Author: Rilinda

Vendosja e regjimit të qarkullimit çift-tek, respektivisht propozimi për ndryshim të ligjit për siguri në qarkullim në rrugët dhe Qeveria t’i angazhojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë pushteteve lokale 50 për qind ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Këto janë masat që i propozon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri te Qeveria për zvogëlimin e ndotjes. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri dikasterial Bashkim Ameti sot është takuar me përfaqësues të shoqatave civile dhe kanë diskutuar për problemet aktuale me cilësinë e ajrit ambiental dhe për propozim-masat për zvogëlim të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa, në viset në pjesën perëndimore vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshiqtjes së dheut dhe komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme dëbore në pjesët juglindore, ndërsa në pjesët ekstreme juglindore do të ketë shi dhe dëborë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalojnë dhe gjatë ditës do të ulen edhe vranësirat. Do të fryjë ere e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht dhe e fortë me drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore nga minus tre deri në katër gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht në orët e…

Lexo më Shumë

Profesorët Univerzitar Mersim Makusti dhe Mersel Bilalli të ftuarit e sontshën në emsionin debativ Click Plus që transmetohet live në Tv 21 ndajnë mendimin se shumica e antarëve të BDI-së kanë kundërshtime serioze të shkohet në qeveri me VMRO-në. “Kushtetuta është shumë e qartë, siç ka qenë e qartë shumë herët më parë por nuk është aplikuar ksëhtu siç ka qenë. Kushtetuta thotë se mandati i jepet partisë apo koalicioneve që përbëjnë shumicë” u shpreh Bilalli. “Më mirë dë të ishte që kjo qeveri të formohet nga LSDM dhe partitë politike shqiptare, për shumë arsyje. Tani brenda në LSDM kemi…

Lexo më Shumë

Visar Ademi sonte në ClickPlus u shpreh se nëse VMRO-ja nuk arrin të formojë qeverinë e re atëherë do të tentojë të shkaktoj krizë politike. “VMRO-ja do të mundohet të krijoj qeverinë, dhe jo për hatër të kërkesave të shqiptarëve, jo se e ka gajlen e dygjuhësisë, sepse është në pyetje liria personale që e kanë keqpërdor pushtetin. Ata do të mundohen me atomin e fundit që që të bëjnë një llojë koalicioni me BDI-në, por edhe në qoftëse nuk e bëjnë kriza të tjera nëpërmjet kryetarit të shtetit nëpërmjet institucioneve tjera ndoshta edhe një krizë ndërqytetare” u shpreh Ademi.…

Lexo më Shumë

Si duhet të sillen të gjitha ndryshymet që duhet bërë? I ftuari i emsionit të sontshëm në Click Plus që transmetohet live në Tv 21 analisti dhe Profesori Univerzitar Mersel Bilalli në lidhje me çështjen se si duhet të sillen të gjitha ndryshimet mendon që në Maqedoni ç’do gjë është e mundëshme, është një pikë e zezë që vështirë mund të thuhet se vlejnë parimet kushtetuese dhe ligjet, ndaj logjika e përgjigjes në aspekt juridk përjashtohet, pra mvaret nga qëndrimi i nëntokës të themi se ç’far qëndrimesh dhe kalkulimesh do bëjnë partitë. Kushtetuta është e qartë se mandati i jepet…

Lexo më Shumë

as informacionit publik se në Ankaraja e kanë shfuqizuar marrëveshjen në mes të Turqisë dhe Maqedonisë për njohjen e diplomave për shkollimin e mesëm dhe të lartë, si për studime master dhe PhD – dhe se ato pas datës 11 shkurt të vitit 2017 nuk do të pranohen në Turqi, nga MPJ-ja thonë se sjellja e një vendimi të tillë nga kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është rezultat i një marrëveshje paraprake në mes të organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë. Ashtu siç njoftojnë nga Ministria, kontrata bilaterale e vitit 1998 duhet të shfuqizohet, sepse që të…

Lexo më Shumë

Partitë politike dhe “marrëzia” për të tërhequr sa më shumë anëtarë. Mbi 300 mijë persona, anëtarë të 66 partive politike në vend, ku pjesën më të madhe e mbajnë PS, PD dhe LSI. Çfarë i shtyn shqiptarët që të fusin në xhep teserat e partisë si “siguri” për përfitime personale dhe roli i tyre në zgjedhje. Flet analisti Afrim Krasniqi për militantizmin e theksuar dhe shfrytëzimi i tyre për të marrë pushtetin. Nga Sebi Alla Anëtar partie bëhesh pa mund, u hapen dyert me dëshirë, pasi kanë nevojë për “mall të ri”, sidomos në prag të fushatës elektorale. Tri forcat…

Lexo më Shumë

Komiteti për punë të jashtme (AFET) i parlamentit evropian, sot organizoi debat të titulluar “Këmbimi i mendimeve për gjendjet aktuale dhe tensionet në rritje në vendet e Ballkanit perëndimor”, ku edhe gjendjet në periudhën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë ishin temë serioze e diskutimit. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pritjet nga PE-ja janë se tensionet do të qetësohen në Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të rajonit, por se Bashkimi Evropian duhet të marrë pjesë më aktive në qetësimin e Ballkanit Perëndimor, mestjerash edhe me intervenim më të shpejtë në të gjitha vendet e rajonit në Union.…

Lexo më Shumë

Organizata joqeveritare Transparensi interneshënëll paralajmëroi se në shtetet ku ka liderë populistë, të cilët kanë ardhur në pushtet me premtimin për ndryshimin e status-kuosë dhe luftën me korrupsionin, ky problem është duke u thelluar. TI e publikoi indeksin e percepcionit të korrupsionit për vitin 2016 në 176 shtete. Në raport ata theksojnë se liderët populistë dhe autokratë vendosin sisteme më të korruptuara në shtetet ku kanë premtuar reforma. Kryetari i TI, Hose Ugas i jep si shembuj Hungarinë dhe Turqinë, indekset e të cilëve janë përkeqësuar gjatë viteve të kaluara, ndërsa Argjentina shkon drejt përmirësimit pas rrëzimit të qeverisë populiste.…

Lexo më Shumë

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta KOHA. Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje. Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Qarkores Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit, informon LAMM. Gjendja në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Manastir, Zheleznec dhe në grykat malore Bukovë dhe Gjavatë. Dukshmëri të ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 150 – 200 metra ka në drejtimin…

Lexo më Shumë