Author: Rilinda

Bedri Ajdari, nga këshilli i familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, që njihet si rasti “Monstra”, që besohet të jetë i montuar nga struktura të caktuara të pushtetit, nuk i beson më retorikës së Gruevskit. Sipas tij, gjithçka që deklaron Gruevski ka vetëm se një qëllim, shpëtimin e tij nga siç thotë shumë të këqija që i ka sjellur qytetarëve të Maqedonisë. “I dimë qëndrimet jo vetëm të Gruevskit, por edhe të VMRO DPMNE-së karshi shqiptarëve, përkatësisht i dimë të gjitha ngjarjet dhe veprat që kanë bërë. Kjo është…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës i zunë në befasi edhe autoritetet komunale të qytetit të Kumanovës. Kjo pasi që rrugët dhe trotuaret në pjesën qendrore të qytetit janë të pastruara dhe se me vështirësi kalohen. Qytetarët ankohen dhe akuzojnë autoritetet për neglizhencë. “Po siç shikoni edhe vet ja çfarë pastrimi bëjnë, domethënë nuk reagon askush edhe mu për këtë arsye vijnë lloj-lloj aksidente. As nuk hedhin krip as nuk marrin masa, siç po shihet në rrethin të Kumanovës nuk ka kurfar pastrimi të rrugëve nga bora”. “Si duket pushteti lokal është befasuar brenda natës edhe pse është paralajmëruar se do ketë të…

Lexo më Shumë

Idila e dëborës nëpër Maqedoni, të cilës i janë gëzuar shumë njerëz është makth i vërtetë për shoferët të cilët dy ditët e kaluara e kanë pasur patjetër që të lëvizin në njërën nga pjesët më të frekuentuara, autostradën Shkup-Veles, por edhe të Veles-Negotinë dhe Veles-Shtip, njofton Portalb. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të rrugëve.

Lexo më Shumë

Para Maqedonisë ka shumë sfida dhe do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ndërmjet partive politike për interesin e vendit. Bashkimi Evropian (BE) nuk është armik në këtë rast, por ndoshta aleati më i fuqishëm që Maqedonia e ka për momentin. Kërkimi i armiqve të huaj nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është që të sigurohet pluralizëm në shoqëri, principe dhe standarde demokratike dhe të pranohet rezultati i zgjedhjeve edhe ne rastin kur ndokujt nuk i pëlqen. Këtë e tha eurodeputeti slloven Franc Bogoviç në intervistën e tij për Standard.mk, transmeton Portalb. Me europarlamentarin e grupit të…

Lexo më Shumë

Firma tregtare transportuese import-eksport dhe për shërbime, TDS “Kioski” mohon që në procedurat e tenderimit dhe kryerjes së analizës së Marrëveshjes së Ohrit që ka marrë përsipër, të ketë shkelje, njofton Alsat M. Lulzim Atuli, përfaqësues i saj, thekson se pavarësisht se bëhet fjalë për firmë tregtare, ajo është zgjeruar në lëmi të tjera, duke krijuar njësi organizative të reja në Regjistrin Qendror, për qëllime marketingu. Dilemat mbeten rreth faktit nëse një firmë tregtare, me degë marketingu, e që bën analiza turizmi, mund të bëjë edhe studime politike. Por, ALSAT kërkoi në Byronë për Furnizime Publike, dhe nga kërkimi asnjë…

Lexo më Shumë

Një grup aktivistësh, studentë dhe nxënës protestuan para ambasadës franceze në Shkup kundër arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Studentët që dolën në mbështetje të Ramush Haradinajt, duke e lartësuar figurën e tij, thanë se ai ka luftuar për mbrojtjen e popullit të tij dhe nuk ka bërë asnjë krim lufte, por janë ushtarët serb dhe shteti i Serbisë i cili duhet gjykuar dhe kërkuar falje për krimet e luftës. Protestuesit dorëzuan kërkesë zyrtare deri tek ambasada për ta liruar Ramush Haradinajn duke e paralajmëruar se raportet shqiptaro franceze mund të prishen nëse padrejtësisht burgoset një hero kombëtar,…

