“Javë intensive me takime të shumta, autoritete që vizitojnë selinë e Lëvizjes BESA. Pavarësisht epilogut përmbyllës ku secila parti politike bart përgjegjësitë dhe pasojat lidhur me vendimet dhe të ardhmen e vendit, një gjë është e sigurtë: Lëvizja BESA imponoi standard të ri në politik bërjen në Maqedoni. Shqiptarët më kurrë nuk do të jenë të perbuzur. Do të përpiqemi që maksimalisht ta dëshmojmë se do t’i mbetemi gjithmonë besnik të gjithë atyre që e kanë kuptuar se Levizja BESA është zëri i vërtetë i shqiptarëve në Maqedoni”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në rrjetin e tij…
Author: Rilinda
Në emisionin ‘Në mbrëmje…’ te Agim Poshka, ka qenë i ftuar ish-ambasadaori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka folur rreth masakrës së Reçakut, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe poashtu për situatën politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në pyetjen sesi e sheh ai përparimin e shqiptarëve në Maqedoni nga perspektiva amerikane dhe si një ambasador me përvojë personale me Kombet e Bashkuara dhe me shumë institucione ndërkombëtare, Walker përgjigjet se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bëjnë presion politik, transmeton Fakte. ‘Pika e parë, mendoj se do të ishte më mirë silkur të ishit…
LSDM-ja pohon se pushteti lokal dhe qendror në buxhetet për këtë vit nuk kanë parashikuar para për zbatimin ne masave nga Plani për përmirësim të cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit. Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Damjan Mançevski, një pjesë e propozim masave të Qytetit të Shkupit për përmirësim të cilësisë së ajrit janë korrekte, disa nuk përgjigjen në nënqiellin e Shkupit, por mbetet problemi kryesor me sigurimin e parave. “Me zbatimin e këtyre masave nevojiten para. Para, të cilat as qyteti as shteti nuk i ka parashikuar në buxhetet e tyre për vitin 2017. Asgjë nga ajo që është…
Vetëm tri ditë para afatit të fundit të mandatarit Nikola Gruevski për të formuar qeverinë, nuk ka ende asnjë informacion se si zhvillohen negociatat midis palëve, shkruan analiza e përbashkët e NOVATV dhe Portalb. Heshtje nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Përveç që herë pas here lëshohen balona testues për publikun nëpërmjet kanaleve të ndryshme, palët nuk kanë zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenë dhe nëse të dy palët do të jenë përsëri pjesë e qeverisë së re. Tekstin në gjuhën maqedonase mund ta lexoni KËTU: https://novatv.mk/molk-od-partiite-za-sostavuvane-vlada-na-poteg-se-dui/ Zëdhënësit e VMRO-DPMNE dhe BDI nuk janë në dispozicion për koment mbi atë se deri…
Në fillim të këtij viti jemi dëshmitarë se qytetarët kanë vështirësi me transportin publik në Shkup, kjo për shkak se Qyteti i Shkupit ka realizuar disa ndryshime në transportin publik, duke mos u përgatitur paraprakisht për këtë ndryshim. Kështu blerja e biletave në vetëm gjashtë pika është një problem serioz për qytetarët, me çka në këto pika po shkaktohet kaos dhe pritje të gjata. Për sa i përket kësaj çështje, diçka shqetësuese që po ndodh me transportin urban është edhe tërheqja e autobusëve me numër 9 dhe 19, po ashtu nga ndërmarrja publike e transportit pa asnjë arsye të vetme…
Në 15 vitet e fundit në Maqedoni kemi rënie të numrit të shkollarëve të mesëm, kurse rritje të numrit të profesorëve të punësuar në shkolla të mesme. Nëse në vitin 2000/2001 kishim 5,501 profesorë që u ligjëruan 93,161 nxënësve të shkollave të mesme. Pas 15 viteve, në vitin shkollor 2014/2015 kemi 7,402 profesorë që u ligjërojnë 83,522 nxënësve. Për 15 vite numri i nxënësve në shkolla të mesme është ulur për 9,639, për deri sa numri i mësimdhënësve është rritur për 1,901, shkruan a1.on. Çfarë e nxiti rritjen e numrit të mësimdhënësve të punësuar përskaj uljes së numrit të shkollarëve…
Prej 16 deri më 19 shkurt në Shkup dhe në pesë qytete tjera në rajon (Prizren, Sarajevë, Tiranë, Beograd dhe Podgoricë), do të mbahet Festival ndërkombëtar i filmit britanik – PlayUK. Festivalin e organizon Këshilli britanik. PlayUK do të hapet me “T2 Treinsporting”, ndërsa për katër ditë publiku do të mund të ndjek dhjetë premiera. Do të shfaqen filmat artistik më të mirë bashkëkohor britanik dhe filma dokumentarë. Festivali në Shkup do të mbahet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore për të Rinj.
