TV Nova njofton se sot Këshilli i Komunës së Shtipit në seancë të jashtëzakonshme, të cilën e ka mbajtur me kërkesë të grupit këshilltarë të LSDM-së, ka rishikuar raportin e Ndërmarrjes Publike “Isar Shtip” për gjendjen e krijuar pas motit të ligë që e përfshiu komunën, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtori i Ndërrmarjes Publike “Isar Shtip” A.G, pasi shpjegoi aktivitete e kompanisë, i përmendi edhe disa funksionarë të LSDM-së, të cilët nuk e kanë paguar taksat për shërbime komunale, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shërbimeve komunale. Në mesin e të përmendurve ishte edhe këshilltari i LSDM-së M.T, i cili…
Author: Rilinda
Lojë e re politike për zgjedhje të reja parlamentare, apo vazhdim i lojës së deritanishme për minimizimin e të drejtave që duhet të fitojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Kjo është dilema e analistëve politik lidhur me shkëmbimet e komunikatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Analisti Xhelal Neziri thotë se kjo përplasje në shikim të parë duket si një tendencë e BDI-së për t’u shkëputur nga VMRO, por ai kujton se lidhjet e deritanishme të dy partive e bëjnë të vështirë këtë. Dyshimi i dytë dhe më serioz, sipas Nezirit është skenari për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare përmes të…
Sot, para Muzeut të VMRO-së“Ali Ahmeti”, të cilin e patëm emërtuar ashtu para do kohe, që këtij institucioni kulturor t’ia falim edhe dy artefakte shumë të rëndësishme për këtë muze dhe, në përgjithësi, për historinë e VMRO-së. Kështu, për shkak të kontributit të madh në mbrojtjen e VMRO-së, të Nikolla Gruevskit, Johan Tarçullovskit dhe të Sasho Mijallkovit, që sidomos u shfaq në mbledhjet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kur koalicionit “Rilindje me BESË” iu morën dy deputetë dhe iu dhanë VMRO-së, ne – Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – kemi vendosur që t’i nderojmë me çmimin “Heroi na VMRO” dy…
Ministri të caktuara nga qeveria e deritanishme VMRO-BDI kanë thithur fonde të majme finansiare nga Fondacioni shoqëri e hapur, ndryshe i njohur si fondacioni SOROS, kanë raportuar mediat. Kështu, ministria e arsimit ka marrë 32 milion euro, ministria e shëndetësisë 13.5 milion euro, ministria për punë dhe politikë sociale mbi 800 mijë euro etj. Ndryshe, partia e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE ka filluar një kampanjë të ashpër dhe të fuqishme kundër OJQ-ve dhe subjekteve tjera që thithin fonde nga ky fo dacion, duke deklaruar se duhet përjashtuar influencimin e Xhorxh Soros në Maqedoni, pasi që, sipas Gruevskit, po punon për…
Edhe përkundër ankesave të qytetarëve, akoma nuk dihet nëse do të rikthehet ose jo qarkullimi i dy linjave të transportit publik me numër 9 dhe 19, linja këto të cilat konsiderohen si më të frekuentuarat në Qytetin e Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thanë për televizionin Shenja, se një çështje e tillë do të shqyrtohet në seancat e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit. “Për ndryshimin eventual të orarit të caktuar vendos Këshilli i Qytetit të Shkupit. Orari i tanishëm është miratuar gjithashtu në seancën e Qytetit të Shkupit, në të cilin nuk kishte vërejtje në lidhje me orarin…
Forumi i patriotëve mendjehapur paralajmëron se çdo tentim për koalicionim me BDI-në, si një nga nënshkrueset e platformës së shqiptarëve, do të jetë akt i tradhëtisë së interesave kombëtare maqedonase. Sipas tyre nëse Gruevski dhe Ahmeti bëjnë koalicion, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështet ridefinimin e Maqedonisë. “Forumi ashpër reagon edhe ndaj heshtjes së institucioneve dhe të partive ndaj deklaratës së ministrit të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili neve maqedonasëve na quajti sllavo-maqedonas. Ndonjëherë interesat personale duhet të harrohen dhe të veprohet në mbrojtje të interesave kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Forumit të partiotëve mendjehapur. Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqje nga…
