Author: Rilinda

Policia tani më një javë ka kërkuar dhe nuk e ka gjetur të ëmën e vajzës 19 muajshe Hazbija Krasniqi, e cila ka braktisur fëmijën dhe e ka lënë të jetojnë në kushte të mjerueshme, në një lagje afër lumit Pena në Tetovë, pa ngrohje, ushqim dhe pa kujdes të nënës. Nga Qendra për punë sociale në Tetovë, thonë se Hazbija do të vazhdojë të qëndrojë tek gruaja tetovare e cila e mori nën kujdes deri sat ë përmirësohet gjendja e saj shëndetësore. Në rast se nuk gjendet e ëma e saj, në pajtim më babin, vajza do të dërgohet…

Lexo më Shumë

Komuna Qendër ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Ilija Ilijovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, i cili e akuzoi Andrej Zhernovskin për harxhim të dyshimtë të parave të qytetarëve. “Këshilltari Ilijovski, duke mbajtur konferencën në Skver Jadran, sigurisht ka qëndruar në njërën nga shumë pllakat e thyera të cilat janë bërë imazh i njohur i punës së tyre. Ndërtimet nga materialet jokualitative të partisë së tij, janë të njohura për qytetarët. Harxhime kriminele janë investimet e partisë së tij në projektin “Shkupi 2014″, ku harxhuan mbi 600 milionë euro”, thuhet në reagimin e Qendrës.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, ka shkarkuar drejtoreshën e shkollës fillore të muzikës Pance Peshev në Kumanovë, Ivana Sfillar, e cila për një kohë të gjatë ka refuzuar kërkesën për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe. Pas këtij vendimi, profesori Rami Mustafi thotë se do të jetë më e lehtë të realizohet kërkesa e tyre e kamotshme për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe në shkollën e muzikës në Kumanovë.

Lexo më Shumë

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës. Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë). Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij. Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut. Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta. Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.

Lexo më Shumë

Disa tabela rrugore në gjuhën shqipe në dalje të Strugës në drejtim të Ohrit ende janë të shkarravitura. Por, jo vetëm kaq, këto shenja janë shkatërruar plotësisht dhe të njëjtët me vite s’ka kush ti ndërrojë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore, që në korrik të vitit 2015 për Alsat M kishin deklaruar se për tabelat e dëmtuara rrugore po ndërmerren aktivitete pastrimi, kurse ato që ishin shkatërruar plotësisht duhet të zëvendësohen me të reja. Por, gjendja në terren flet tërësisht të kundërtën, nga atëherë deri tani nuk është bërë asgjë. “Absolutisht nuk janë në rregull dhe duhet të ndërrohen.…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot dërgoi urime deri të kryetari i SHBA-së, Donald Trump, për inaugurimin e tij, në të cilën shprehu shpresë se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë vendin në rrugën drejt integrimeve euro-atltantike. “Për qytetarët e Maqedonisë i rëndësisë së madhe është kontributi i SHBA-së në zhvillimin e proceseve demokratike dhe përkrahjen e lirisë dhe të drejtës së njeriut në vend. Gjithashtu e rëndësisë së madhe është edhe përkrahja e SHBA-së për sa i përket sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe tërë rajonit. Ardhmëria e Maqedonisë është të qenit në NATO dhe BE dhe shpresoj…

Lexo më Shumë

Uji mungon, mbeturinat në çdo anë, ndërsa nëse nuk paguhen faturat për këto, menjëherë bllokohen llogaritë me përmbarues. Këto janë problemet me të cilat po ballafaqohen për momentin banorët e fshatit Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit. Gjatë bisedës me kryetarin e bashkësisë lokale të Cërnilishtës dhe me banorët, ata shprehen tepër të shqetësuar sepse zyrtarët nuk po ju dalin në mbrojtje. Kryetari i fshatit Ismailaki Ibrahimi por edhe banorët thonë se 2200 banorët e fshatit nuk kanë ujë cilësor, një pjesë e fshatit vazhdimisht i ka çesmet pa ujë, ndërsa për mospagesën e faturave komuna ua bllokon llogaritë me përmbarues.…

