Author: Rilinda

Markat tregtare sportive janë prodhimet më të falsifikuara që shiten në tregun e Maqedonisë në tre vitet e kaluara, shkruan gazeta KOHA. Sipas kontrolleve të realizuara nga ana e Inspektoratit të tregut, në vitin 2016, mallrat false më të shpeshta kanë qenë atletet “Adidas” dhe “Nike” si dhe çantat luksoze të grave të brendeve “Gucci” dhe “Louiss Vouitton“. Nga ana tjetër, në vitin 2014 dhe 2015, ndër markat tregtare më të falsifikuara kanë qenë atletet “Nike”, “Adidas” dhe “Puma”. Në parim, institucionet kompetente veprojnë në mënyrë parandaluese, siç është Inspektorati shtetëror i tregut që kontrollon tregun në Maqedoni dhe Dogana,…

Lexo më Shumë

Temperatura më të ulëta mëngjesin janë matur në Berovë – 18 gradë Celsius, pastaj në Shkup dhe Mavrovë – 13, në Kumanovë -11 dhe në Llazaropole – 10 gradë Celsius. Temperaturë më të lartë nga 0 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Ohër. Mbulesë më të ulët të borës mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë ku ka 79 centimetra borë, pastaj në Llazaropole dhe Pozharan 55, në Gjurishte 46, në Krushevë 36 centimetra… Moti në Maqedoni është me vranësira mesatare. Në Demir Kapi dhe Pozharan ka mjegull me dukshmëri të kufizuar horizontale, ndërsa në fushëgropën e Shkupit dhe…

Lexo më Shumë

Për Serbinë është ofenduese përdorimi i referencës “Republika e Kosovës”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, lidhur me kërkesën e MPJ-së së Maqedonisë që mos të përdoret referenca IRJM, pasi është ofenduese. “Ne kërkojmë raport korrekt dypalësh. Nëse tashmë protestojnë për shkak të llogarisë në pikën doganore, çfarë duhet të bëjmë ne për pranimin e tyre të Kosovës dhe votimin në UNESKO”, deklaroi Daciq për “Vecernje Novosti”. Daciq gjithashtu pyeti pse Maqedonia nuk del nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe takimet me BE-në, ku figuron me referencën IRJM. “Pse qëndrojnë me këtë emër ndërsa tani kanë…

Lexo më Shumë

Pushteti i pastron përmendoret e “Shkupit 2014”, derisa nëpër qendrën e Shkupit gra dhe fëmijë shtrihen në “shtroje” kartoni nëpër rrugët e baltosure dhe të ngrira të kryeqytetit dhe kërkojnë lëmoshë, që të mbijetojnë dimrin, shkruan “CIVIL“. https://www.youtube.com/watch?v=bgn-dI3Vvhw “Qytetari gazetar, i cili dëshiron të mbetet anonim, na dërgoi video material të regjistruar sot nëpër rrugët e Shkupit, si artikull të tij për jo-humanitetin dhe kriteret e shtrembëruara dhe listën e zhvendosur të prioriteteve të pushtetit aktual. Derisa në sheshin e mbuluar me dëborë pastrohet dëbora nga përmendorja “ Luftëtari mbi kalë”, disa qindra metra nga ata, një fëmijë i vogël…

Lexo më Shumë

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se në plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket qasjes së politikave të SHBA-së ndaj Maqedonisë si shtet, shkruan REL. Denko Malevski ish ministër i Punëve të Jashtme, njëherësh dhe ish ambasador i Maqedonisë në OKB, thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket politikave amerikane ndaj Maqedonisë. Malevski thotë se ndryshimet mund të ndjehen në rrafshin e politikave që SHBA do të kenë ndaj zhvillimeve në Evropë në një plan afatgjatë . “Po në një plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm sa i…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”, kumton Lidhja auto-moto e Maqedonisë. Nga atje rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Nga LAMM përkujtojnë edhe se është në fuqi obligimi…

Lexo më Shumë

Në Zvicërka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, me pasojë një të vdekur dhe një të lënduar rëndë. TetovaSot bën të ditur se i vdekuri është një 50 vjeçar nga Tetova. Policia e Kantonit Soluthurn bën të ditur se për arsye ende të panjohura, shoferi 27 vjeçar nga Maqedonia ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një BMW. Të aksidentuarit janë babë e birë nga Bogovina e Tetovës. Nga aksidenti, që të dy kanë ngecur në veturë, deri sa kanë ardhë ekipet e zjarrfikësve dhe kanë intervenuar. Policia zviceriane po heton vendin e aksidentit dhe po punon për…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar tanimë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit dhe njëherit kryetar i degës dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) , z. Nevzat Bejta. Pas një debati konstruktiv dhe në përbërje të plotë të kryesisë së degës së Gostivarit, deputeti Talat Xhaferi propozoi që kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale të jetë…

Lexo më Shumë

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk tregon në mënyrë specifike se për çfarë keqpërdorimi dyshon tek kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili ishte në shënjestër nga policia financiare. Nga atje thanë se hetimi është në vazhdim. Ndërkohë, kryetari i komunës së Gostivarit, megjithatë, theksoi se rasti është i montuar nga VMRO –DPMNE-së për shkak të kundërshtimit të tij të hapur që përsëri të koalicionohet me Nikolla Gruevskin. “Në mënyrë jonjerëzore erdhën në kontroll, nuk kërkuan asgjë, erdhën vetëm për të më porositur ta mbyll gojën. Unë nuk kam shantazhuar askënd, le të vijnë dhe të…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev është i sigurtë se Nikolla Gruevski nuk do të formojë qeveri, lideri i VMRO-DPMNE-së është i sigurt nga ana tjetër se siç thotë bashkëpunimi i mirë dhe projektet për shqiptarët do të vazhdojnë pasi ai ta formojë qeverinë, pasi asnjë parti nuk ka bë më së shumti për shqiptaët e Maqedonisë. Kurse Ali Ahmeti përgatitet këto ditë të deklarohet para Kryesisë Qëndrore për takimin me Gruevskin dhe Zaevin. Detajet rreth takimit të djeshëm në LSDM nuk deshti të shpalosë, por sot Zaev është i sigurtë në mossuksesin e Greusvkit të formojë qeveri. “Unë jamë i sigurtë që Gruevski…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, ora 02,30 pas mesnate personi A.T. (26) gjatë arrestimit nga ana e policisë, ka sulmuar fizikisht një polic, duke e goditur me grushte dhe shqelma në kokë dh enë trup, njofton policia, transmeton Gazeta Lajm. A.T. nga fshati Volinë i komunës Debërcë është ndalur nga policia për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë. I revoltuar nga ky arrestim, ai kur është dërguar në stacionin policor në Ohër, ka kryesr sulmin në fjalë. A.T. ëhstë arrestuar, kurse policia po punon për pastrim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Para seancës së sotme gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, policia sërish ka maltretuar dy pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja e të akuzuarve. Sipas tyre, nga maltretimi i policisë sot kanë pësuar Nasuf Beqiri dhe Rufki Dogani. “Më keq ka pësuar Nasuf Beqiri, të cilin policia e ka përplasur për tokë duke u ngjitur në autoblindë për të ardhur në Gjykatë, kurse ndaj Rufki Doganit është përdorë dhunë prsiqike”, deklaruan për Gazetën Lajm këto burime. Lidhur me këtë sjellje të policisë ai e ka informuar gjykatësen e rastit, duke kërkuar që rasti të…

Lexo më Shumë