Sa i përket vendimit të mbrëmshëm të BDI-së, nga PDSh thonë se kërkesat e tyre nuk i përmbajnë kushtet kryesore të avancimit të të drejtave të shqiptarëve. Kundër-reagimin e VMRO-së, PDSh e sheh si lojë mes dy partnerëve të vjetër të koalicionit. “Ajo që shohim që po ndodh këto ditë sa i përket deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, për fat të keq më duhet të them se kjo deklaratë e përbashkët për çdo ditë tkurr kërkesat që ishin në atë deklaratë dhe ne kemi frikë se çdo ditë që vjen në fund do del se partitë nënshkruese të kësaj…
Presidenti Gjorge Ivanov, prej sot deri të hënën do të vizitojë Egjiptin, ku do të marrë pjesë në Forumin në nivel të lartë nën organizimin e Bibliotekës së Aleksandrit dhe Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, e cila mbahet në Kairo. Siç njofotojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në forum me temë “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”. Mes tjerash në forum do të bisedohet edhe për “Terrorizmi dhe Kushtetuta”, “Shumicat muslimane dhe shtetet”, “Dialogu ndërfetarë – rasti i Egjiptit” dhe tema tjera. Gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt, Ivanov pritet të realizojë takim edhe me…
LSDM sot njoftoi se me Planin e ri për jetë parashikohet çdo familje katër anëtarëshe që nuk ka asnjë lloj të ardhure të marrë në muaj nga 12 mijë denarë nga shteti. “Familjet me të ardhura nën 12 mijë denarë do ta marrin dallimin deri në 12.000 denarë nga shteti. Për shembull, nëse një familje ka të ardhura mujore prej 4.000 denarësh, nga shteti do të marrë edhe 8 mijë denarë çdo muaj. Nëse sot kishte 12.000 denarë të garantuara për çdo familje që jeton në varfëri, do të kishte mjaftueshëm para për çdo shtëpi edhe për ushqim edhe për…
Ndihmës-sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hojt Ji, ka kërkuar që partitë politike në Maqedoni të fokusohen në Kushtetutën e vendit, të drejtat e njeriut dhe të respektojnë institucionet shtetërore përfshirë këtu edhe PSP-në dhe sundimin e së drejtës. Në një deklaratë për Zërin e Amerikë, Ji është shprehur se tash e rëndësishme është që partitë politike të bisedojnë dhe të gjejnë mënyrën e koalicionimit. “E rëndësishme është që politikanët sa më shpejtë të punojnë dhe në mënyrë më efikase të gjejnë marrëveshjen që kjo mos jetë proces i gjatë”, ka thënë Ji. “SHBA sigurisht që respekton suverinitetin e Maqedonisë…
Testimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve nga vitet e kaluara në arsimin e mesëm do të bëhet nga 30 janari deri në 3 shkurt të këtij viti, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve. Sipas MASH, testimi ekstern është në periudhën në pajtim me vendimin për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve, me të cilin semestri i dytë i vitit shkollor 2016/2017 duhet që të fillojë më 23 të këtij muaji.
Nga Prokuroria Speciale Publike kanë informuar se në fund të muajit të kaluar kanë marrë dokumentacione nga Arkivi Shtetëror. Sipas tyre bëhet fjalë për lëndë në procedurë parahetimore dhe se nuk mund të japin më tepër informacione në lidhje me dokumentacionet e marra. Ata informojnë se dokumentet janë marrë në përputhshmëri me procedurën ligjore pa pasur arrestime. Sipas disa informacioneve jo zyrtare që qarkulluan nëpër media bëhet fjalë për dokumente që kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”. Për këtë projekt deri më tani janë shpenzuar 670 milionë euro, ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, fasada, përmendore, rrotë panoramike, ura,…

