Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, ka thënë se Greqia do të bllokojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë për sa kohë që kjo nuk pranon ndryshimin e emrit kushtetues. Koxias konsideron se çështja e emrit ka rëndësi parësore në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se pa u zgjidhur kjo çështje është e kotë të pritet integrim i Maqedonisë në NATO dhe BE. “Masat e marra për përmirësimin e marrëdhënieve janë të mirëseardhura por duhet të gjendet zgjidhje definitive”, ka thënë Koxias. Kujtojmë se në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit Maqedonia nuk arriti të anëtarësohet në NATO sëbashku me…
Author: Rilinda
Arsimi shqip në Maqedoni edhe në vitin 2016 nuk bëri ndonjë progres të madh, pasi që problemet të cilat datojnë me vite edhe këtë vit që lëmë pas nuk u menjanuan. Arritje më e madhe e 2016 për arsimin shqip ishte hapja e një universiteti të ri shqip mirëpo edhe kjo arrije u bë me shumë mangësi. E para, ky universitet u ballafaqua me mungesë kuadri si dhe me mungesë buxheti dhe hapësire, të cilat u premtua që do të zgjidhen ne 2017-ën. Gjithashtu shumë shkolla shqipe ngelën të pa renovuara si dhe pa ndërtuara gjatë vitit që lamë pas.…
Muhamed Halili nga PPD-ja shkruan se po qe se lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela nënshkruan një marrëveshje me Ali Ahmetin do të devijonte nga platforma e tij parazgjedhore. “Poqese ndodh që Sela i “Aleancës për shqiptarët” (pa Vejselin të cilin edhe ashtu e ka përfaqsuar në takim Ali Ahmeri !) të nënshkruaj këtë të ashtuquajtur “Memorandum” atëherë del se devijon nga platforma e tij parazgjedhore me shtet dykombësh dhe gjuhë zyrtare shqipe prej Struge deri në Gjevgjeli e Strumicë sepse pas kësaj ai do të angazhohet “…për, përfshirjen e parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të…
Nëna më e re në vitin 2017 është nga Kavadari. Ajo dje solli në botë një djalë të shëndetshëm. Komuna e Kavadarit tha se fëmija i parë që ka lindur është mashkull. Bëhet fjalë për lindje me ndihmën e prerjes cezariane, me ç’rast në botë u sollë një djalë i shëndetshëm. Gjatë ditës së djeshme në spitalin e përgjithshëm në Kavadar kanë lindur pesë foshnja. Dy foshnja kanë lindur me prerje cezariane dhe tre spontane. Doktori Branko Popov, shefi i repartit të gjinekologjisë, tha se nëna më e re e atyre që kanë lindur dje dhe në mënyrë spontane, është…
Të hutuar dhe në pritje. Nxënësit e shkollave të mesme nuk e dinë nëse do të formohet qeveri e re që do ta shfuqizojë testimin ekstern apo gjithçka do të mbetet si më parë, transmeton Alsat-M. Maturantët do të duhet të testohen në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Por, nga Unioni i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme thonë se ende askush nuk i ka njoftuar çfarë konkretisht do të ndodhë, as nga ministria, e as nga shkolla. Profesori Dushko Stojanovski nga plenumi i mësuesve, thotë se nëse mbahet testimi ekstern nga fundi i janarit dhe më pas qeveria…
Kushtetuta është e qartë. 10 ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, kreu i shtetit i jep mandatin kreut të partisë apo koalicionit që arrin të sigurojë të paktën 61 deputetë. Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Profesori universitar Bekim Kadriu për RTVM thotë se në këtë moment është e paqartë se kush do të jetë mandatari I ardhshëm por duke pasur parasysh afërsinë me VMRO-DPME-në, presidenti Ivanov mund edhe t’ia japë mandatin NIkolla Gruevskit, si lider I partisë me më shumë deputetë, edhe…
Reshje lokale të shiut dhe borës paralajmëroi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) për nesër nga fundi i ditës dhe të mërkurën. Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore. Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës. Të…
Pesëmbëdhjetë vjeçari nga Fshati i Fëmijëve është denoncuar dje si i humbur, thekson policia. Dje në ora 1 pas mesnate në stacionin e policisë në Çair, punonjës social në Programin e kujdesit të fëmijëve SOS Fshati i fëmijëve në Shkup ka denoncuar se më 31 dhjetor rreth 20 është larguar nga objekti dhe nuk u kthye. Policia po merr masat për të gjetur 15 vjeçarin.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e sulmit në Stamboll, shprehi ngushëllime deri te presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Me tronditje të thellë e pranova lajmin për tragjedinë në Ortakoj, Stamboll, në të cilën e humbën jetën 39 persona. Pa marrë parasysh atë se ku jetojmë, humbja e tillë tragjike e jetëve të reja të pafajshme është edhe një përkujtim se duhet të qëndrojmë bashkë dhe të fuqishëm në emër të njerëzimit dhe të bëjmë gjithçka për mirëqenien e fëmijëve tonë. Në këto momentet të mërzisë së thellë, më lejoni në emër të qytetarëve…
Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, në një urim drejtuar qytetarëve të Маqedonisë për festën e Vitit të Ri, ka folur për politikën aktuale në botë dhe Maqedoni. Gruevski ka theksuar se shteti i ka tejkaluar problemet. ‘Krahas krizës politike është mirë që Maqedonia e ka ruajtur stabilitetin ekonomik, me ritje ekonomike solide, dhe çka është më e rëndësishme me uljen e papunësisë, shkallë historike të papunësisë prej 23.4%, dhe numër të madh të vendeve të punës’, ka theksuar Gruevski ndër të tjera. Sigurisht në qoftë se nuk do ta kishim krizën politike, ai shtoi, në këtë plan mund të kishim…
Viti 2016 vlerësohet ai më i rëndi për Maqedoninë që nga pavarësia e saj, 25 vjet më parë. Kriza politike mori përmasa dramatike nga mesi i muajit shkurt kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë shtetërorë, në të cilat dëgjohej se si ata kishin bërë keqpërdorime të shumta, si: mashtrime zgjedhore, procese të montuara gjyqësore, presione ndaj medieve, keqpërdorime financiare, kurdisje të tenderëve dhe konfrontim me të gjithë ata që nuk mendonin njëjtë si ata, shkruan REL. Materialet e tilla komprometuese, zyrtarët i quajtën fabrikime të opozitës me qëllim marrjen e pushtetit përmes shërbimeve…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ishte në nivelin e duhur në organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, edhe pse e njëjta doli nga një Marrëveshje politike me qëllim që institucioni në fjalë të mos bjerë nën ndikimin partiak. Kështu vlerësojnë organizatat që monitoruan zgjedhjet dhe ish krerët e KSHZ-së. Raporti i OSBE/ODIHR, misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, shënon se përgatitjet e KSHZ-së për këto zgjedhje ishin të penguara nga organizimi joefikas i brendshëm, ku kishte vendimmarrje të partizuar. “Vendimet e KSHZ-së miratoheshin në mënyrë unanime në përgjithësi. Megjithatë, për çështjet e kontestueshme politike anëtarët votonin në bazë të linjës partiake…