Author: Rilinda

Xhelil Metushi nga fshati Brezë i Karadakut të Shkupit ishte ndër banorët e pakët që kishte depërtuar deri në Likovë për tu furnizuar me ushqime dhe gjësende të tjera elementare, pasi që fshati i tyre është izoluar nga reshjet e borës. Ai thotë se 10 shtëpi janë bllokuar dhe se nuk janë vizituar nga askush. “Kemi mbetur në bor, nuk kemi ndihmë nga askush, jemi 10 shtëpi në fshatin tonë. Kemi edhe njerëz të sëmurë, jemi pa barna. Ju apeloj që të na ndihmoni , të paktën të pastrohet rruga dhe do të na lehtësohen punët”, u shpreh Xhelil Metushi…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Festim Halili sot ka vizituar familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në fshatin Bozovcë të Tetovës. Halili ka parë nga afër dëmin që ka shkaktuar zjarri në shtëpitë dy familjeve nga Bozovca. Ai poashtu është takuar edhe me banorët e fshatit për të dëgjuar edhe hallet e tyre në këto ditë të ftohta dhe me ngrica. Halili gjatë vizitës së tij nuk ka shkuar me duar bosh, por ka ndarë edhe ndihma për familjet në nevojë. ********* Dy kasolle, pesë kafshë si dhe një sasi e madhe e rezervave ushqimore janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu…

Lexo më Shumë

Nga MUHAMED HALILI Ndër muhabetet e ngrohta afër mangallit në këtë dimër të acartë këto ditë ndër opinionistë e analistë (që I kemi me shumicë!) dhe midis popullit të rëndomtë është tema e thyerjes së Kushtetutës nga ana e Gjorge Ivanov i cili për çastin e dhënë është presidenti i shtetit. Në lidhje me formulimin kushtetues se presidenti ia jep mandagtin partisë ose partive që kanë më shumë mandate në Kuvend kanë lindur shumë polemika dhe kontestime për thyerje të kushtetutës pse Gjorge Ivanov ia dha mandatin për formim të qeverisë Nikolla Gruevskit dhe jo dikujt tjetër? Konsideroj se kryetari…

Lexo më Shumë

Dy të burgosur në afat prej 24 orëve vdiqën pasi që ishin transferuar për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit. Në pritje të rezultateve të obduksionit, autoritetet përgjegjëse theksojnë se nga ana e tyre ishte ndërmarrë gjithçka për shërimin e tyre. Bëhet fjalë për 73 vjeçarin me inicialet M.A nga Gostivari dhe 56 vjeçari me inicialet S.R nga Reçani i Gostivarit, që po vuanin dënimin në burgun e Idrizovës. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmojnë për TV21, se me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por nuk jepen ende rezultatet për shkaqet e vdekjes së tyre. “Me kërkesë të…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media njofton se ka marrë qëndrime të rrepta sa i përket negociatave për të hyrë në Qeveri. “Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen, në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar, në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime: BDI nuk ka partner strategjik dhe të…

Lexo më Shumë

Për shkak të sezonit të gripit, Ministria e Arsimit ka vendosur që pushimin dimëror të nxënësve ta vazhdojë edhe një javë, gjegjësisht deri më 23 janar. Gjatë kësaj periudhe sipas MASH-it, do të bëhet dezinfektim i autobusëve të NPK-Shkup, por edhe në qytetet tjera, si dhe dezinfektim i tërësishëm i të gjitha shkollave para se të fillojë gjysëmvjetori i dytë. “Kemi pranuar masa për vazhdimin e pushimit dimëror deri më 23 janar, gjegjësisht gjysëmvjetori i dytë në vend që të fillojë më 18 janar sië ishte paraparë, të fillojë më 23 janar. Kjo masë është më shumë se e nevojshme…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, kjo parti pritet të shqyrtojë opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re si dhe formën e realizimit të negociatave. Negociatat e para do të jenë me VMRO-DPMNE si parti që e para mori mandatin, por nuk konfirmohet nëse bisedimet do të zhvillohen në nivel liderësh mes vetë Gruevskit dhe Ahmetit ose do të formohet një grup negociues. Nga ana tjetër, larg opinionit mbahen edhe vendimet e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE ku është diskutuar mbi këtë çështje. Komiteti i partisë ka dhënë autorizim të plotë kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të fillojë…