Lexo më Shumë

Edhe tre ditë para përfundimit të afatit ligjor, presidenti Gjorgje Ivanov ende nuk ka ndarë mandatin për formimin e Qeverisë, ndërsa as nuk precizon se cilit lider do t’ia jep mundësinë të parit. Nga presidenca kanë thënë vetëm se mbeten në qëndrimin që ka thënë Ivanov, se do ta respektojnë Kushtetutën në dhënien e mandatit mandatarit për formimin e Qeverisë. Kushtetuta e obligon atë që për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, pra deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë të mbledhin të paktën 61 deputetë në parlamentin e ardhshëm, shumicën…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me një njoftim dërguar Telegrafit në Maqedoni ka premtuar se do të ulin çmimin e rrymës dhe gjithashtu do të mundësojnë që brenda 24 orëve qytetarët të kenë dy orë rrymë me çmim të lirë. ”Jeta vjen për qytetarët e Maqedonisë. E kthejmë tarifën e lirë për rrymën, që faturat të jenë më të ulëta. Do të ju mundësojmë qytetarëve rrymë me çmim të lirë dhe brenda ditës do të mundësojmë që të ketë nga dy orë rrymë me çmim të lirë. Rrymë me tarifë të lirë nuk do të ketë vetëm të dielave por…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa me një komunikatë drejtuar mediave ka dënuar ndalimin dhe arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë duke vepruar ndaj fletë-arrestit të lëshuar nga Serbia. ”Lëvizja BESA e dënon dhe e vlerëson si të padrejtë aktin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë. Me këtë rast apelojmë deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtarë, si dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që sa më parë të…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve mund të vlerësohet se Marrëveshja e Përzhinës dështoi në aspektin e ndarjes së partisë nga shteti, ndërkaq dha rezultate në disa zgjidhje të pjesërishme, që u morën vesh në të ashtuquajturat dy Marrëveshjet e Përzhinës, vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, për REL në gjuhën maqedonase. Qeveria e re fillimisht duhet që ta sigurojë punën e Prokurorisë Speciale (PSP) dhe të punojë në reformat e trupave rregullator, thotë ai. Sa mund të llogaritet Marrëveshja e Përzhinës e suksesshme, duke parë nga këndvështrimi i mbajtjes së zgjedhjeve? Kemi dy marrëveshje dhe varet nga cili këndvështrim shohim. Nga këndvështrimi…

Lexo më Shumë

“Ndonjëherë madje edhe nuk dëgjuam se çfarë gënjeshtra dhe intriga na bëjnë mes elektoratit shqiptar jo vetëm mediat e financuara nga Soros, por shpesh herë edhe disa politikanë shqiptarë të cilët paaftësinë e tij dhe mosplotësimin e premtimeve përpara elektoratit shqiptar gjithmonë e gjuajnë në konton e VMRO-DPMNE-së, duke shpjeguar se VMRO-DPMNE si partneri më i madh në Qeveri e ka penguar atë dhe atë”, përgjigjet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pyetjen “a mendoni se edhe ju keni faj që gjatë kohë keni lejuar që të përhapet mendimi se jeni nacionalist”, në pjesën e katërt të intervistën për “Republika“,…

Lexo më Shumë

“Për bisedimet do të presim që të mbarojnë të gjitha procedurat. Qytetarët deklaruan për ndryshime. Për atë disa herë e kam përsëritur se vullneti i shumicës së qytetarëve patjetër duhet të transformohet në vendoset në institucionet. Personalisht shoh se ekziston vetëdije për këtë dhe shpresoj se së shpejti është koha që Maqedonia të fitojë Qeveri të përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë”, kështu përgjigjet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në pyetjen “a prisni që të merrni mandat për formimin e qeverisë dhe a i keni filluar bisedimet”, për gazetën serbe “Kurir”. ”Erdhi koha kur institucionet duhet të bëjnë punën e tyre,…

Lexo më Shumë