Shoqata e studentëve të diplomuar në universitetet turke u bën thirrje personave të prekur nga shfuqizimi i marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave me Turqinë që t’u besojnë vetëm informacioneve që dalin nga institucione zyrtare. Pas publikimit të lajmeve për shfuqizimin e marrëveshjes, Shoqata ka kontaktuar menjëherë institucionet zyrtare të Maqedonisë dhe të Turqisë për të mësuar diçka më tepër rreth kësaj çështje. Shoqata kërkon që personat e prekur nga kjo çështje të jenë të qentë dhe të mos i marrin parasyshë sqarimet e publikuara, por vetëm të presin sqarime nga institucionet zyrtare. Ata zotohen se do të vazhdojnë të…
Maqedonia dhe Serbia janë zgjedhur si vende të vetme ”të treta” nga ana e Bashkimit Evropian ku Agjencia për kufijtë evropian dhe roje bregdetare do të mund të kryej operacione për të penguar migrimin ilegal dhe kthimin e migrantëve. Siç njofton korrespondenti i AIM-së nga Brukseli, BE-ja ka përgatitur marrëveshje për bashkëpunim operativ prioritar me vendet e treta. Tani për tani, Agjencia për kufijtë evropian dhe roje bregdetare numëron 1550 policë të reshtuar në vendet anëtare në kufijtë e tyre të jashtëm.
Në qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër, e cila me aktivitetet e saj e mbulon edhe komunën Zhupë-Qendër, për të drejtë shërimi të ndihmës sociale ose për realizimin e saj për herë të parë, janë dorëzuar 702 kërkesa. ‘Në dy ditë para se të kalojë afati janë dorëzuar 702 kërkesa, nga to 80% janë nga komuna e Dibrës. Nga numri gjithsej, 656 janë kërkesa për vazhdimin tashmë të realizimit të së drejtës, përderisa 46 janë kërkesa për realizimin e herës së parë’, tha Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës. Paçuku apelon deri te të gjithë ata që vlerësojnë se mund…
Ceremoni komemorative me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit, do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje do të flasin zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetarja e Komunitetit hebraik në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ambasadori polak, Jecek Multanovski dhe Sarale Gutman nga Izraeli, vajza e Gita Shami, hebraikja e vetme nga Maqedonia e cila e mbijetoi Holokaustin në kampin Aushvic-Birkenau.
Mbi 3500 familje në Tetovë jetojnë nga ndihma sociale, informon gazeta Koha. Sipas përgjegjësve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, këtë të drejtë në Tetovë gjithsej e shfrytëzojnë 3400 persona. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe sa është duke vijuar ripërtëritja e dokumenteve, ka 150 shfrytëzues të rinj që kanë aplikuar. “Deri më tash ne kemi pasur 3400 shfrytëzues të ndihmës sociale deri më datë 24 janar, gjegjësisht deri të martën 2900 shfrytëzues i kanë ripërtërirë dokumentet, në veçanti mund të cekim se këtë vit kemi edhe 150 shfrytëzues të rinj, të cilët për…

