Author: Rilinda

Prokurori Speciale Publike nuk dëshiron të komentojnë deklaratën politike të liderit të VMRO-DPMNE dhe mandatarit për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, i cili në një intervistë për “Dnevnik” kategorikisht ka thënë se partia e tij nuk do të mbështesë vazhdimin e mandatit të PSP-së. “Shumë herë e kemi theksuar se nuk do të komentojnë deklaratat politike. Përsa i përket pyetjes suaj të dytë, pritjet tona janë si më poshtë: vazhdimi i mandatit dhe votimit i ligjit për dëshmitarët e mbrojtur “, qëndron në reagimin e PSP-së.

Lexo më Shumë

Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile në të cilën do të merrnin pjesë më shumë parti politike. Qeveri e cila do të ishte efikase, e vendosur dhe që do të sillte vendime të rëndësishme. Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin duke e komentuar deklaratën e Kocijançiq ku ajo shprehet se Komisioni Evropian pret që sa më shpejtë të formohet qeveri stabile, thekson se vendimet që do t’i sillte kjo qeveri, duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike. Sipas Ruzhinit, partitë dhe liderët duhet t’i promovojnë vlerat e Marrëveshjes së Përzhinës, në krye me funksionimin e Prokurorisë Publike Speciale.…

Lexo më Shumë

Shtetasi kosovar me iniciale G.H. (52) nga Kosova është arrestuar të hënën nga policia maqedonase. Ai është ndalur në ora 16 gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pasi është konfirmuar se Gjykata Themelore në Shkup ka lëshuar fletarrest për të, shkruan Gazeta Lajm. 52 vjeçarit i është shqiptuar masa e arrestit në ora 17 e 50 minuta dhe është dorëzuar në Stacionin Policor “Gazi Babë” për procedurë të mëtutjeshme. Policia nuk jep detaje shtesë lidhur me shkaqet për arrestimin e shtetasit të Kosovës, e as detaje shtesë se nga cili qytet është ai.

Lexo më Shumë

Me aktualizimin e temës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Zv.Kryeministri Festim Halili ka angazhuar ekspertë të jashtëm, të cilët rishikojnë dhe mbikqyrin të gjitha procedurat e prokurimit publik dhe do të kërkojnë informacione shtesë nga vetë kompania fituese, që ka marrë përsipër realizimin e analizës dhe konferencës që rrjedh nga kjo analizë. Marrëveshja e Ohrit është dokument tejet i rëndësishëm për vendin tonë, dhe si të tillë, ne angazhohemi që analizat vjetore, raportimet dhe konferencat kushtuar këtij dokumenti të mbajnë korrektësinë dhe seriozitetin e duhur. Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të mbetet i përkushtuar dhe i…

Lexo më Shumë

Shkruan: Adnan Ismaili Mora vesh se dje (e hënë – 09.01.2016) qenka ndarë nga kjo botë Baca Adem Beqaj (Mulaj) nga fshati Sushicë e Epërme të Pejës. Më ra keq jo vetëm për të si njeri, si familjar dhe si plak të cilin e kam njohur, por m’u duk se kështu u shua edhe kujtimi i fundi i gjallë shqiptar për poetin e madh shqiptar, autorin e himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoj (Pejani). Me Bacën Adem jam takuar për herë të parë më 2005 – atëbotë e përgatisnim përkthimin shqip të veprës “Fletët” (në turqisht “Safahat”) dhe, për këtë…

Lexo më Shumë

Përkundër një numri të madh të promotorëve ekonomik si dhe udhëtimeve të shumta të delegacioneve qeveritare për tërheqjen e investitorëve të huaj për të promovuar vendin si oazë e investimeve të huaja dhe lehtësimeve të shumta fiskale, investimet e huaja direkte në pesë vitet e fundit shënojnë rënie të vazhdueshme. Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), për 9 muajt e parë të vitit 2016, tregojnë se investimet e huaja shënojnë një shifër prej 199 milionë euro, që në raport me Bruto Prodhimin Vendor është 0,4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët gjatë viteve të kaluara. Investimet…

Lexo më Shumë

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka shigjetuar me fjalë të rënda bashkëpartiakun e deridjeshëm, Artan Grubi, duke e quajtur “Huligan dhe nxitës i konflikteve”, si dhe një nga fajtorët kryesorë për uljen e rejtingut dhe autoritetit të kryetarit t BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Libertas. Kjo nuk është hera e parë që Mehmeti të adresojë kritika për punën e ish partisë së saj, BDI, transmeton Gazeta Lajm. Në postimin e saj të sotëm në facebook, Ermira Mehmeti ka shkruar se disa anëtarë të partisë tashmë kanë filluar fushatë kundër saj, duke tentuar ta heshtin dhe ta diskreditojnë. “Për fat të…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk e ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë, Bashkimi Demorkatik për Integrim dhe kryetari i saj Ali Ahmeti janë duke finalizuar bisedimet për formimin e qeverisë së re, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipas tyre, në bazë të dinamikës me të cilën po zhvillohen këto negociata, ka gjasa që marrëveshja të arrihet deri ditën e premte në mbrëmje. Burimet tona thonë se gjithçka ka ndryshuar pas intervistës së fundit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhënë në gazetën Dnevnik. “Deri para kësaj interviste, disponimi i BDI-së, duke përfshi edhe vetë kryetarin Ali Ahmeti, ishte bindshëm kundër koalicionit me…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve. Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë. Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar. Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE: Rruga e re e boemëve e Zhernovski kushton 710.000 euro 10/01/2017 VMRO-DPMNE-ja sot reagoi ndaj punës së kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski, për rregullimin e rrugëve të boemëve dhe vlerën e tyre. “Qytetarët e komunës Qendër nuk mund t’ia dalin në fund me rrugët e papastruaran nga dëbora dhe akulli, por Andrej Zhernovski është kryetari i vetëm i komunës i cili u ofron për kënaqësi 270 metra rrugë boemike e cila kushton 710.000 euro”, deklaroi sot Jordan Ristevski, këshilltar në Komunën Qendër nga VMRO-DPMNE-ja. Për çdo metër nga kjo rrugë boemike, sipas Ristevskit, Zhernovski ka paguar nga 2.629…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016 në Maqedoni, LSDM mori mbi 70 mijë vota nga elektorati shqiptar, duke premtuar dygjuhësinë dhe federalizimin. Me rëndësi është që të fillojë procesi dhe të fokusohet në politikanë dhe politika të fuqishme e cila ka potencial serioz koalicionimi, kështu ka vlerësuar analisti dhe kritiku i politikave të qeverisë aktuale, Branko Geroski. ‘Ajo parti në çdo rast është LSDM. Disa thonë sipas numrave LSDM është partia e dytë e shqiptarëve në këtë moment, sipas numrit të votuesve, çka nuk është punë jo e rëndësishme’, tha Geroski në emisionin e ftuar të 24…

Lexo më Shumë

Disa grabitës të armatosur dhe të maskuar dje në tre vjedhje të ndara në Shkup kanë vjedhur para, dokumente dhe një pistoletë. Në bastoren sportive “Sport Lajf” në rr. “Tale Hristov” në Shkup Veri, dje rreth orës 19:19, dy persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer vjedhje ndaj një punëtori ku dhe ka marrë rreth 19.000 denarë dhe pasta e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Mbrëmë në orën 20:42 në marketin “Stokomak 21” në bul. “Partizanski Odredi” në Shkup, një autor i panjohur i armatosur me armë dhe i maskuar me maskë në fytyrë,…

Lexo më Shumë