SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër S.S. (63) nga fshati Bogovinë për shkak të ekzistimit të dyshimit kryesor për vepër të kryer penale “rrezikim me vegël të rrezikshme gjatë rrahjes ose grindjes”. Siç kumtoi MPB-ja, më 17 dhjetor të vitit 2016 rreth orës 9:30 para shtëpisë së S.S. në fshatin Bogovinë ka ardhur i dëmtuari O.M. (51), i cili pa rast dhe arsye i ka drejtuar fjalë fyese. I denoncuari me përdorim të shufrës metalike e ka goditur tre herë O.M., prej të cilave dy goditje në shpinë dhe një goditje në kokë, duke i shkaktuar lëndim trupor. Nga lëndimet…
Author: Rilinda
Zhivko Mitrevski vazhdon me gënjeshtrat e trilluara të tija për gjendjen dhe ngjarjet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë duke përhap gënjeshtra të pabaza, të pa strukturuara dhe joligjore se pse u larguan nga LSM-ja, thonë nga sindikatat Shoqata e Qytetarëve (SHQ), Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave (SIEM), Sindikata Agro (SA) dhe Sindikata e Punëtorëve nga Shërbimet Hotelierike, Turizmit, Biznesit dhe Zanateve (SPSHHTBZ). “Në konferencën për media që u mbajt dje u pa se cilat sindikata qytetarësh e përkrahin, sepse e shoqërojnë tre kryetarët jolegjitim ku ndër to është edhe ai. Përfaqësuesi i Sindikatës së Policëve të Maqedonisë është…
Protestë kundër fyerjes dhe padrejtësisë do të mbahet nëse në Shkup, para Ambasadës së Francës. Këshilli organizativ, me moton “Protestohet sa nuk është bërë vonë” për nesër në ora 11:55 ka paralajmëruar protestën.
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me anë të një kumtese porosisin ministrin e Financave Kiril Minoskin të sqarojë se pse i ka shtyrë në borxh qytetarët mbi 15 milion euro, më shumë se sa është e nevojshme. “Ua bëjmë me dije se askush nuk guxon të punojë në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Për këto politika të dëmshme qytetarët kanë votuar ndryshimin. Qytetarëve urgjentisht u duhen institucione që do të jenë në shërbimin e tyre. Vetëm një Qeveri e përgjegjshme mund t’i ndërpresë borxhet e panevojshme dhe të përgjigjet në nevojat reale”, thuhet në reagimin e partisë.
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shtojnë gjasat për gjykim fer dhe korrekt të pjesëtarëve të Grupit të Kumaonovës, thonë për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja e të arrestuarve në Kumanovë. “Dobësimi i partnerëve të koalicionit VMRO dhe BDI, gjatë qeverisjes së cilëve ndodhi rasti Kumanova, na rrit shpresat se do të krijohen kushte për gjykim më fer dhe më korrekt të burgosurve të Kumanovës. Jam optimist se nëse dobësimi i tyre vazhdon edhe në zgjedhjet lokale, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do të shpëtojnë nga dënimi me burg të përjetshëm”, ka thënë për Lajm njëri prej avokatëve mbrojtës në…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sonte në Click Plus në Tv21 do të flasë për koalicionimet e mundshme me partitë maqedonase. Ahmeti do të tregojë me cilin do të shkojë me Gruevskin apo Zaevin. Ai gjithashtu tregon se do të bëhet parti opozitare apo parti qeveritare. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ahmeti do të tregojë a do të formojë qeverinë e re apo do të shkoje në zgjedhje të reja. Sonte në Click Plus në Tv21 ora 21.30
Nëntë aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidencës së SPB Shkup, në dy më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në pesë janë shkaktuar dëme materiale. Dje nga policia rrugore, janë sanksionuar dy drejtues të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, pesë drejtues e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe pesë drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet e shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë ndaluar edhe 36 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa janë sanksionuar gjashtë këmbësorë të cilët kanë…
I ftohti në Maqedoni ka marr 3 viktima, në Shkup, Strumicë dhe Pehçevë, transmeton Portalb. Një 68 vjeçar i pastrehë në lagjen Aerodrom ka vdekur të dielën nga i ftohti. Ai ka jetuar në një ndërtesë të lënë, sipas autoriteteve kompetente i njëjti ka refuzuar të strehoet në Qendrën e personave pa strehë në Momin Potok. Të hënën në Strumicë u gjend një trup i pajetë, i ngrirë, i një 60 vjeçari. Trupi i tij është gjetur para shtëpisë së tij në rrugën “Pirinska” nga fqinjët. Nga informacionet e para, ai ka vdekur nga i ftohti. Temperaturat e ftohta kanë…
“Minimumi që duheshe të bëhet është që të thuhet se Partia Demokratike Shqiptare ka pasur dhe ka të drejtë për qëndrimet e tyre kundrejt politikës antishqiptare të BDI-së dhe këtyre partive tjera. Jo se PDSH ka nevojë për këtë, por vetëm kështu duke e mbyllur një kapitull të errët për shqiptarët gjatë këtyre viteve mund të mendojmë për mënyrë se si ta sanojmë politikisht këtë gjendje në të cilën gjendemi”, shkruan mes tjerash Fejzullahu. Ish deputeti dhe anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare, Ernad Fejzullahu, përmes një kolumne me titull “ Kur nuk ka luana, edhe majmunët hedhin…
Zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti i Kuvendit, Petre Shilegov sot deklaroi se sipas informacioneve me të cilat posedojnë, pas nismës së drejtorit aktual të DSK-së dhe ish drejtorit të Drejtorisë për kundërzbulim financiar, Vladimir Atanasovski, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit ka kërkuar kontroll mbi 22 organizata joqeveritare, shkruan Meta. “Drejtoria për kundërzbulim financiar, sipas informacioneve, ka hapur kontrolle për 22 OJQ. Janë hapur kontrolle edhe për 42 persona fizik, kritikues të hapur të sundimit të Gruevskit”, tha Shilegov. Ai porositi se Komisioni anti- korrupsion dhe Drejtoria për kundërzbulim financiar nuk guxojnë të jenë “instrument i liderit të VMRO DPMNE-së…
Vazhdon gjykimi i rastit “Kumanova”. Gjatë transportit të të akuzuarve nga burgjet është bllokuar 20 minuta magjistralja Kumanovë- Shkup. Seancat vazhdojnë të jenë të mbyllura për opinionin. Përndryshe, në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën…
Ka pasur shumë reagime për platformën e përbashkët të partive shqiptare për të drejtat e partive shqiptare në Maqedoni. Pritej koment edhe nga Ljubomir Fërçkoski. ”Nuk e di kush e ka përpiluar të njejtën e as kush ju ka ndihmuar që ta shkruajnë por është një dokument që ju ndihmon Gruevskit, Ahmetit, OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së. Shqiptarëve në Maqedoni nuk ju ndihmon aspak.” thotë në fillim Frçkoski. ”Në ditën e zgjedhjeve dhe këndejmi i kam parë shqiptarët për herë të parë si faktor politik për ndryshim të qytetërimeve në Maqedoni, e jo si makineri votuese për zgjedhje. Me këtë platformë politikanët…