Lëvizja BESA do të kërkojë përfaqësim me një anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, menjëherë pas fillimit të punës së Kuvendit. Nga kjo parti vlerësojnë se kjo është e drejtë e tyre ligjore që vjen nga rezultatet e zgjedhjeve dhe anëtari i tyre do të zëvendësojë atë të PDSH-së Bedredin Ibrahimi, përcjell Tv Alsat. Meqë ligji aktual thotë se katër partitë që kanë pasur më shumë vota në zgjedhjet e fundit duhet të kenë nga një përfaqësues në KSHZ, pas konstituimit të Kuvendit, lëvizja Besa do të kërkojë që z. Bedredin Ibrahimi të zëvendësohet me një përfaqësues të Lëvizjes Besa.…
Author: Rilinda
Dalin lëshime të reja të qeverisë në largim rreth çështjes së gripit, në kushte kur Maqedonia është njëri prej shteteve me numër më të madh të të sëmurëve nga gripi në Evropë, thonë nga partia LSDM. “Nikolla Todorov personalisht nuk e ka lexuar udhëzimin për grip të cilin vet e ka nënshkruar, më 27 shkurt të vitit 2015. Në të vet Todorovi rekomandon sipas mundësive vaksina “FALAS” për grip për grupe të ndryshme të qytetarëve, shëndeti i të cilëve mund të jetë nën rrezik! Por, në vend të kësaj, ishin të siguruar mijëra vaksina më pak nga numri I nevojshëm,…
Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë (PLD) me përfundimin e pushimit dimëror dhe me afrimin e testimit ekstern për maturantët ka reaguar duket thënë se testimi ekstern është makth për nxënësit, profesorët dhe prindërit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nesër përfundon pushimi dimëror dhe vazhdon viti shkollor, ndërsa me këtë vazhdojnë dhe dëshpërimet për rreth 20 mijë maturantë, por edhe për prindërit e tyre dhe të afërmit si dhe për mësimdhënësit. Testimi ekstern, akt i pamenduar u qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, shkakton makth të vërtetë për një pjesë të madhe të qytetarëve. E palogjikshme është vetëm pyetja me rrethim, e cila duhet…
Një djalosh i moshës dymbëdhjetë vjeçare mbrëmjen e djeshme është sulmuar me shufër metalike në kokë, ka bërë të ditur policia. Siç thuhet në njoftimin e policisë, përderisa i riu ka qenë duke lëvizur me shokët e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona tjerë të mitur, ndërsa njëri prej tyre ka goditur në kokë me shufër prej hekuri. Ai me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ku janë konstatuar lëndime të lehta, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Edhe pse gjykatësja Tatjana Mihajlova u emërua tani më dy muaj, Gjykata Themelore Shkupi 1, ende nuk ka përgatitur orar vjetor të gjykatësve. Gjykatësja Tatjana Mihajlova për kryetare u emërua me 4 dhjetor të vitit të kaluar, pas përfundimit të mandatit të gjykatësit Vlladimir Pançevski, por ajo jo vetëm që nuk ka përfunduar orarin për të gjitha gjykatësit, gjithashtu nuk e ka sistemuar edhe vetë Pançevskin. Ai nuk është i sistemuar dhe nuk merr lëndë për punë, por si duket pagën e merr për papunësi. Së pari besohej se Pançevski si një nga dy kandidatët e seancës së Këshillit republikan…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, thotë se në kabinetin e tij përveç se kur ka krizë lufte apo diçka të tillë, atëherë vizitohet në qeveritarët. “Në këtë kabinet, përveç se kur ka krizë lufe apo diçka të tillë, nuk ka ardhur asnjë ministër, asnjë kryeministër, apo kryetar shteti. Çka ju flet kjo? Që relacioni qeveri dhe qeverisje lokale është tejet i politizuar”, tha Damjanovski. Në pyetjen e REL se a do të kandidohet për mandatin e katërt ai tha se këtë vendim e marrin qytetarët. “Unë asnjëherë nuk kam vendosur…
