Author: Rilinda

Ziadin Sela në emisionin debativ Zig -Zag të TV Art tha se Gruevski nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare. Konform kushtetutës, presidenti ka mandatuar një kryetar të një partie i cili ka marrë një shumicë votash dhe të drejtën për të formuar qeveri. A do të krijojë apo jo qeveri brenda afatit kushtetues prej 20 ditëve koha do të tregojë. “Realisht unë mendoj se ky njeri nuk meriton përkahjen e partive politike shqiptare duke patur parasysh fushatën elektorale që ka patur zotëria në fjalë , partia e tij jo vetëm tash por edhe në zgjedhjet e kaluara fushatën e…

Lexo më Shumë

Në Mavrovë sot në mëngjes është më së ftohti, -20 gradë, dhe ka më shumë borë, 68 centimetra. Lartësia e shtresës së borës është 49 centimetra në Pozharan, 45 në Lazaropole, 35 në Topollçan, 28 në Tetovë, 27 në Dibër, 24 në Krushevë, 23 në Gjurishte, 22 në Berovë, 17 në Kriva Pallankë, 16 në Manastir, 12 në Kumanovë dhe Demir Kapi, 11 në Ohër dhe Pretor, 10 në Shtip, Prilep dhe Vinicë, 9 në Strumicë, 8 në Shkup – Zajçev Rid dhe Shkup – Petrovec dhe një centimetër në Dojran. Temperatura është -18 në Lazaropole dhe Krushevë, -16 në…

Lexo më Shumë

Marrja e lëndës gjyqësore për “Lagjen e Trimave” nga ana e Prokurorisë Speciale Publike nuk dihet se kur do të ndodhë. Nuk dihet as fati i rasteve të montuara, si Sopoti dhe Monstra. Në prononcimin për gazetën KOHA, nga Prokuroria Speciale Publike(PSP) arsyetohen se nuk mund t’i procedojnë këto raste pa u bërë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për dallim nga këto lëndë, drejtuesit e Prokurorisë speciale deri më tani kanë hapur një sërë procedurash hetimore kundër ish krerëve të lartë shtetëror, respektivisht nga puna e deritanishme ato kanë ngritur edhe akuzat e para kundër ish kryeministrit Nikolla…

Lexo më Shumë

Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme edhe sot duhet të lirohen nga puna, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës. Gjithashtu rekomandohet qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të nxehta dhe ushqim që e ruan temperaturën e trupit, t’i shmangen alkoolit dhe të vishen në mënyrë përkatëse. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për parandalim prej valëve të ftohta rekomandon këto ditë, rekomandoi të hënën dhe të martën të lirohen prej detyrimeve të punës gratë shtatzëna…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta vende-vende është e mundur dukuria e ngricave. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese është vendosur në vendkalimet malore Strazhë, Pletvar, Gjavatë dhe Presekë, si dhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në tërë Maqedoninë. LAMM rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundshme dukuria e paraqitjes së shembjeve,…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë i ftohtë, me të reshura lokale të borës. temperatura e mëngjesit do të lëviz prek minus 18 deri minus gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej minus 10 deri minus tre gradë celsius. Do të fryejë erë mesatare veriore. Në pjesët lindore të reshurat e borës do të jenë mesatare, ndërsa në pjesët tjera me intensitet më të dobët. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 9 gradë Celsius. Deri të enjten do të jetë mot shumë i ftohtë me rritje të lehtë…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se roli i Tiranës nuk lidhet në asnjë rast me skenarët e mundshëm për krjimin e qeverisë në Maqedoni. “Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, partitë Parlamentare shqiptare dalin mbi dasitë e tyre ideologjike dhe bien dakord për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do të duhet që të afatizohen, do të duhet që të detajohen për të rishikuar më pas edhe mënyrën sesi ato çështje do të zbatohen në praktikë. Në këndvështrimin tonë, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për…

Lexo më Shumë

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko sot nënshkroi dekret me të cilën mund të udhëtojnë paviza shtetasit e 80 vendeve të huaja, përfshirë edhe Maqedoninë, për një qëndrim më të gjatë se pesë ditë, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë. Në dokumentin përcaktohet hyrja pa viza në Bellorusi për një periudhë që nuk i kalon pesë ditë përmes vendkalimit kufitar të aeroportit kombëtar Minsk. Dekreti vlen për 39 vende në Evropë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, si dhe Brazilin, Indonezinë, SHBA, Japonia dhe vende të tjera. Dokumenti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për udhëtarët e biznesit, turistët dhe njerëzit me pasaportë…

Lexo më Shumë

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i kanë detyruar shumë të pastrehë të kërkojnë ndihmë në punktin e të pastrehëve të Kryqit Kuq, në “Momin Potok 1”, gjatë natës, deri në 16 persona. Në këtë punkt, i cili ka kapacitet të strehojë 16 deri në 20 persona, përveç krevateve, personave u ofrohet edhe tre herë ushqim gjatë ditës. “Deri tani kanë kërkuar strehimore 74 persona, kemi 74 bujtina ose fjetje në punkt. Prej atyre një mesatare e të pastrehëve është prej në 10 deri në 12 persona të cilët kërkojnë strehimore gjatë natës. Të pastrehët mund të marrin ushqim…

Lexo më Shumë

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh. Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë…

Lexo më Shumë

Rreh 30 pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar sot lagjen Dardania në Kumanovë, njoftojnë për Gazetën Lajm banorë të kësaj lagje. Sipas tyre, aksioni policor ka filluar diku pas orës 15 e 15 minuta dhe ka zgjatur rreth nj orë. Banorët e lagjes thonë se policët kanë qenë të shoqëruar edhe nga 10 deri 15 inspektorë policorë të veshur me veshje civile. Banorët ende nuk i dinë shkaqet për këtë aksion policor, kurse as nga policia nuk kanë dalur me ndonjë sqarim.

Lexo më Shumë

“Të nderuar gazetarë, duke shfrytëzuar motin e mire dhe duke dashur të kursejmë, se edhe ashtu nuk mund të udhëtojmë nëpër male, jemi sot këtu në këtë shteg skijimi që të skijojmë dhe të dëshmojmë se sa të kujdesshëm janë autoritetet komunale dhe qendrore, ngase tashmë shtigje skijimi na kanë mundësuar edhe në hapësira urbane, siç është kjo në qytetin e Kumanovës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. Ata gjithashtu “i falënderojnë dhe i ftojnë t’u bashkëngjiten në këtë sllallom që e kanë organizuar sot”. “Madje, do t’i lusim që të mos e pastrojnë këtë borë, as mos të hedhin…

Lexo më Shumë