Lexo më Shumë

Dje në orën 13:30 në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup, për shkak të përforimit të dokumenteve italiane të falsifikuara është ndaluar A.B (24) nga Republika e Ganës, shtet në perëndim të Afrikës, përcjell Telegrafi. Arsyet se pse ka dashur të udhëtojë me pasaportë të rrejshe nuk bëhen të ditura, por mund të jetë për emigrim në vendet evropiane. Personit është marrë nga ana e inspektorëve dhe pas konsultimeve me Prokurorin Publik, të njëjtit i janë marrë dokumentet personaëe dhe do të ngrihet padi penale me procedurë të rregullt./

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për harxhim të parave të qytetarëve në mënyrë të pakontrolluar dhe të dyshimtël. “Zhernovski për rregullimin e dy rrugëve me gjatësi deri 6 mijë metra, ka harxhuar 1,2 milionë euro para të qytetarëve të Qendrës. Vendi në të cilin ndodhemi momentalisht “Skver Jardan” është nga vendet e preferuara të Zhernovskit, ku e organizoi festimet për Vitin e Ri. Ky vend është dekoruar në vitin 2012 nga ana e VMRO-DPMNE-së, por Zhernovski harxhoi rreth 800 mijë euro”, deklaroi Ilija Ilijovsi nga VMRO-DPMNE-ja. Ai gjithashtu tha se Zhernovski do të kujtohet si kryetari…

Lexo më Shumë

Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për lidhje dhe transport nga LSDM-ja, i bëri thirrje Qeverisë qendrore dhe komunale që ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre dhe tu mundësojnë qytetarëve të cilët janë të bllokuar të lëvizin lirshëm. “Në shekullin 21 është e palejueshme të ketë qytete dhe fshatra të bllokuar, në kushte kur nuk ka pasur reshje të reja të borës në ditët e fundit. Ajo çfarë pash në Kriva Pallankë ishte e tmerrshme. Fshatrat Nerav, Derak, Duraçka dhe Burovo janë të bllokuar dhe kanë probleme edhe me energjinë elektrike. Mirëpo këto nuk janë vendet e vetme që janë të…

Lexo më Shumë

Nga afër 2900 bursa të ndara nga Ministria e Arsimit për studentët e Universiteteve publike dhe private të vendit, vetëm 373 janë për studentët shqiptarë. Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu pretendon se pavarësisht këtyre rezultateve, studentët shqiptarë kanë qasje të njëjtë deri te këto bursa si kolegët e tyre të përkatësive të tjera etnike. “Unë mund ta komentoi atë që BDI në momentin kur ka marrë institucionet e arsimit, të gjithë studentët, pa marrë parasysh, janë trajtuar në mënyrë të barabartë. Mund të them që edhe shqiptarët kanë pasur qasje dhe janë trajtuar në mënyrë edhe më të veçantë për…

Lexo më Shumë

Ish ministri i brendshëm dhe profesor i njohur i afërt me LSDM-në, Lubomir Fërçkovski, në emisionin e mbrëmshëm “ClickPkus” është deklaruar në lidhje me bllokun e partive politike shqiptare dhe Platformën e tyre. “Formimi i bllokut politik shqiptar dhe platforma e tyre është një gjë tepër e mirë për ne. Me ndihmën e miqve ndërkombëtar dhe të Edi Ramës u formua ky bllok shqiptar që të mos lejohet që partite shqiptare veç e veç të kushtëzohen dhe kërcënohen nga DPMNE. Thaçi, Ahmeti por edhe zëvendësi i tij Xhaferi, me siguri që nga lidhjet me KOS-in dhe transakcionet finansiare janë të…

Lexo më Shumë