Platforma e partive shqiptare është dokument jo-efektiv, i formuar në shtete të tjera e cila në vend se të ndihmojë, ajo po e vështirëson më shumë gjendjen, tha Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, shkruan A1on. Ndër të tjerash, Veljanoski thotë se Maqedonia ka Kushtetutë dhe ligj në bazë të së cilës duhet të orientohen të gjitha partitë politike gjatë procesit të formimit të qeverisë së re. “Dokumenti i cili për fat të keq është përpiluar jashtë vendit, asnjëherë nuk ka dhënë rezultate pozitive dhe prandaj forcën për të çuar përpara Maqedoninë do ta gjeni jashtë atij dokumenti. Jam i bindur se…
Author: Rilinda
Borxh i jashtëm i Maqedonisë vazhdon të rritet, ndërsa institucionet nuk japin sqarime për destinimin e parave që merren si nga bankat vendore, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, në tremujorin e fundit të vitit 2016, borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, shifër kjo rekorde sa i përket huamarrjes që nga pavarësia e Maqedonisë, shkruan REL. Politika e marrjes së borxhit ka nisur edhe këtë vit me rreth 32 milionë euro nga ekonomitë vendore, disa ditë para se të përfundojë afati…
Dita e shtunë është caktuar si dita e javës ku dyert e selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, janë të hapura për anëtarësinë dhe qytetarë, si dhe për realizim të takimeve me strukturën dhe funksionarët partiak. Dita e sotme u karakterizua me nismën për krijimin e grupit të punës për fillimin e parapërgatitjeve për fushatën e zgjedhjebe lokale të muajt maj. Me këtë rast u vendos që në grupin e punës që i paraprinë formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, të përfshihet drejtuesit e Këshillave Vendore nga të gjitha vendbanimet e Komunës…
Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, sot është takuar me familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë qëndrimit në Pejë, ambasadori Walker është takuar me familjarët e Val Zekajt, Genc Sefajt dhe Esat Kafexhollit. Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për Gazetën Lajm se në këtë takim ambasadoro Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të “tradhtisë” së Kumanovës. “Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut. Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se…
Shqipëria e ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit tonë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, por për konsultime me liderët e shqiptarëve në Maqedoni, kështu i ka cilësuar takimet e protagonistëve shqiptarë politik nga Maqedonia në takimet e tyre me Tiranën zyrtare, ambasadori i Republikës së Shqipërisë Fatos Reka, në intervistën e tij dhënë REL-it.
Do të ketë shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Do të lirohen nga participimi të të siguruarit në Fondin për shëndetësi dhe sigurim. Janë këto premtime që dalin nga kumtesa e sotme e LSDM-së. “Secili qytetar do të ketë mundësi që të kurohet pa mbajtur llogari se a ka para për të paguar. Shteti do t’i mbulon harxhimet për kurimin e qytetarit”, kujtojnë nga LSDM. Për këtë arsye, nga LSDM thonë se është urgjencë një qeveri e përgjegjshme që do t’i mbrojë qytetarët.
Heshtje totale në VMRO-DPMNE dhe BDI për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. Gjashtë ditë pas marrjes së mandatit, partia e Gruevskit akoma zyrtarisht nuk ka ftuar BDI-në për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes së mundshme. Nga BDI konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të uljes në tryezën e negociatave. Në qëndrimin e një dite më parë, nga VMRO-DPMNE ishin të prerë se nuk do të pranojnë negocime për ndryshim të kushtetutës sa i takon përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale…
Kumanova është shndërruar në qytetin më të ndotur të Maqedonisë. Nga stacioni matës shifrat tregojnë se gjatë ditëve të fundit grimcat PM10 arrinin mbi 900. Qytetarët ankohen se askush nuk po merr masa për parandalim e ndotjes që çdo ditë e më shumë po i helmon ata. “Duhet të merren masa duhet gjetur se prej nga po krijohet kjo ndotje”. “Po e din edhe vet ata që janë në pushtet këtë problem edhe e gjithë bota e dinë se jetojmë sikurse në Somali. Po çfarë shteti kush me marr masa , këtë shtet nuk po e njeh askush e ne…
Analisti politik Sasho Ordanovsk, mbrëmë në një emision në televizionin Telma, tha se nuk asgjë që LSDM-ja të mos e pranojë platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare. “Përmbajtja e platformës, që unë mundohem të mos e komentojë është bërë e papranueshme për OBRM-PDUKM-në. Në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë të diskutueshme që LSDM-ja mos e pranojë këtë dhe të formojë Qeverinë me BDI-në. Nuk ka asgjë të diskutueshme në atë platformë, pvarësisht dramave që janë krijuar”, deklaroi Ordanovski. Megjithatë, prej nënshkrimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, LSDM-ja akoma nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.
Boshatiset pika Turistike Kodra e Diellit në Tetovë. Mungesa e borës dhe mos angazhimi i institucioneve për ta shndërruar Kodrën e Diellit në qendër të vërtetë turistike gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që Turistët nga vendi por edhe ata nga Kosova e Shqipëria, të marrin valixhet dhe të largohen. Po kësaj radhe jemi pak të zhgënjyer por edhe koha e ka bë të veten më duket, borë nuk ka boll, sa iu përket ski liftave është dashur të punojnë por për interesat apo leverditë e tyre nuk janë lëshuar. Kjo është arsyeja që shkojmë sepse të ngjitemi në këmbë…
Kundërshtimi i ashpër i VMRO-DPMNE-së që Speciales t’i vazhdohet afati për ngritjen e akuzave është dëshmi se kryesia e partisë ka frikë nga hetimet dhe gjetjet e reja për abuzime serioze, vlerëson ish prokurori Jovan Tërpenovski. Sipas tij, secili që mendon se nuk e ka shkelur ligjin do të kërkonte me ngulm ta dëshmojë pafajësinë. Rezistenca është rezultat i asaj që pritet dhe që është në materialet që i posedon Specialja. Rezistencë jep ai që vlerëson se gjendet në ato materiale dhe për atë do të mblidhen dëshmi nëse është kryerës i veprës penale ose jo. I pafajshmi dëshiron ta…
Premtimet e rrejshme të LSDM-së ishin dënuar në zgjedhjet e fundit më 11 dhjetor. Qytetarët e njohën josinqeritetin e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër votuan për ofertën e qëndrueshme të cilën VMRO-DPMNE dhe koalicioni e ofruan dhe për atë mbi 455 mijë qytetarë dhanë përkrahje të programit Realisht. Atë e citon VMRO-DPMNE në reagimin e kumtesës së sotme të LSDM-së në raport të masës së tyre që çdo familje katër anëtarëshe pa të ardhura të marrë në muaj nga 12.000 denarë nga shteti. Mos logjika ekonomike e këtij premtimi të LSDM-së dhe kriminelit Zoran Zaev, qëndron në reagim, ishte verifikuar…