Skijatorët ankohen se në Qendrën Turistike për skijim në Tetovë edhe në vlugun e sezonit, mungojnë kushtet për të skijuar si rrjedhojë e ndalesave të shumta të ashensorëve si dhe mospërpunimit të shtigjeve për të skijuar, transmeton REL. “Sot këtu bora është e shkëlqyer, ka kushte shumë të mira për skijim, por gjithçka është falë natyrës, sepse faktori njeri s’ka bërë asgjë për të shijuar këtë madhështi që na e ka dhënë natyra. Unë jam skijatore me vite dhe më brengos kjo që skilifti është i stërngarkuar meqë punon me ndalesa dhe është i ngathët sepse është shumë i vjetër”.…
Një tërmet me fuqi prej 7.9 ballë sipas Rihterit ka goditur sot shtetin Papua Guinenë e Re në Paqësor. Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike (USGS) lajmëron se epiqendra e tërmetit është regjistruar 41 kilometra në veriperëndim të qytetit Panguna, në ishullin Bougainville në Papua Guinenë e Re. Dridhja ka ndodhur në thellësi prej rreth 136 kilometrave dhe nuk ka shkaktuar vdekje në njerëz, as dëme materiale. Departamenti për paralajmërim të cunamit në Paqësor paralajmëroi për cunam të mundshëm në mbarë rajonin që përfshinë Papua Guinenë e Re, Ishujt Solomon, Nauru, Pohnpei, Kosraeu, Vanuatu, Chuuk dhe Indonezinë. Paralajmërimi disa orë më…
Në tekstin më të ri të tij, kolumnisti Branko Triçkovski përsëri ka drejtuar ofendime të rënda ndaj OBRM-PDUKM-së dhe votuesit e saj. Ai votuesit e OBRM-PDUKM-së i ka quajtur si të lënduar në tru, ndërsa LSDM-së i ka bërë thirrje që me çdo kusht të pranojë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo sipas disa mediumeve maqedonase nuk është hera e parë që Triçkovski e ofendon popullin maqedonas. Ndërsa thonë se Triçkovski gjithashtu ka kërkuar vdekjen e policisë në rastin e Kumanovës në “Lagjen e Trimave”./
Pas bisedimeve me mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski, njëherësh kryetar i VMRO DPMNE-së, por edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po vazhdon me konsultimet brenda-partiake, deri në marrjen e vendimit përfundimtar se me cilën parti politike maqedonase do të bëjë koalicionin për qeverinë e re. Dhjetë mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë vendimtare për formimin e qeverisë së re, andaj ajo edhe është e kujdesshme në marrjen e vendimit, ndërsa ka përcaktuar edhe tri kritere, të cilat thotë se janë të panegociueshme si zyrtarizimi i…
Edhe tetë ditë kalon afati i mandatit të VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë. Deri tani nga takimet që u zhvilluan mes liderëve të partive nuk ka dal asgjë konkrete. Megjithatë VMRO-DPMNE me optimizëm vazhdon të mbaj të njëjtin qëndrim, se kryetari i partisë së tyre Nikolla Gruevski po zhvillon bisedimet për formimin e qeverisë së re. “Kryetari Gruevski ka mandat të plotë nga komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, që t’i zhvillojë negociatat për formimin e qeverisë së re. Ai është mandatarë si udhëheqës i partisë më të madhe në R.M. mandat legjitim i dhënë nga qytetarët e Maqedonisë dhe nga presidenti…
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin në gjuhën shqipe,,Zëri i Amerikës,,foli gjerësisht për aktualitetin politik shqiptar në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare dhe synimet për formimin e qeverisë së re dhe rolin politik që ka në këtë hapësirë partia shqiptare BDI karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare. Në këtë intervistë thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago,zëdhënësi Bujar Osmani në fjalorin e tij ,,politik,,sikur e harroi çështjen shqiptare në Maqedoni dhe më shumë interesohej se si partia e tij(BDI)të merrë timonin në dorë për çëshjtjen shqiptare dhe të bëjë (kualicion)me fituesin e zgjedhjeve parlamentare(partinë e Nikolla Gruevskit)që është sipas nesh një…

