim”, është shprehur Mehmeti.

Lexo më Shumë