Lexo më Shumë

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Tetovë, në ora 14 ka nisur mbledhjen, ku pritet të vendoset për qëndrimet që do t’i merr kjo parti në raport me bisedimet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Sipas burimeve të gazetës KOHA, në këtë mbledhje mund të vendoset që parimisht të pranohet fillimi i negociata me VMRO-në, me bazë dokumentin e nënshkruar kohë më parë nga BDI, Aleancën për shqiptarët dhe “Rilindja me Besë”. “Gjitha opsionet që janë në dobi të shqiptarëve do të diskutohen në këtë mbledhje, pa mos përjashtuar as edhe një koalicion…

Lexo më Shumë

Shkruan Sulejman Mehazi -Duhet parti që do punonte për interesat e popullit, jo për interesat e gërklaneve të tyre; -Burra të moralshëm e më të fortë se paratë dhe pasuria; -Burra që për kërkesat e tyre popullore bëhen dinjitoz e s’luajnë prej fjalës së dhënë, kurse ndaj kundërshtarëve të tyre politikë të ashpër e të pamposhtur; -Burra që pozitat e larta shtetërore t’i kuptojnë si përgjegjësi, e jo privilegje e lezete; -Burra që për drejtësi e barabarësi të lëvdohen e krenohen, e jo të turpëruar, gënjeshtarë e tinëzarë -Burra të ditur e të mençur, e jo tē paditur, të paedukuar,…

Lexo më Shumë

Mediat evropiane i kushtojnë vëmendje platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni për formimin e Qeverisë. Ja teksti i njëjtë botuar në europeonline-magazine.eu dhe në edicionin onlajn të “Tiroler Tageszeitung”, referuar agjencive të lajmeve DPA dhe APA, shkruan dialogplus.ch. “Pakica shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare ka shtruar kushte të zgjeruara për formimin e një qeverie. Parakusht për koalicionin me një prej dy partive të mëdha sllavo-maqedonase është instalimi i gjuhës shqipe si e barabartë përkrah maqedonishtes së shkruar në alfabet cirilik, thuhet në një platformë të tre partive (BDI, Besa dhe Aleanca) të publikuar të shtunën në Shkup.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim të LSDM-së, i cili paralajmëron heqjen e taksës radiodifuzive, vlerëson se bëhet fjalë për ide absurde dhe të pamatura me të cilat do të shkatërrohej servisi nacional radiodifuziv. “LSDM dëshiron të bëjë gjithçka që ta shkatërrojë servisin radiodifuziv nacional si në kohën kur nuk jepte paga nga 7-8 muaj, shpallte tepricë teknologjike dhe i linte 500 familje pa bukë. Në qëllimet e tyre atëherë i parandaloi Unioni radiodifuziv evropian i cili e vendosi TRD pikërisht në kohën e LSDM-së, midis të tjerash edhe si mënyrë që të ruhet pavarësia e servisit nga ndikimet partiake nëse…

Lexo më Shumë

Fundjava por edhe java e ardhshme si duket do të jenë më të ngrohta se java e acartë që e lamë pas. Nesër do të ketë mjegull por edhe reshje të borës, mirëpo temperaturat do të ngriten dukshëm. Sinoptikët e Institutit për Hidrometeorologji thonë se temperaturat nën zeron si duket do të përfundojnë. “Të dielën pritet një kohë stabile pa reshje. Temperaturat do të shënojnë një rritje të vogël. Ndërsa prej të hënës, presim të ketë të reshura më të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Temperatura do të jetë në interval prej minus 1 deri në rreth…

Lexo më Shumë