Author: Rilinda

idhja Social-Demokrate e Maqedonisë bën të ditur se do ta shfuqizojë testimin ekstern që në mbledhjen e parë qeveritare, duke u zotuar se cilësinë e arsimit do ta sigurojnë përmes shpërblimeve, e jo përmes ndëshkimeve. Sipas kësaj partie, testimi ekstern është një nga veprimet më të këqia të arsimit në Maqedoni, veprim që nuk solli asnjë rezultat në procesin arsimor. Ata thonë se testimi i traumatizoi nxënësit dhe mësimdhënësit. Më tej, LSDM-ja zotohet se do ta ulë numrin e lëndëve, që sipas tyre janë të panevojshme dhe i ngarkojnë së tepërmi nxënësit, ndërkaq për të gjitha reformat në arsim, LSDM-ja…

Lexo më Shumë

Këshilltari i PDSH në Bashkinë e Shkupit dhe ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Idriz Orana, me një postim të gjatë në Facebook ka shkruar për gjendjen aktuale në Kuvendin e Maqedonisë dhe për këtë ka akuzuar deputetët shqiptarë në kuvend pasi siç thotë ai, humbje e shansit historik që të ndryshonin kryetarin e kuvendit me një shqiptarë. ”Te kthehem ne teme asaj dite deputetet Shqiptaret ne diten konstituive te kuvendit ,e sidomos ata qe rrehni gjoksin qe dy vjet per Ridefinimin e situates e ne veçanti nuk mund te amnestohet edhe ai Karamurati i Struges(ne krahasim prej…

Lexo më Shumë

Mbeturinat në hyrje të fshatit Debërc të komunës së Zhelinës në Tetovë kanë ngulfatur banorët e këtij fshati megjithatë ky problem nuk është denoncuar për një kohë të gjatë për shkak të kërcënimeve nga kryetrari i bashkësisë lokale Besim Hamiti. Ky i fundit ka fyer ekipin e televizionit Alsat, i cili kishte shkuar në fshatin Debërc për të filmuar situatën. Përmes kërcënimeve dhe sharjeve ai kërkoi nga gazetarët të largohen nga fshatin dhe të mos e filmojnë deponinë, raporton Alsat M. Për më shumë ndiqeni kronikën: https://m.youtube.com/watch?v=YWVKW1ZoDyc

Lexo më Shumë

Në dy pjesët e para nga intervista elektrike të dhënë për javoren ‘Republika’, kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i qëron hesapet me miliarderin amerikan George Soros dhe në bisedë e sipër, emrin e tij e ka përmendur madje 53 herë. Maqedonia është përmendur 37 herë, shqiptarët 18 herë, termi “nacionalist” 15 herë, njëjtë si edhe LSDM-së. Në “megaintervistën” e fundvitit për edicionin elektronik të javores “Republika”, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, hapësirë shumë të madhe ndau për ballafaqimin me George Soros-in dhe të gjitha milionat që i derdh në Maqedoni dhe me “gazetarët e korruptuar, pronarë të mediave, profesorë, intelektualë,…

Lexo më Shumë

Robert Atanasovski është fotoreporter nga Maqedonia i cili i ka përcjellur zhvillimet në vend pëmres objektivit të fotoaparatit të tij. Ai ka arritur që të përshkruaj situata të ndryshme, nga migrantët e deri te zgjedhjet. Fotografitë e tij janë publikuar në media të njohura ndërkombëtare, ndërkaq ne u sjellim disa materiale interesante. Përndryshe, Atanasovski e fitoi edhe çmimin ”Jeane Monet”.

Lexo më Shumë

Drejtuesit e organizatave joqeveritare thonë se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia që drejton ai VMRO DPMNE dëshiron ta shuaj aktivitetin e sektorit civil pasi Organizatat joqeveritare dëshmuan se kanë forcë për ta përballur atë me keqqeverisjen gjatë më shumë se një dekade, sic thonë, “pa mbajtur llogari se vendi në këtë mënyrë do të futet në një krizë edhe më të thellë”. Këto reagime pasuan një intervistë të Nikolla Gruevskit për mediat e vendit ku ai i cilësoi OJQ-të në Maqedoni si “të korruptuara dhe se punojnë kundër interesave të Maqedonisë si shtet”. “Soros në Maqedoni krijoi armatë moderne.…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të dëborës nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve në aksin Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, ndërsa nga ora 8:20 në aksin Mavrovë-Dibër, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Dëbora që po bie nga mbrëmë në pjesën më të madhe të shtetit po e vështirëson komunikacionin rrugor, ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe urban periferik. “Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë…

Lexo më Shumë

Muhamed Zeqiri, deputeti i sapo zgjedhur i LSDM-së, ka komentuar në profilin e tij të facebook-ut, intervistën e liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në të cilën ai flet për dygjuhësinë. “Gruevski po shoh se po mburret se VMRO-DPMNE e ka sjellur ligjin për gjuhët, për flamurin shqiptar, dhe për universitetet në gjuhën shqipe. Gruevski, mos mendo se shqiptarët e harrojnë të keqen dhe të fyerjet që i ke bërë në llogarinë tonë. Mendoni se mund të harrohen: Enciklopedia, qindra aksione policore, Brodeci, Monstra, Sopot, Lagja e Trimave Kumanovë, Shkupi 2014, rrahja e nxënësve shqiptarë, dhjetëra vrasje në rrethana misterioze të…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kanë mirëpritur idenë e Qeverisë së Kosovës që çështja e tri komunave shqiptare në Serbi të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Në Kosovë kjo ide konsiderohet e vonuar nga analistët politikë dhe nga partitë opozitare Deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që Lugina e Preshevës duhet të bëhet temë diskutimi në Bruksel, është përshëndetur nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Sipas tyre, një gjë e tillë do të duhej të bëhej qysh moti, megjithëkëtë siç janë shprehur ata, gjithmonë ka hapësirë për diskutimin e çështjeve të tilla. Ata…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të dëborës. Të reshurat së pari do të fillojnë në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa pastaj do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera. Në jug të reshurat së pari do të jenë të shiut, ndërsa pasdite të dëborës. Të reshura më të rrëmbyeshme priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Deri në fund të ditës gjithkund do të formohet shtresë e dëborës, në pjesët malore edhe deri në 50 centimetra. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në dy gradë Celsius,…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes BESA pas lajmit të publikuar për financimin e kësaj të fundit. Grubi edhepse dyshon ën vërtetësinë e lajmit thotë se kjo sqaron shumë të vërteta. “Nëse ka të vërteta në këtë shkrim, atëherë shumë gjëra sqarohen, përfshirë edhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj oponentëve politik, përplot me akuza dhe shpifje, duke marrë përsipër rolin e prokurorit, gjykatësit, policit, imamit, gazetarit, shoqërisë civile dhe të gjitha rolet e mundshme shoqërore. Me këtë gjuhë shpifëse, tentojnë të akuzojnë të tjerët për gjërat që i bëjnë vet dhe për ti mshefur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, dha dorëheqjen nga posti i tij. Sela e njoftoi dorëheqjen në mbledhjen e Këshillit të Komunës, ku konfirmoi se do të bëhet deputet. Në vend të tij vjen Mustafa Zabzun. Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH ka deklaruar se nuk do të futet në qeveri me Nikolla Gruevskin për të cilin thotë se e ka quajtur “indian” dhe që së bashku me Ali Ahmetin i sjellin dy-tre inspektorë çdo ditë në Komunën e Strugës. “Unë do të kushtëzoj qeverinë që do ta krijojë Zoran Zaev. I kam humbur zgjedhjet dhe për…

Lexo më Shumë